Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Aksident me dy mjete lundruese në Koman, plagosen pesë turistë

    August 20, 2026

    Arrestimi në Itali, i dyshuari për vrasje lihet në burg

    August 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Minella Borova/ Aktori korçar i dhjetra roleve, i rrallë në llojin e vet

    Korçë December 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Minella Borova lindi në Korçë në vitin 1947 dhe u largua nga jeta në vitin 2013. Aktor, kritik, pedagog. Kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Punoi në teatrin “A.Z Cajupi” të Korçës deri në vitin 1979, më pas si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Institutin e Lartë të Arteve deri më 1989 dhe si specialist i teatrit në Ministrinë e Kulturës deri më 1991.

    Në vitin 1993 emigroi për gati 15 vjet në Argjentinë për t’u rikthyer sërish në vitin 2006, ku edhe nisi punë si specialist i teatrit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjeter Arbnori”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Roli i tij i parë është ai i Lirimit në dramën “Njollat e murrme” (1969) të Minush Jeros me regji të Mihal Luarasit, me të cilin fitoi edhe çmim si “Aktor i ri”. Minella Borova u shqua më fort si aktor i planit satirik, por herë-herë edhe lirik e romantik.

    Në lojën e tij spikat një humor i gjallë, shije e holle, një gjest dhe një sjellje e shpenguar, njëherazi edhe elegante, ku ndihet synimi për të skicuar tipa e karaktere të ndryshëm. Ishte aktor i natyrshëm, me një përshtatmëri të mirë.

    Ndër rolet më të realizuar janë:

    • Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, 1970;
    • Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agolli, 1972;
    • Stenli Kor tek “Engjejt e skëterrës” (në origjinal Foot-Boll) e George Bellak dhe Pol Kanten, 1972;
    • Mëuesi te “Plumbat e shkronjave” e Naum Priftit, 1974;
    • Hetuesi te “Qyteti i akuzuar” e Teodor Lacos, 1978;
    • Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit, 1984;
    • Raqi te “Mësuesi i letërsisë” e Ruzhdi Pulahës, 1986 etj.

    Në vitin 2007 pas një ndërprejeje rreth 15-vjeçare, luajti rolin e protagonistit në diadramën “Duke pritur Henën” e Karlos Maria Alsina, me të cilin riafirmoi talentin e tij si aktor që gërsheton mirë rrafshet psikologjike me ato humoristike e satirike, duke kaluar në mënyrë të qartë sa nga njëri te tjetri.

    Minella Borova fitoi emër më fort si aktor i filmit, ku ka realizuar një spektër të gjerë figurash të dimensioneve e karaktereve të ndryshme si tek “Udhëtim në pranverë”, “I treti”, “Pylli i lirisë”, veçanërisht me rolin e oficerit fashist në filmin “Në fillim të verës”. Ai ka shkruar edhe mjaft artikuj kritikë për teatrin, sidomos në vitet 1980-1990.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Historia e Shën Naumit: Si u shkëmbye manastiri i Ohrit me fshatrat e Pogradecit

    August 19, 2026

    Skënderbeu sfidon Vllazninë: Shkodranët zyrtarizojnë listën

    August 19, 2026

    Skënderbeu hap kampionatin me Vllazninë në Abissnet Superiore

    August 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Aksident me dy mjete lundruese në Koman, plagosen pesë turistë

    August 20, 2026

    Arrestimi në Itali, i dyshuari për vrasje lihet në burg

    August 20, 2026

    Shkolla “Leonik Tomeo” në zi për 15-vjeçarin e aksidentit në Manzë

    August 20, 2026

    Historia e Shën Naumit: Si u shkëmbye manastiri i Ohrit me fshatrat e Pogradecit

    August 19, 2026

    Skënderbeu sfidon Vllazninë: Shkodranët zyrtarizojnë listën

    August 19, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu sfidon Vllazninë: Shkodranët zyrtarizojnë listën

    August 19, 2026

    Mbrojtja e lumit Devoll, tender 2.3 milionë euro për ndërhyrje

    August 19, 2026

    Skënderbeu hap kampionatin me Vllazninë në Abissnet Superiore

    August 19, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.