Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    VOLEJ MESHKUJ/ Partizani leksion Studentit, Tirana ngrin Skënderbeun në Korçë

    Sport April 12, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Partizani dhe Tirana kanë kaluar me sukses raundin e parë të gjysmëfinaleve në Superligën e volejbollit për meshkuj. Të kuqtë dhe bardheblutë fituan mbrëmjen e djeshme gjysmëfinalet e vajtjes përkatësisht kundër Studentit dhe Skënderbeut, duke u afruar kështu me kualifikimin për në finale.

    PARTIZANI-STUDENTI – Të kuqtë e Ylli Tomorrit janë si një makineri perfekte këtë sezon, duke mos u dhënë asnjë shans rivalëve, teksa njohin vetëm fitore të pastra. Edhe në gjysmëfinalen e parë kundër Studentit, Partizani tregoi forcën, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në Farkë, në një takim që zgjati 1 orë e 18 minuta. E vetmja notë negative ishte numri i pakët i spektatorëve, me derbin që u zhvillua në një sallë të boshatisur. Kualiteti dhe organizimi i Partizanit bënë edhe një herë diferencën në parket, ndërsa me gjithë përpjekjet, Studenti e kishte të pamundur që të bënte më shumë ndaj një kundërshtari të tillë. Kështu të kuqtë e nisën më së miri, duke marrë setin e parë 25-18. Edhe i dytë u kontrollua pa shumë problem nga kampionët në fuqi, fraksion që u mbyll 25- 15. I ngjashëm ishte edhe seti i tretë, me Partizanin që komandoi në lojë, duke fituar 25- 17, për të hipotekuar fitoren në raundin e parë të gjysmëfinaleve, duke bërë hapin e radhës drejt mbrojtjes së fronit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    SKËNDERBEU-TIRANA – Bardheblutë morën një triumf me peshë në transfertë, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-3 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Korçë. Skuadra e Arben Sakos shkëlqeu në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, teksa i mbylli llogaritë për 1 orë e 46 minuta. Kryeqytetasit i treguan muskujt menjëherë, duke dominuar në setin e parë, ku fituan thellë 15-25. Seti i dytë ishte më i luftuar, ndërsa Skënderbeu u tregua më i saktë, për të fituar 25-23, duke rikthyer baraspeshën. Megjithatë bardheblutë komanduan në dy setet e radhës, teksa morën 21-25 të tretin dhe 19-25 të katërtin, duke fituar kështu gjysmëfinalen e parë. Meksikani Isaias Aguirre, spikati edhe një erë tjetër në lojën e Tiranës, duke realizuar 22 pikë në Korçë, mbështetur nga Fabio Hoxha e Julian Talaj me nga 12 pikë si dhe nga Norgen Baruti me 10 pikë. Për Skënderbeun, dyshja amerikane Tanner Wooods dhe Caylor Cox e mbyllën përkatësisht me 22 dhe 12 pikë. Të dielën do të jetë radha për gjysmëfinalet e dyta të “play off”-it.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    volej meshkuj • Partizani Student • Tirana Skenderbeu • ndeshje volejbolli • kampionati shqiptar • superiorja volej • fitore Partizani • humbje Student • Tirana volej • Skenderbeu Korçe
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Bledi Shkëmbi paraqitet në SPAK, ish-kapiteni i Skënderbeut zbulon arsyen

    December 23, 2025

    Nuk ka dyshime/ Skënderbeu konfirmohet kampion dimri

    December 22, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.