Zbrazja e Korçës dhe e gjithë vendit është pasojë e mungesës së punës dhe prodhimit, ka deklaruar Jorgji Sidheri në një reagim publik lidhur me situatën sociale dhe ekonomike.
Sidheri ka kujtuar se kishte paralajmëruar mbi dhjetë vite më parë se investimet në fasada dhe pedonale nuk mund ta mbajnë popullsinë në vend. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë primare për punë përpara se të krijohen hapësira me stola për shëtitje e çlodhje.
Ai ka theksuar se situata aktuale e zbrazjes së Shqipërisë tregon pasojat e mungesës së fokusit te prodhimi dhe punësimi i qëndrueshëm për banorët e rajonit.


