Korçë : Vijon operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”, me fazën e dytë të tij.
Një sërë arrestimesh dhe dhjetra të shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, e nisur prej pasdites së djeshme dhe e finalizuar mëngjesin e sotëm.
Burime bëjnë me dije se në këtë operacion janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë. Ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të proçedohen në gjendje të lirë.
Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”, neni 283/2. Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit.
Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.