Pas përfundimit të procesit të krasitjes, fermerët duhet të kryejnë një sërë trajtimesh të tjera në pemët drufrutore. Ndër këto shërbime janë trajtimet kimike çdo javë në pemëtore kundër disa sëmundjeve dhe dëmtuesve siç janë kroma, hiri, morri, etj.
ARBEN HYSOLLI Specialist i AREB, Korçë
Sipas specialistëve të pemëtarisë, kjo është koha më delikate për spërkatje sepse kemi prezencë të lagështisë dhe temperature të larta, faktorë këta që ndikojnë në shfaqjen e dëmtuesve.


