Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Alma Angjo, mjekja e ekipit të Pogradecit që ka thyer çdo tabu

    Personazh September 10, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Alma Angjo është mjekja e ekipit të Pogradecit. Mjekja e ekipit të Kategorisë së Parë ka thyer çdo tabu duke ushtruar si profesion mjeken në ekipin liqenor duke mos pyetur për paragjykimet që mund t’i bëjnë në momentin që zbret në fushën e blertë për të dhënë ndihmën mjekësore lojtarëve.

    Lidhja e saj me sportin ka nisur para shum shumë vitesh dhe tani është bërë pjesë e pandarë e jetës së Almës. Ajo ka qenë pjesë e Kombëtares së të rejave në volejboll për femra dhe nga aty ka kaluar te Pogradeci, ku prej katër vitesh bën rolin e mjekes te liqenorët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo
    • Përshëndetje Alma, pikë së pari mund të na bëni një prezantim të vetes?

    Kam lindur në Pogradec më 11.12 1972. Qytet që për mua është magjik, i dashur, i qetë, shkurt i mrekullueshëm. Shkollën 8 -vjeçare dhe të mesmen e kam kryer në Pogradec. Kam konkuruar në ILKF “V. Kushi”. Studimet i mbarova në vitin 1994. Në vitin 1998 mbarova studimet pasuniversitare për Fizio -kinezio-masazhio-terapi me vlerësim maksimal.

    • Cili ka qenë momenti që ju jeni lidhur me sportin dhe më pas me futbollin në rolin e mjekes?

    Me sportin jam lidhur që në moshën 10 – vjeçare. Kam qenë atlete për 8- vjet në Pogradec dhe për 2 -vjet me Dinamon deri në çastin që këputa tendinën e Akilit, gjë që më bëri të vazhdoja për kohë të gjatë terapinë pranë ILKF me dr. Lluka Heqimin dhe Pr. Dr. Profit Canajt. Kjo ishte një nga shtysat që unë e vazhdova me plot dëshirë fizioterapinë. Kam qenë dhe në skuadrën Kombëtare të volejbollit për të reja në turin e volejbollit në Biosnje në vitin 2010, si dhe kam kam ndihmuar disa lojtarë të Kombëtares U -21, të cilët i kam rehabilituar gjatë kohës që kanë qenë të grumbulluar në Pogradec.

    • Alma, sa vite keni qe jeni pjesë e Pogradecit si mjekja e këtij klubi?

    Pranë ekipit kam 4 vitë që punoj dhe ndihem shumë mirë.

    • A keni hasur vështirësi në ushtrimin e këtij profesioni dhe a jeni ndjerë e paragjykuar në ndonjë moment të caktuar?

    Çdo punë ka vështirësinë e vetë. Shpesh më pyesnin se si mund të punoja me ekipin, por për mua është punë e bukur që e bëj me përkushtim dhe dëshirë.

    • Në Pogradec ju njohin dhe mund të themi se e keni më të lehtë, në transfertat që luan ekipi i Pogradecit, si ndiheni, a jeni në presion?

    Po jam ndjerë pak në siklet në momentin kur dola për herë të parë në fushë. Jo nga emocioni që po hyja në fushë, por nga fakti që në çastin që dola, për një çast dëgjova një ‘uuuuu’. Kjo në Lushnje si dhe në Kuçovë, ku një tifoz filloi të më shante. (Ehhh si mund të ndodhë rendomtë nëpër stadiumet tona ), por jam ndjerë edhe e vlerësuar shumë nga tifozeria shkodrane, e cila më ka përshendetur me duartrokitje. Presion nuk ndjej pasi jam mësuar tashme. Presioni i vetëm është si do eci loja e skuadrës dhe si do jenë ndërhyrjet e kundështarit (gjithmonë në goditjet, se loja është lojë të fitojë më i miri. Jo se s’dua fitoren hahaha).

    • A mund të na zbuloni ndonjë detaj interesant nga futbollistët e ekipit, cili është më i sjellshëm me ju?

    Me çunat ndihem shumë mirë. Marrëdhënia ime me ta është si një familje. Ndonjë më thërret dhe mama nga kujdesi që tregoj për ta. Jo vetëm që më respektojnë por dhe më duan fort. S’mund t’i veçoj, të gjithë pa përjashtim më duan.

    • Cili ka qenë momenti ku jeni ndjerë më shumë në siklet dhe cili ka qenë momenti që ju ka bërë të doni akoma më shumë këtë profesion?

    Ju thashë, që puna ka vështirësi nga më të ndryshmet. Rasti i dëmtimit të Banguras, një ish-lojtar i yne nga Nigeria i cili nuk kishte askënd këtu veç nesh. Për atë rast pata sfidë të madhe pasi mjekët thoshin që duhet operacion, por e shpëtuam pas një pune intensive. Jam ndjerë keq para disa javësh, kur një nga lojtarët e skuadrës u ca në fytyrë nga një goditje e fortë me takë në gjoks. Duhej të neutralizoja gjakërderdhjen poshtë syrit si dhe të shihja frymëmarrjen e tij. Por, të shpetosh nga dhimbja çunat është ndjesi e fortë dhe momenti i bukur është kur vijnë më përqafojnë dhe falenderojnë.

    • Keni frymëzin nga ndonjë mjeke tjetër femër apo ka ndodhur rastësish?

    Më ka pëlqyer gjithmonë kur shihja Eva Karnieros që ka qenë mjekja e Çelsit si dhe serbia, Mirjana Kovacevic. Teknika e tyre e punës më ka bërë të eci para, pse jo mos jem dhe unë si ato një ditë.

    • Diçka të fundit, nëse keni dhe pritshmëritë për të ardhmen?

    E ardhmja? Do më pëlqente të isha pjesë e stafit të ndonjë prej ekipeve të Superligës. Doja të shtoja dhe diçka tjetër. Në fushë çunat ndihen më të qetë, pra nuk shajnë ndaj do të doja që më shumë femra fizioterapiste të thyenin tabunë, te behën pjesë e skuadrave. Mbi të gjitha s’duhet të paragjykohen as nga stafet e ekipeve dhe as nga tifozeria.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.