Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Aksident me dy mjete lundruese në Koman, plagosen pesë turistë

    August 20, 2026

    Arrestimi në Itali, i dyshuari për vrasje lihet në burg

    August 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Arrestimi në Itali, i dyshuari për vrasje lihet në burg

    Aktualitet August 20, 2026
    Arrestimi në Itali, i dyshuari për vrasje lihet në burg
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Barit ka konfirmuar arrestimin dhe ka lënë në burg 42-vjeçarin shqiptar Elvis Metvelaj, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e partneres së tij, Ornella Forastefano, 46 vjeçe.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, rreth orës 03:00, kur 46-vjeçarja u dërgua pranë hyrjes së spitalit të Trebisacce-s në rajonin e Kalabrisë, me trauma të rënda dhe plagë të thella në të gjithë trupin. Ekipi mjekësor i urgjencës u përpoq t’i shpëtonte jetën, por dëmtimet e marra rezultuan fatale për të.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Përpjekja për arratisje dhe hetimet e prokurorisë

    Dyshimet e karabinierëve u përqendruan menjëherë te partneri i saj shqiptar, i cili ishte larguar nga vendngjarja. Hetuesit rindërtuan lëvizjet e të dyshuarit dhe e lokalizuan atë në qytetin portual të Barit, ku u arrestua teksa po përpiqej të hipte në traget për t’u kthyer në Shqipëri. I dyshuari e ka mohuar krimin gjatë marrjes në pyetje, ndërsa dosja hetimore i është kaluar Prokurorisë së Castrovillarit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga rrjeti mediatik RAI, 42-vjeçari dhe viktima kishin rreth 1 vit që bashkëjetonin. Ornella Forastefano drejtonte një bar në qendër të Trebisacce-s së bashku me dy djemtë e saj. Viktima ishte motra e Domenico Forastefanos, i cilësuar nga mediat si eksponent i klanit ‘Ndrangheta, ndërsa babai i saj Antonio Forastefano ishte vrarë në vitin 1999. Megjithatë, Prokuroria e Castrovillarit ka bërë me dije se deri tani nuk ka elemente që e lidhin ngjarjen me të kaluarën familjare dhe po hetohen të gjitha pistat e mundshme.

    E kaluara e të dyshuarit dhe precedentët penalë

    Elvis Metvelaj rezulton person i njohur për forcat e rendit në Itali për precedentë penalë në fushën e lëndëve narkotike. Emri i tij kishte dalë më parë në një hetim të bujshëm të vitit 2013 për trafik ndërkombëtar droge në Kalabri, ku u përfshi edhe këngëtarja Liljana Kondakçi. Në atë dosje me rreth 20 persona të dyshuar, ai njihej me nofkën “majmuni”, kurse këngëtarja u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burg. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 13 vite nga ajo dosje, emri i Metvelajt është rikthyer në vëmendjen e drejtësisë italiane nën akuzën e rëndë të vrasjes.

    Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Elvis Metvelaj Itali Kalabri Vrasje
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Aksident me dy mjete lundruese në Koman, plagosen pesë turistë

    August 20, 2026

    Shkolla “Leonik Tomeo” në zi për 15-vjeçarin e aksidentit në Manzë

    August 20, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Aksident me dy mjete lundruese në Koman, plagosen pesë turistë

    August 20, 2026

    Arrestimi në Itali, i dyshuari për vrasje lihet në burg

    August 20, 2026

    Shkolla “Leonik Tomeo” në zi për 15-vjeçarin e aksidentit në Manzë

    August 20, 2026

    Historia e Shën Naumit: Si u shkëmbye manastiri i Ohrit me fshatrat e Pogradecit

    August 19, 2026

    Skënderbeu sfidon Vllazninë: Shkodranët zyrtarizojnë listën

    August 19, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu sfidon Vllazninë: Shkodranët zyrtarizojnë listën

    August 19, 2026

    Mbrojtja e lumit Devoll, tender 2.3 milionë euro për ndërhyrje

    August 19, 2026

    Skënderbeu hap kampionatin me Vllazninë në Abissnet Superiore

    August 19, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.