Korçë — Nëna e vajzës që u plagos sot në zonën e Trekëndëshit në Korçë ka dhënë një deklaratë të ndjerë për mediat, duke treguar për rrethanat e konfliktit që përfundoi në sulmin e dhunshëm ndaj së bijës. Ajo tha se vajza e saj, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, po përndiqej nga një person me të cilin kishte pasur një konflikt financiar.
“Çupa ime kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte dhe e kërcënonte,” tha nëna, duke shtuar se e bija kishte tentuar ta shmangte situatën dhe kishte kërkuar ndihmë.
Sipas nënës, i dyshuari ishte ndjekur nga një histori borxhesh dhe më parë kishte qenë në burg. Nëna shtoi se viktima ishte sulmuar brutalisht në publik dhe falë ndërhyrjes së të pranishmëve ajo arriti të shpëtonte.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vendosur autorin përpara drejtësisë.
Deklarata e saj;
“Futeni brenda e mos e nxirrni më. Çupa e sëmurë. Çupa është e martuar, ka burrë ka fëmijë. Kishin një muhabet me pare. Ishte në burg me pare ai por e nxorën.
Cupa ime shkonte në spital, kishte të sëmurë. Ishte një burrë se do e vriste cupen ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte. Ajo ka 3 fëmijë, burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Çupa do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte mbrapa.
Dje vajti ne spital, ai e kishte ndjekur mbrapa, ajo i kishte thënë ik se do lajmëroj policinë, ai nuk ikte. Sot e goditi. “


