Author: Kolibri 1

Anastasia Zaimi teksa ka marrë fjalën e saj, ka kritikuar qeverinë Rama dhe Ministrinë e Arsimit në lidhje me politikat që kanë ndjekur për studentët. Gjatë fjalës së saj, e reja ka theksuar se lidhja mes shkollës së mesme, universitetit dhe tregut të punës është vite dritë larg në Shqipëri. Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste është mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku të rinjë të shumtë kanë folur për ‘të mirat’ e PS-së. Por gjatë fjalimeve një nxënëse e re nga Bilishti ka dalë jashtë parashikimeve dhe skenareve të bëra nga PS-ja. Anastasia Zaimi teksa ka marrë fjalën…

Read More

Një martesë, një divorc, një funeral – është vënë në skenë në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës nga regjisorja Rovena Lule, e cila i kishte besuar gjithçka 4 aktoreve të njohura të teatrit shqiptar. Shfaqje e cila është pritur shumë ngrohtë nga artdashësit korçarë të cilët kishin mbushur sallën e teatrit, ndërsa për regjisoren Lule që vjen për herë të parë me një shfaqje në Korçë, nata e mbrëmshme ka qenë mrekulli për të. Zamira Kita, Egla Ceno, Paola Kodra dhe mbi të gjitha Olta Daku me lojën e tyre të mrekullueshme kanë shkaktuar të qeshura pafund për publikun…

Read More

Pogradeci-Vllaznia 3-2(28-26. 22-25, 17-25, 25-20, 15-9) Janë rikthyer këtë fundjavë ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të volejbollit për kategorinë e Superligës së Femrave. Ndeshja e parë e fazës së dytë për Vllazninë ishte në transfertë me Pogradecin, skuadër kjo e drejtuar nga trajneri shkodran, Besnik Lisha. Sfida e luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit të Pogradecit është shoqëruar me një rivalitett të dukshëm, ku të dy skuadrat kishin objektiv fitoren. Një rivalitet i tillë është pasqyruar që në setin e parë, ku për të përcaktuar ekipin fitues janë dashur pikët shtesë, ku me shifrat 28-26 fitues del skuadra…

Read More

Një motor i ri me djegie hidrogjeni merr miratimin zyrtar për përdorim në Evropë, duke shënuar një epokë të re për makineritë e rënda. JCB, një nga liderët globalë në industrinë e ndërtimit dhe bujqësisë, ka arritur një moment historik në teknologjinë e qëndrueshme me miratimin zyrtar të motorit të saj inovativ me djegie hidrogjeni për përdorim komercial në të gjithë Evropën. Ky zhvillim vjen pas një investimi prej 100 milionë funtesh dhe një angazhimi trevjeçar nga një ekip prej 150 inxhinierësh, duke e bërë JCB kompaninë e parë në sektorin e ndërtimit që zhvillon dhe homologon një motor hidrogjeni…

Read More

Dinamo dhe Skënderbeu do të përballen sot në orën 16:30. Sfidë interesante kjo që vlen për javën e 23-të të Superiores dhe merr jetë në “Elbasan Arena”. Ilir Daja dhe Ernest Gjoka kanë ndarë mendjen për titullarët duke publikuar formacionet zyrtare. LIVE DINAMO-SKËNDERBEU 0-1 77′ (p) Rashica NGJARJET KRYESORE: 80’ Provon të reagojë shpejt Dinamo, me Bregun i cili sheh një gjuajtje të tij në kufijtë e zonës të devijohet jashtë. 77’ GOOOL SKËNDERBEU! Shënon Rashica me penallti. 74’ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, Frenklin hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Hoxhën. Laver Alla akordon penallti mes…

Read More

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Këshilli Bashkiak i Korçës miratoi dhënien e ndihmës ekonomike për muajin dhjetor 2024. Nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike, përfituan gjithsej 45 familje, ndërsa nga fondi i buxhetit vendor përfituan 26 familje. Po ashtu, janë miratuar kriteret për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike nga fondi i buxhetit vendor për vitin 2025. Përfitues do të jenë ato familje që nuk kanë përfituar nga sistemi i pikëzimit, por kualifikohen për shkak të kushteve të vështira social-ekonomike dhe vështirësive të veçanta sociale. Gjithashtu, janë miratuar edhe kriteret për ndihmën ekonomike…

Read More

Dinamo do të përballet me Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Ky takim do të nisë nesër në orën 16:30, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”. Ilir Daja ka folur para sfidës me korçarët. Trajneri i dinamovitëve deklaroi: “Java e fundit e kampionatit, pavarësisht se ndesheshin mes tyre skuadra me diferencë pikësh dhe në pozicione të ndryshme, solli rezultate ndryshe nga ato që priteshin. Skënderbeu mbyll renditjen, por kjo nuk është në favor të Dinamos. Fakt është se nuk ka shumë diferenca në futbollin tonë. Nëse një ndeshje e merr me nënvlerësim, humbet po aq sa…

Read More

Valmir Lame është gjetur i mbytur pasditen e sotme në një rezervuar në Korçë, disa ditë pasi ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij. Babai i 54-vjeçarit foli për mediat duke treguar se muajt e fundit i biri kishte paraqitur probleme shëndetësore dhe kishte shfaqur dhimbje të forta koke, për të cilat ishte duke u ekzaminuar. Por ndërsa ishte duke folur me gazetarët, ai ka parë dhe momentin e rëndë kur palombarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të të birit. “Djali jetonte me mua. Ndonjë problem nuk kishte, por ka shfaqur edhe dhimbje koke dhe e…

Read More

DVP Korçë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pas një kontrolli fizik të kryer, ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi M. K. u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë çranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Skënderbeu ka përforcuar sulmin në limitet e merkatos. Korçarët siguruan shërbimet e Saleh Nasr, i cili vjen nga skuadra e Teutës. Sulmuesi egjiptian realizoi tre gola me durrsakët në dy fazat e para të këtij sezoni, ndërsa tani do të jetë pjesë e juglindorëve. Mësohet se Nasr është regjistruar në orët e mbërmjes të së premtes në FSHF dhe është i gatshëm për ndeshjet e radhës. Afrim i rëndëdishëm për Skënderbeun, që aktualisht mban vendin e fundit në renditje dhe synon mbijetesën.

Read More