Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për avokatin Arben Lena duke kërkuar dënimin me 2 vjet heqje lirie me dyshimin se ka tentuar të ndikonte në Gjykatën e Apelit Korçë për të arrestuar që akuzohej për trafik klandestinësh.Fillimisht avokatit Lena ju zbut masa e sigurisë për veprën penale që akuzohet.
“Situatat e veshtira ne jete jane si tallazet e detit. Duket sikur do te behet qameti, por pasi kalojne shikon se kane pastruar mbeturinat , duke lene vetem sendet me Vlere.
Nuk ka SPAK apo GJKKO, te dirigjuara dhe te orientuara qe te me beje te heq dore nga parimet qe kam pasur gjithe jeten time, Asnje individ i akuzuar per nje veper penale qe denohet nga 2-4 vjet nuk ka pare kete persekutim qe me behet mua.
Statistikat e ketyre institucioneve e vertetojne plotesisht kete. Ato qe kam deklaruar ne media koha po i verteton” shkruar Lena në rrjetet sociale.


