Skënderbeu i këtij sezoni është krejt ndryshe i një viti më parë
Në qoftë se sezonin e kaluar Skënderbeu është renditur në vendin e 4-të,kete vit më 3 amerikane në lojë rivalizon për titull kampion me Partizanin
Connor Sheehan, organizatori i skuadrës korçare i ka dhënë tjetër bukuri lojës së Skënderbeut ndërkohë që Caylor Cox dhe Tanner Woods i kanë dhënë tjetër forcë skuadrës së Skënderbeut në pozicionin dy dhe katër.
Si njeri dhe tjetri shprehen se Skënderbeu është padyshim skuadra që meriton këtë vit titullin kampion
“Nuk e dija që do vija, në mes të Gushtit agjenti im më tregoi për këtë skuadër dhe erdha. E dua skuadrën, kemi punuar fort, ndeshja herën e fundit nuk ishte shumë e mirë por po stërvitemi fort. Është ndryshe volejbolli shqiptar nga ai amerikan, këtu ka teknika, në Amerikë ka forcë. Vitin e kaluar ishin në vendin e 4 e këtë vit në vendin e dytë, këtë herë vetëm Partizanin nuk kemi mundur. Mund të arrijmë titullin kampion. Fansat këtu janë fantastike, në Amerikë nuk është gjë e madhe por këtu janë passionate” – u shpreh Connor Sheehan.
“Kam luajtur pak në USA e këtu në Shqipëri kam me shume mundësi. Skuadrat janë të forta, duhet të punojmë fort kundër Partizanit, Tiranës e Studentit, por ne mund të arrijmë atë që duam. Unë mendoj se të gjithë prej nesh duhet të ndihet i rëndësishëm, nuk e çon ekipin një apo dy njerëz por të gjithë ne”.
“Ndihem mire, ndeshja pak probleme herën e fundit por ishim mirë. Këtu ka stil tjetër volejbolli, këtu janë më të dashuruar me të. Herën e fundit isha në Japoni, nuk ndihesha mire, tani për mua është më mirë, mendoj se i japim tjetër forcë skuadrës. Skënderbeu fiton titullin kampion” – tha Tanner Woods
Në sezonin e këtij viti duket se janë 3 skuadrat kryesore pretendente për të fituar titullin kampion, Partizani, Skënderbeu dhe Studenti


