Author: er_elezi
Qeveria në Uashington kërcënon me ndalimin e TikTok në mbarë vendin, në rast se kjo video-platformë nuk shkëputet nga koncerni kinez amë Bytedance. Qeveria e SHBA.së i ka kërkuar pronarit kinez të TikTok, që aksionet e veta të aplikacionit të videove të shkurtëra t’i shesë ose duhet të llogarisë me një ndalim në SHBA, vuri në dukje sipërmarrja. Zyra presidenciale në SHBA refuzoi të japë deklaratë. Tiktok dhe Pekini ndihen të sulmuar me pa të drejtë Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, javën e ardhëshme do të paraqitet në Kongresin e SHBA-së. Në një njoftim në media kjo sipërmarrje e…
Edhe këtë të shtunë, pika kufitare e Kapshticës ka qenë e ngarkuar me emigrantë, që lëvizin në të dyja anët e kufirit. Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm nga kjo doganë kanë hyrë dhe dalë nga vendi më shumë se 8 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa në total në 3 ditët e fundit janë shënuar rreth 23 mijë persona. Ky fluks vjen për shkak të festës së Pashkës Ortodokse, të cilën shumë emigrantë kanë zgjedhur ta festojnë pranë familjeve të tyre. Për të përballuar numrin në rritje të atyre që kthehen në atdhe, pala shqiptare ka shtuar numrin…
Edhe këtë javë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e Hënë e deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime. Përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve…
41,1 përqind. Mbase vetëm publikimi i statistikave policore të kriminalistikës mund ta bëjë Gjermaninë të kuptojë, sa shumë është futur ndërkohë pornografia në jetën e përditshme të të rinjve dhe madje dhe të fëmijëve. 41,1 përqind është përqindja e të minturve në shpërndarjen e përmbajtjeve pornografike për të rinjtë dhe fëmijët. Megjithëse, këta shpesh as nuk e dinë se kryjnë vepër penale të dënueshme kur shpërndajnë fotografi të papërshtatshme në WhatsApp, Instagram ose Snapchat. Por në këtë mes duhet të bëjmë më parë një dallim: Kur flasim për ndikimin e pornografisë ndaj fëmijëve dhe të rinjve kemi të bëjmë me filmime që tregojnë…
Dhjetëra banorë të komunitetit rom, në lagjen Drizë të bashkisë Fier, janë ngritur në protestë. Ata kanë denoncuar neglizhencën e pushtetit vendor, i cili i ka lënë pa investime, duke i privuar nga shërbimet më bazike. Është e pafalshme dhe e pajustifikueshme kjo neglizhencë shumëvjeçare – ka thënë kryetari i fshatit rom, Panajot Alushi. 2800 banorët e kësaj lagjeje shumë pranë qytetit, prej 30 vitesh janë të harruar nga të gjitha qeveritë – ka theksuar ai, ndërsa shtoi se ky komunitet nuk është i përfaqësuar as në këshillin e ri bashkiak me një anëtar nga radhët e tij edhe pse…
Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe e cila do të mbahet në datën 20 Maj në sheshin “Nënë Tereza”. “Colour Day Festival. Festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. 20 maj…
Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar drejtorin e ri të Cirkut Kombëtar. Mësohet se Cirku Kombëtar do të drejtohet nga aktori Klajd Ymeri. “Vendim për emërimin në detyrë të Drejtorit të Cirkut Kombëtar: Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave Vendosi: Z. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim. w
Adela dhe Anxhelo Muçollari janë dy prej solistëve të baletit “Giselle”, që ngre siparin sonte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Përmes lëvizjeve dhe gjuhës së trupit, Adela vjen në rolin e Giselle, një vajzë 15-vjeçare, e cila pavarësisht zhgënjimit nga dashuria e saj e parë, vijon të përjetojë të njëjtin emocion edhe në botën e përtejme. “Baleti “Giselle” pjesën më emocionale e ka në aktin e parë ku kupton se ka ajo tradhtohet nga i dashuri i saj. Është pjesa ku ajo ka monologun dhe kërkon një interpretim shumë të thellë për një balerin.…
Një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufitare në Muriqan. 38 vjeçari tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet. Sasia e lëndës narkotike kanabis u zbulua pas kontrollit që iu bë automjetit që drejtohej nga ky shtetas. Muriqan/Tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Ukraina. -S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një…
Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish efektivin e RENEA-s, Altin Morina, të cilit iu gjeten 113 mijë euro në makinë. Një muaj nga arrestimi i tij, prokuroria verifikoi se deklarata që ai ka bërë për hetuesit se paratë i kishte marre borxh nga një biznesmen për çështje familjare ka rezultuar e vërtetë. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje” është bërë me kërkesë të organit të akuzës. Morina fillimisht u akuzua për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe fshehje të ardhurash”.

