“Unë kam përfunduar studimet bachelor në administrim biznesi, me rezultate të mira e masterin me rezultate shumë të mira, me mesataren 9.6”.
Ky është ekselenti Amet Osmani nga Korça, i cili tregon se vetëm për shkak se është person me aftësi të kufizuara nuk është punësuar nga institucionet lokale shtetërore apo qoftë e ato private.
“Jo nuk jam në punë, jam në shtëpi. Kam kërkuar punë, duhet thënë se në Shqipëri e sidomos në Korçë nuk janë kushtet që një individ me aftësi të kufizuara që e ka të vështirë të ecë.
kam kërkuar në disa vende, në Bashki me kane thënë se nuk kishte vende të hapura, duhet të prisja njoftimet por janë njoftime që sipas tyre dalin çdo të premte por nuk dalin.
Ndersa në zyra e punës me kane thënë se duhet të pres për një lajmërim që duhet të vijë nga një biznes qe ofron mundësi. Në rast se nuk ke një person me aftësi të kufizuar, ti duhet te kesh ose paguan gjobë, por këtu nuk ndodh”
Jetesa për Ametin në Shqipëri është shpesh e vështirë, edhe për shkak të paragjykimeve.
“Në disa raste jam ndjerë sikur është dhuratë për të dhënë më tepër por në raste të tjera ka vështirësi.
Në disa raste është e vështirë e ne qytete të tjera është akoma dhe me vështirë, për shkak të infrastrukturës, ose dhe mentaliteti i disa njerëzve. Ka e njerëz që të paragjykojnë, e kur nuk ta thonë, e kupton.
Mesazhi i djalit që mori rezultate maksimale në universitetin e Korçës, e sot ende është në pritje për të qenë aktiv diku, është shpresëdhënës.
“Duhet të kesh dëshirën për të bërë gjëra të ndryshme, kur ke dëshirë, mënyra është më e lehtë për t’u gjetur. Të kenë dëshirë e të provojnë sepse do arrijnë diçka.”
Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara mbahen më dhjetëra aktivitete në Shqipëri por realiteti që 22 vjeçari nga Korça tregon flet më shumë se fjalët e çdo podiumi


