Author: er_elezi
Kleviol Ahmeti, i riu i famshëm në rrjetet sociale është vënë në pranga nga policia Kufitare në Rinas. Ka qenë reperi Noizy ai që ka denoncuar Kleviol Ahmetin, me pretendimin se ky i fundit i kishte shkaktuar ankth si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës. Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e…
Detaje të tjera të rënda dalin në pah nga heqja e lirisë dhe dhunimi barbar i 28-vjeçares, nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli, për një javë. Policia ka mundur të zbardh ngjarjen pak pas mesnatës së të shtunës, pasi janë njoftuar se në një klinikë private ka mbërritur një paciente e dhunuar në mënyrë barbare, e sjellë aty nga dy vajza të tjera. Më pas e reja është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje tepër të rëndë, e rrahur, e goditur dhe e gjakosur në të gjitha pjesët e trupit. Menjëherë kanë nisur hetimet mbi rastin.…
Një 31-vjeçar ka mbajtur peng bashkëjetuesen e tij për një javë dhe e ka dhunuar barbarisht me sende të forta. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, ndërsa autori është vënë në pranga nga policia. Në njoftimin zyrtar, thuhet se në banesën ku u gjet e reja e dhunuar barbarisht, po ashtu janë gjetur dhe sendet me të cilat ajo është dhunuar gjatë javës që mbahej pa dëshirën e saj në banesë nga bashkëjetuesi. Në banesë u gjetën dhe lëndë narkotike. Gjithashtu janë vënë në pranga edhe 4 persona të tjerë, u arrestuan Gleard Gusholli, Besmir…
Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman. Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010. Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë. Sipas studimit,…
Më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi me Rusinë me rastin e Pashkëve Ortodokse. Ukraina po feston për herë të dytë Pashkën që kur Moska nisi luftën e saj brutale në shkallë të gjerë shkurtin e kaluar. Andriy Yermak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, njoftoi se 130 ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe të tjerë të kapur nga Moska ishin duke u kthyer në shtëpi pas një “shkëmbimi të madh të të burgosurve me rastin Pashkëve”. Zoti Yermak tha në një postim në rrjetin Telegram të dielën se mes të liruarve kishte edhe ushtarë…
Guardia di Finanza ka sekuestruar dy ton kokainë, vlera e së cilës shkon më shumë se 400 milionë euro. Kokaina u sekuestrua në brigjet lindore të Siçilisë, sipas medias italiane Ansa. Droga ishte e paketuar në rreth 70 pako të lidhura me rrjetë dhe me një aparat sinjalizues me dritë. Agjencia thekson se droga u la në det pasi u dërgua nga anijet e mallrave dhe supozohej të transferohej në kontinent.
Forcat ukrainase zmbrapsën disa sulme ruse në rajonin lindor të Donjeckut, njoftoi të hënën ushtria e Ukrainës. Në raportin e saj ditor thuhet se ushtria ruse kreu 25 sulme raketore dhe 42 sulme ajrore në qytetet Zaporizhja dhe Komishuvaka në rajonin Zaporizhja, si dhe në qytetin Snihurivka në rajonin Mikollajiv. “Në mesin e popullatës civile ka të vdekur dhe të plagosur. Ndërtesa të larta dhe private të banimit janë dëmtuar, ashtu si edhe institucione arsimore, spitale, kisha dhe objektiva të tjera të infrastrukturës civile”, tha ushtria pa e specifikuar numrin e viktimave. Forcat ruse, pavarësisht humbjeve të konsiderueshme, vazhdojnë t’i…
Presidenti i Francës Emanuel Macron do t’i drejtohet sot francezëve, në lidhje me reformën e pensioneve që ka zemëruar qytetarët e tij prej javësh duke çuar në demonstrata të ashpra, duke “i vënë zjarrin” Parisit. Kundërshtarët e reformës kanë organizuar përmes rrjeteve sociale demonstrata përpara bashkive apo prefekturave në orën 20:00, në momentin e fjalimit të Emmanuel Macron. Sipas L’Express, fjalimi, i cili do të transmetohet në rrjetet kryesore televizive të Francës, duhet të fokusohet në pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar të Emmanuel Macron. Presidenti pasdite do të presë ministra dhe liderë të mazhorancës. Por Macron kishte kërkuar më…
Real Madridi nuk e ka ndërmend ta shesë Aurelien Tchouameni këtë verë, pavarësisht se ai nuk po ka hapësirë të mjaftueshëm këtë sezon. Mesfushori francez u transferua nga Monaco në “Santiago Bernabeu” verën e kaluar për 80 milionë euro. Megjithatë, pavarësisht çmimit të tij të madh, Carlo Ancelotti e ka përdorur Tchouamenin si një opsion në mesfushën e tij. Mungesa e sigurisë për rolin e tij ka krijuar spekulime për të ardhmen, me Liverpoolin që raportohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin. Por, sipas “AS”, Real Madrid nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për Tchouamenin dhe nuk do ta lejojë…
Sadio Mane raportohet se është dënuar me gjobë prej më shumë se 300 mijë euro nga Bayern Munichi. Ky dënim për senegalezin vije pasi ai goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, Pas këtij rasti, Mane u suspendua nga Bayerni për ndeshjen e radhës, që e zhvilloi të shtunën ndaj Hoffenheimit në Bundesligë. Gazetari nga “Sky”, Florian Plettenberg, që është edhe i afërt me “Bavarezët” ka raportuar se 31-vjeçari është gjobitur me më shumë se 300 mijë euro. Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes…

