Author: er_elezi

Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo tregon për ABC News se si po veprohet e operohet në sektorin e turizmit, i cili shikohet si prioritar për të rritur ekonominë e këtij vendi. Çfare investimesh janë bërë dhe çfarë priten në të ardhmen. Afër shijeve me Parisin sesa me Romën, por ata që e duan, thonë se të gjitha rrugët të çojnë në Korçë. Historia, tradita, kultura, natyra, kulinaria, të gjitha për t’i zbuluar. Mjafton një udhëtim drejt Juglindjes. Prej disa vitesh Bashkia po orienton investimet në funksion të zhvillimit të turizmit. Infrastruktura është përmirësuar. Ka hapësira të gjelbra dhe…

Read More

Gerti dhe Erald Kafazi janë dy djem duarartë që prej 22 vitesh punojnë hekurin si rrallëkush në Shqipëri. E veçanta është se ata janë fëmijë të dy prindërve intelektualë dhe askush në familjen e tyre nuk ka patur ndonjë histori të shkuar për punime me hekur. Gerti më tregoi se ideja për të krijuar këtë biznes, i lindi fare spontanisht nga pasioni për të jetësuar aftësinë e tij artistike për të pikturuar, në elementë dekorativë prej hekuri. Së bashku me dy ustallarë të tjerë po aq të rinj edhe pa asnjë përvojë të kahershme familjare, këta katër mjeshtra të këtij…

Read More

I tille ishte Maksi Bratko, qe erdhi nga plejada e mendjeve te ndritura qe studiuan jashte vendit, mbarten ne mendjen e tyre idete me te nevojshme per farmaceutiken shqiptare dhe i implementuan me profesionalizem dhe perkushtim maksimal! Doktor Maksi u be misionar human per shume breza kolegesh dhe pacientesh ne nevoje! Ai studioi, akumuloi dhe transmetoi aq shume sa ju zgjat dhe jeta e tij aktive dhe produktive! Jetoi per vete dhe per te tjeret. Qytetaria e shkalles siperore na mesoi vlerat e nje morali qytetar qe na nderon te gjitheve. Sot Maksi Bratko largohet fizikisht, por do jetoje ne…

Read More

Korça dikur me një sërë uzinash si ajo mekanike, e instrumentave, ndërmarja metalike etj, kishin edhe një kontigjent të madh punonjësish në zanatin e tornitorit. Zant ky tashmë i humbur dhe në zhdukje që e ruan ende tornitori ndoshta më i vjetër në qytetin e Korçës Shyqyri Andranji. Për 68 vjet Shyqyriu iu ka shërbyer njerëzve pa u lodhur nga puna, me të njëjtin përkushtim dhe pasion.

Read More

Kjo është Ana Komini, ikonografja e vetme në Kolonjë. Artistja çdo ditë të saj i ka kushtuar pikturës dhe ikonografisë, teksa sot numëron me qindra punime. Gjithçka nisi pas përfundimit të studimeve por edhe frymëzimit nga ekspozitat e artit që mbaheshin në kohën e komunizmit në Kolonjë. “Në qytetin e Ersekës ku jam lindur dhe rritur fillova punë por jo në specialitetin tim por edukatore. Mbaheshin ekspozita në rrethin tonë me piktorët. Por është e veçantë që jam gruaja e parë piktore e Kolonjës dhe si ikonografja e parë, pavarësisht se merrem dhe me gjëra të tjera, pirografi, suveniere dhe…

Read More

Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në vend. Bukuroshja durrsake, e cila ka “braktisur” prej kohësh mikrofonin dhe penelat për t’u zhytur në një tjetër dimension të artit, atë të fotografisë, është gjithmonë e pranishme në studio televizive, shtypin e shkruar, por edhe portale. E për këtë duhet të ”falënderojë” a ”fajësojë” stilin e saj të jetesës, projektet e bukura që realizon, udhëtimet e shumta, por edhe deklaratat e herëpashershme për familjen Hoxha. Ditën e sotme ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në…

Read More

Tashmë është e konfirmuar se Rita Ora do të performojë disa nga hitet e saj më të famshme në gjysmë-finalen e parë të “Eurovizion 2023” i cili do të zhivillohet në Liverpool në 9 maj. Thuhet se këngëtarja e famshme do të debutojë edhe këngën e saj më të re “Praising You” të cilën mezi presim ta dëgjojmë. Ajo gjithashtu do t’i bashkohet një sërë yjesh të tjerë britanikë dhe evropianë si Rebecca Ferguson e cila u bë shumë e famshme pas pjesëmarrjes së në “X Factor Suedi”. Artistë të tjerë që do të performojnë janë ukrainasit Mariya Yaremchuk, OTOY…

Read More

Është zyrtare! Princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Charles. “Pallati Buckingham konfirmon se Duka i Sussex-it do të marrë pjesë në shërbimin e kurorëzimit në Westminster Abbey më 6 maj”, tha një zëdhënës i pallatit Buckingham për ‘Page Six’. Ky vendim i cili u bë publik ditën e djeshme i dha fund përfundimisht spekulimeve të cilat kanë pushtuar rrjetin prej disa muajsh. Ndërkohë, mesa duket Harry nuk do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi u konfirmua se Meghan do të qëndrojë në shtëpinë e çiftit në Kaliforni së bashku me dy…

Read More