Author: Kolibri 1
Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Devollit pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë gjatë një kontrolli fizik. Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë Gevi Dulo, banues në Bilisht, i cili ka refuzuar t’i bindet urdhrave të policisë dhe ka shfaqur rezistencë gjatë ndërhyrjes së uniformave blu. Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Njoftimi i policisë; Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, arrestuan në…
Dhuna dhe konfliktet për motive të dobëta vijojnë të jenë një shqetësim në qarkun e Korçës, ndërsa policia ka ndërhyrë në disa raste, duke proceduar penalisht disa persona dhe duke arrestuar një tjetër në flagrancë. Në Devoll, një sherr ka degjeneruar në dhunë fizike, ku dy shtetas, G. F., 37 vjeç dhe I. Ç., 31 vjeç, kanë goditur me grushte një 41-vjeçar. Mësohet se konflikti ka nisur për arsye të parëndësishme, por ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen. Në Maliq, një ngjarje e rëndë brenda familjes ka çuar në arrestimin e S. L.,…
Skënderbeu ia ka dalë të përforcohet në limitet e merkatos. Korçarët kanë arritur marrëveshjen me 4 futbollistë, të cilët pritet të zyrtarizohen shumë shpejt nga klubi. Drejtuesit kanë “grabitur” te Teuta sulmuesin Saleh Nasr. Ndërkohë kanë tranferuar edhe 2 afrikanë dhe 1 brazilian. Bëhet fjalë për Amadou Sabo, Zhoao Felipe dhe Benson Young, të cilët do të mbajnë veshur fanellën e korçarëve për pjesën e mbetur të sezonit. Me këto lëvizjen e fundit tashmë ka shkuar në 6 numri i afrimeve në këtë merkato. Kujtojmë se korçarët kanë transferuar edhe Estra dhe Luca, të cilët kanë nisur prej ditësh përgatititjet…
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin K. D., 50 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq. Ai dyshohet se ka vjedhur një sasi produktesh bujqësore në banesën e një 40-vjeçari. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Njoftimi i policisë; DVP /DVKM, Korçë Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 50…
Anastasia në greqisht do të thotë “Ringjallje/rilindje”. Fjalimi i Anastasias në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste ishte një lloj ringjalljeje e shpresës se nuk janë të gjithë të rinjtë të programuar për të përsëritur slogane, si pllaka gramafoni të prishura që lëshojnë të njëjtin refren: “Shqiperia po lulëzon”, “Ne jemi petalet e trëndafilit socialist!”. Këto thirrje tingëllojnë më shumë si një fragment nga një libër botanike sesa një mesazh politik. Për një çast, skenari u prish. Në vend të një lavdërimi për “liderin dhe vendin që ndriçon nën sundimin e tij”, Anastasia Zaimi, gjimnaziste nga Bilishti, foli për arsimin, punësimin…
Jonila Çota, një vajzë e re dhe nënë e një vajze 8-vjeçare, po lufton prej dy vitesh me një tumor në stomak, i cili tashmë është përhapur edhe në zorrë. Pas përkeqësimit të gjendjes, mjekët kanë rekomanduar ndryshimin e kimioterapisë dhe më pas një operacion të domosdoshëm. Familja e saj ka harxhuar të gjitha kursimet për trajtimin mjekësor dhe tashmë nuk ka mundësi financiare për të përballuar kostot e mëtejshme. Për këtë arsye, miqtë dhe të afërmit e Jonilës kanë nisur një fushatë solidariteti për mbledhjen e fondeve të nevojshme. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, mund të bëjë…
Korçë/Policia Rrugore monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet, në mënyrë të parregullt. Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçë kanë arrestuan në flagrancë shtetasit: Gjergji Telha, 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur; Erhon Shega, 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme…
Një 45-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pasi u kap duke transportuar goma pa dokumentacion të rregullt. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, Gerti Pepa, 45 vjeç, u konstatua se kishte një sasi gomash të pasigurta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e mallit. Njoftimi i policisë; Specialistët e Hetimit të Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gerti Pepa 45…
Themistokli Germenji lindi në Korçë në një familje me origjine nga fshati i Germenjit, i biri i Thanasit dhe Katarina. I ati qe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, e për shkak të veprimtarisë së tij u vra ne Thrake… Më 1892, mërgoi për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve, dhe u vendosën në qendrën e vilajetit, Manastir. Aty hapën hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin te gjithë. Në…
Pogradec Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit pranë gjimnazit Gjergj Pekmezi një mjet me targa greke ka përplasur një të moshuar që lëvizte me biçikletë duke e plagosur atë. I moshuari që mësohet të jetë rreth të 70 ave e që ka qenë duke transportuar qumësht është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjeksorë. Në vendngjarje mbërriti policia e cila po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Mësohet se i plagosur ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës në kohëb kur është goditur nga mjeti me targa greke. Burime…

