Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Islanda refuzon negociatat me BE: Brukseli respekton votën

    August 31, 2026

    SHBA godet sistemet e raketave në Iran pas një muaji qetësi

    August 31, 2026

    Kosova kërkon trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapjen e arkivave të luftës

    August 31, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga themelet e shekullit XV te Republika e Korçës: Hapat historikë të qytetit juglindor

    Kulturë August 30, 2026
    Nga themelet e shekullit XV te Republika e Korçës: Hapat historikë të qytetit juglindor
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pushtimi osman në rajonin e Korçës nisi në vitin 1440, por themelet e qytetit modern u hodhën në shekullin XV nga Iljaz bej Mirahori, me urdhër të Sulltan Mehmetit II. Ndërtimet e para në zonën e emërtuar atëherë Piskopiye përfshinin një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre institucioneve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshati në Përmet, një hamami e shtatë dyqaneve në Stamboll, si dhe të një hamami e një mulliri në Janinë.

    Rreth kësaj bërthame urbane lulëzoi Pazari i Vjetër i Korçës, i cili u bë një nyje e rëndësishme tregtare ku shiteshin mallra nga Greqia, Turqia, Venediku dhe Triestja. Dyqanet fillimisht qenë ndërtuar me dërrasa, por me kalimin e kohës tregtarët i përforcuan ndërtesat e tyre. Në këtë pazar gjendeshin 16 hane, nga të cilët sot qëndrojnë në këmbë vetëm katër prej tyre. Zhvillimi i qytetit mori një hov pas vitit 1788, kur zhvendosja e familjeve voskopojare i dha Korçës një pjesë nga lavdia e Voskopojës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjatë periudhave të mëvonshme, qyteti u shndërrua në një qendër të rëndësishme të arsimit dhe lëvizjeve politike. Në vitin 1887, organizata “Drita” çeli këtu shkollën e parë fillore në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin 1891 familja Qirjazi hapi shkollën e parë për vajza. Më vonë, gjatë Luftës së Parë Botërore, midis viteve 1916 dhe 1920, Korça kaloi nën kontrollin francez, periudhë gjatë së cilës u nënshkrua protokolli që shpallte Republikën Shqiptare të Korçës me president Themistokli Gërmenjin dhe me valutë zyrtare frangën e skënderin e Korçës.

    Sot, kjo trashëgimi e pasur ruhet në monumentet e qytetit, ku ndërtesa e shkollës së vajzave u kthye në vitin 1968 në Muzeun e Arsimit, ndërsa në Pazarit e Vjetër vijojnë të qëndrojnë katër nga hanet historike.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    FB Posted Histori Kjo ditë në histori Korçë Muzeu i Arsimit Pazari i Vjetër slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Incidenti me himnin në Pustec, sqarimi i Pali Kolefskit

    August 30, 2026

    Serenights në Korçë, kritika për promovimin me paçe

    August 30, 2026

    Kombinimi i paçes me serenatat sjell formulën e re në Korçë

    August 30, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Islanda refuzon negociatat me BE: Brukseli respekton votën

    August 31, 2026

    SHBA godet sistemet e raketave në Iran pas një muaji qetësi

    August 31, 2026

    Kosova kërkon trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapjen e arkivave të luftës

    August 31, 2026

    Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda një valixheje

    August 31, 2026

    Pse protesta e flamingove nuk prodhoi dot udhëheqje të re

    August 31, 2026

    Riatdhesimi nga Siria: Historia e vogëlushit jetim Abdullah

    August 31, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Incidenti me himnin në Pustec, sqarimi i Pali Kolefskit

    August 30, 2026

    Kombinimi i paçes me serenatat sjell formulën e re në Korçë

    August 30, 2026

    Jorgji Sidheri: Korça u zbraz nga mungesa e punës dhe prodhimit

    August 30, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.