Publikimi i një videoje promovuese për aktivitetet e shtatorit në Korçë ka nxitur reagime kritike lidhur me mënyrën e prezantimit të kulinarisë vendase për vizitorët. Intelektuali Naum Mara ka kritikuar publikisht një video të shpërndarë nga Raqka, ku tregohet gatimi në tenxhere me presion i paçeve dhe servirja e tyre në një restorant të qytetit.
Sipas Marës, kjo video është realizuar për promovimin e festave Serenights dhe Food and Drink Festival, të cilat pritet të organizohen nga fundi i muajit shtator. Përmes një reagimi ironik, ai ka sugjeruar që të huajt të mos “llaftarisen” me gatimin e paçes si pjesë e ofertës festive të qytetit.
Serenata korçare është tradita muzikore më e njohur e qytetit të Korçës, pjesë e identitetit kulturor të tij, e cila këtë herë po ndërthuret me elemente të kulinarisë lokale në edicionin e ri të festivalit.
Foto ilustruese.


