Author: er_elezi

Ka kaluar ekzaktësisht një vit nga gjyqi i famshëm mediatik ku Johnny Depp u akuzua për shpifje dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, Amber Heard. Kur ky gjyq nisi, askush nuk mundi të parashikonte ndikimin masiv në rrjetet sociale dhe televizionet ndërkombëtare të mbarë botës. Fansat e dy aktorëve ishin ndarë në dy kampe dhe “luftonin” në internet në mënyrë që të nxirrnin prova që provonin fajësinë e njërës prej dy palëve. Kujtojmë se publiku i gjerë kishte marrë anën e Johnny-t dhe në fakt ishte pikërisht ai që fitoi çështjen. Dy aktorët ranë dakord që…

Read More

Jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendoni dhe sulmet me armë janë një nga problemet më të mëdha të këtij vendi. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, modelja Xhesika Berberi ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton. Modeles shqiptare e cila prej kohësh jeton në New York, SHBA ka ndarë me fansat momentet kur gjatë sulmit ajo gjendej në shtëpi, duke gjetur mënyrën si të fshihej nga sulmuesi. Në imazhet e publikuara modelja e frikësuar ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përdorur gjithmonë mosmarrëveshjen e vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës si justifikim për sulmet e tij ndaj Ukrainës. Perëndimi lejoi që Kosova, e cila është e banuar pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarë, të ndahej nga Serbia 15 vjet më parë. Kjo është arsyeja pse Perëndimi duhet t’i lejojë tani Rusisë të marrë përsëri zonat që historikisht i përkisnin asaj, si Krimea ose Ukraina lindore, thotë Putini. Nisur prej kësaj Perëndimi po nxiton tani që pas dekadash të zgjidhë përfundimisht konfliktin e Kosovës, në mënyrë që t’i heqë një pretekst nga dora sundimtarit të Kremlinit. Rezultati i përpjekjeve…

Read More

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbarë botën po debatojnë se si të kufizojnë, ose ta shpallin të jashtëligjshëm, përdorimin e shërbimit kinez të publikimit të videove, i cili është bërë një nga aplikacionet më të njohura mes adoleshentëve në mbarë botën. Ndërsa Bashkimi Evropian është gati të zbatojë legjislacionin që do të detyrojë TikTok të kontrollojë në mënyrë agresive përmbajtjen e dëmshme, vendet nga SHBA-ja në Japoni po mendojnë se si ta rregullojnë aplikacionin – ose madje të ndjekin shembullin e Indisë dhe ta ndalojnë atë plotësisht. Frika e tyre është se…

Read More

Më 1933 Adolf Hitleri u emërua kancelar i Perandorisë. Historia mori me këtë rrjedhën që rezultoi me Luftën e II Botërore. A mund të qe zhvilluar historia ndryshe? Këtë pyetje shtron ekspozita “Roads Not Taken”. Teorikisht çdo gjë mund të ishte zhvilluar ndryshe. Sepse në fillim të viteve 1930-të dukej sikur Hitleri dhe partia e tij, Partia Nacionalsocialiste Gjermane e Punëtorëve , (NSDAP), i kishin ditët e numëruara. Këtë thotë historiani dhe shkrimtari gjermano – izraelit, Dan Diner kur flet si e morri Hitleri pushtetin, në 30 janar 1933. Partia NSDAP dhe kryetari i saj, Hitler kishin pësuar humbje të…

Read More

Ajo që Concorde arriti në mesin e modeleve të avionëve me karburant, domethënë të qenit avioni më i bukur i të gjitha kohërave, mund të përsëritej nga një avion elektrik i quajtur Alice në epokën e makinave fluturuese me bateri. Avioni elektrik i pasagjerëve përfundoi udhëtimin e tij të parë më 27 shtator 2022, në aeroportin Moses Lake në shtetin amerikan të Uashingtonit. Alice është deri tani i vetmi aeroplan pasagjerësh i zhvilluar nga e para dhe i aftë për të fluturuar me fuqi baterie. Ai u konceptua nga Eviation, një kompani e themeluar në Izrael dhe tani e bazuar…

Read More

Një robot i ri mund të shkurtojë radhët e gjata të pritjes në spitale, duke bërë skanime me ultratinguj të pacientëve të mundshëm me artrit. Doktorët thonë se është e rëndësishme që sëmundja të diagnostikohet herët për të shmangur humbjen e funksionimit të kyçeve, por spitalet përballen me kërkesë të lartë për skanime dhe me mungesa në personel. Pacientja me artrit reumatizmal, Mette Spansgaard ka ardhur për skanimin e saj të rregullt me ultratinguj në Spitalin Svendborg, në Danimarkën jugore. Këtë radhë, skanimi po bëhet nga një robot. 45-vjeçarja u diagnostikua në vitin 2014 me artrit reumatizmal, një sëmundje e…

Read More

Twitter i thotë lamtumirë ikonës tradicionale të shpendëve: ajo është zëvendësuar me imazhin e një qeni Shiba Inu. Elon Musk foli për ndryshimin duke postuar në Tëitter “siç ishte premtuar” një imazh nga një bisedë e një viti më parë, në të cilën një përdorues tjetër i sugjeroi Musk “të blinte Twitter” dhe “të ndryshonte logon e zogjve në një “qen”. Është e paqartë nëse ndryshimi i logos është i përhershëm.

Read More

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë rreth 300 milionë vende të punës me orar të plotë, është thënë në një raport të bankës Goldman Sachs. Sipas gjetjeve në raport, avancimi teknologjik mund të zëvendësojë një çerek të detyrave të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por edhe nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe hapësirë të re për produktivitet. Në raport është thënë, po ashtu, se një zëvendësim i tillë mund të rrisë prodhimin vjetor të mallrave për 7 për qind. Aty përmendet që aftësia e inteligjencës artificiale që të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna e njeriut,…

Read More

Këto ditë, duket sikur telefonat inteligjentë bëhen të vjetëruar pas vetëm disa muajsh. Në kohën kur telefoni juaj është gati për një përmirësim, një version i ri do të dalë në dyqane pas disa muajsh të tjerë. Pasi të keni blerë çdo telefon të ri të disponueshëm, si të siguroheni që telefoni juaj të qëndrojë i përditësuar për aq kohë sa të jetë e mundur? Pavarësisht nëse besoni apo jo në “vjetërsimin e planifikuar”, ka shumë mundësi që zakonet tuaja të këqija të dëmtojnë ngadalë telefonin tuaj me kalimin e kohës. Ja disa gjëra që duhen shmangur. 1. Blerja e…

Read More