Author: er_elezi

Edon Zhegrova e ka përsëritur ëndrrën e tij për të luajtur në një klub të madh. Më saktësisht, ylli kosovar që nga fëmijëria e ka ëndërr transferimin në Barcelonë dhe këtë e ka konfirmuar edhe në intervistën e tij të fundit. “Unë jam duke punuar shumë. Kam bërë progres në anën fizike dhe taktike. Nuk do të ndalem derisa të arrij atje (transferimin tek Barça). Por, në futboll nuk i dihet. Po shpresoj që ta kem shëndetin, të vazhdoj të punoj dhe pastaj tjerat vijnë”, tha Zhegrova për Klan Kosova. Ai është bërë një lojtar kyç i skuadrës së Lille.…

Read More

Spanja nuk e njeh ende Kosovën si shtet dhe ky fakt është bërë një problem serioz për Vedat Muriqin. Futbollisti kosovar ndihet i shqetësuar për faktin se familja dhe miqtë e tij nuk po mund ta vizitojnë në Mallorca për faktin se shtetasit e Kosovës nuk kanë të drejt të futen në territorin spanjoll përkundër pajisjes me viza “schengen”. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Ultimahora”, “Pirati” theksoi se ky është një diskriminim dhe shkelje e të drejtave të njeriut, duke kërkuar nga autoritetet spanjolle që të reflektojnë. “Së shqetëson shumë ky fakt sepse kjo do të thotë se…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirje qytetarëve që të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi ata do të jenë kandidatët që do të sjellin ndryshimin. Meta në hapjes e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” theksoi se tashmë ka ardhur koha qëshqiptarët të bëjnë revolucion dhe të sjellin përembysjen e këtij regjimi monist dhe të korruptuar të Edi Ramës. “Për shkak të eksperiencave që thamë është koha që të vrapojmë për t’i dhenë fund monizmit absolut. Më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte në Shqipëri.…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla është ndalur sot në Mallakastër në një takim me vajza dhe gra ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie Qerim Ismailaj ku vijuan fushatën e mbjelljes së pemëve, motoja e zgjedhjeve të 14 majit për Partinë Socialiste. Balla është shprehur se Mallakastra dhe Ballshi duhet që votën e tyre ta orientojnë drejt së ardhmes dhe jo të kthehen nga e shkuara ku Saliu dhe Iliri e privatizuan rafinerinë e Ballshit pa ditur askush se sa u shit dhe sa para hynë në arkat e shtetit për privatizimin…

Read More

Roland Bejko, kandidati për Tiranën i PD, zgjodhi ta hapte fushatën në njësinë 10. Bejko e nisi fjalën me fajësimin e Sali Berishës, si njeriu që përçau partinë për interesat e tij personale. Sipas tij, njerëzit nuk mund të kenë më si alternativë një lider të cilin Amerika e akuzon për minim të demokracisë dhe afera korruptive e lidhje me krimin e organizuar. KANDIDAT I PD PER TIRANEN Kur perëndimi të thotë nuk të dua më, shko në shtëpi dhe zgjidhi problemet jashtë familjes politike. Ai iu fut me sëpata e koka dashi kur nuk je me të. Ai na ndau…

Read More

Nga Dajti, gjatë takimit me banorët atje, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana sot është shumë herë më e pastër se ç’ka qenë më përpara dhe se vendimi i Partisë Socialiste për të mbjellë pemë, jo sherr, është i duhuri. “Edhe armiku ynë më i madh sot e pranon se Tirana është më e pastër. Ju kujtohet kur ishim në Dajt, nuk e shihnim Tiranën, sepse digjeshin plehrat në Sharrë. Dilte ajo reja veshtullore kancerogjene, përshkonte gjithë Tiranën dhe ngecte në Dajt. Ajo reja nuk ishte re e bardhë për të bërë fotografi. Ishte reja e verdhë dhe kafe që…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni gjatë orëve të mesnatës. Zyra e shtypit e Kryeministrit njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendisit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e…

Read More