Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Roboti bën automatikisht skanime për artritin 

    Inovacion April 17, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një robot i ri mund të shkurtojë radhët e gjata të pritjes në spitale, duke bërë skanime me ultratinguj të pacientëve të mundshëm me artrit. Doktorët thonë se është e rëndësishme që sëmundja të diagnostikohet herët për të shmangur humbjen e funksionimit të kyçeve, por spitalet përballen me kërkesë të lartë për skanime dhe me mungesa në personel.

    Pacientja me artrit reumatizmal, Mette Spansgaard ka ardhur për skanimin e saj të rregullt me ultratinguj në Spitalin Svendborg, në Danimarkën jugore. Këtë radhë, skanimi po bëhet nga një robot.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    45-vjeçarja u diagnostikua në vitin 2014 me artrit reumatizmal, një sëmundje e sistemit imunitar që sulmon kryesisht kyçet. Me profesion mësuese, ajo u detyrua të dalë herët në pension për shkak të problemeve të shëndetit.

    “E mora diagnozën vonë dhe tashmë kam ndryshime, më shumë tek këmbët, tek kockat – ndryshime që janë për gjithë jetën. Pasi kanë ndodhur nuk e kthen dot kohën pas. Është e rëndësishme pasi kanë ndikim tek e ardhmja, mënyra se si do të ecësh, e kështu me radhë”, thotë zonja Spangsgaard.

    Roboti klinik, i mbiquajtur Arthur, përdor një krah robotik për të skanuar metodikisht duart.

    “E dimë se skanimi me ultratinguj i kyçeve është tashmë i standartizuar dhe mund ta pikasë artritin shumë herët. Patëm idenë që të krijonim një sistem që do të ofronte qasje të shpejtë për pacientin që dyshohet për artrit, një skanim të shpejtë për të parë nëse e ka këtë sëmundje apo jo”, thotë reumatologu Soeren Andreas Just, nga Spitali Svendborg.

    Roboti Arthur i analizon imazhet me ultratinguj duke përdorur një algoritëm të inteligjencës artificiale dhe u dërgon doktorëve një raport, së bashku me të dhënat elektronike shëndetësore.

    Doktorët thonë se është e rëndësishme që të artriti të diagnostikohet sa më herët dhe trajtimi mjekësor të fillohet që në javët e para të shfaqjes së simptomave.

    Pas tre vitesh provash, roboti mori edhe çertifikimin e Bashkimit Evropian, duke i lejuar kështu shitjen në të gjithë kontinentin. Pasi hyri në shërbim të rregullt në Spitalin danez Svendborg, kërkesat kanë filluar të vijnë edhe nga Gjermania dhe Kanadaja, dhe po bëhen përgatitjet për të marrë çertifikimin edhe në Shtetet e Bashkuara.

    Kostoja e robotit është momentalisht e lartë, në rreth 150 mijë Euro, por projektuesit thonë se do ta ndihmojë shumë sistemin e kujdesit shëndetësor.

    “Nuk po e heqim specialistin nga procesi. Ata thjesht do të bëjnë atë çfarë bëjnë më mirë. Pra, të hartojnë një plan kurimi të përshtatur ndaj pacientit konkret. Ajo që u ofrojmë është i gjithë informacioni që iu duhet për ta hartuar këtë plan. Pra, specialistët janë ende aty; ne thjesht i bëjmë shumë efikasë duke u dhënë informacionin që iu duhet”, thotë profesori i mjekësisë robotike, Thiusius Rajeeth Savarimuthu, nga Universiteti i Danimarkës Jugore.

    Ndërsa po rritet mosha mesatare e popullsisë dhe me mungesat në personel në sistemet e kujdesit shëndetësor, kompania ROPCA që prodhon robotin, po përpiqet të ofrojë zgjidhjen.

    “Artriti është progresiv dhe kyçet përkeqësohen. Pra, këta njerëz duhet të identifikohen me shpejtësi. Dhe kështu janë krijuar tashmë radhë të gjata pritjeje, ndërkohë që trajtimi mjekësor duhet të fillojë brenda 6-8 javësh pas shfaqjes së simptomave. Periudha e pritjes në radhë aktualisht në Evropë është 6 muaj”, thotë Johannes Schaeferhoff, drejtor ekzekutiv i kompanisë ROPCA.

    Mjekja reumatologe, Lene Terslev, thotë se fakti që roboti është i kufizuar vetëm në skanimin e duarve dhe që nuk mundet të skanojë këmbët, është një minus. Por megjithatë ajo ka shpresa për përfshirjen e kësaj teknologjie në klinika.

    “Varet nga simptomat e pacientit nëse roboti do të ndihmojë apo jo. Por, për pjesën dërrmuese, mendoj se do të jetë në gjendje ta pikasë sëmundjen edhe me ekzaminimin e duarve”, thotë ajo.

    Ndërsa vazhdon skanimet e rregullta, pacientja Mette Spangsgaard thotë se nuk i ka humbur shpresat për t’iu rikthyer një ditë profesionit të mësuesisë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025

    Korça hap një dritare të re drejt inovacionit digjital dhe kulturës europiane

    November 12, 2025

    Maliqi me hap të ri drejt së ardhmes së gjelbër: vendoset karikuesi i parë për makina elektrike

    November 2, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.