Author: Kolibri 1
Νë vitin e largët 1994 isha ftuar në emisionin “Nostos” në kanalin shtetëror ERT3 , duke ju përshkruar gazetareve Chrysa Arapoglou dhe Mara Toparlaki, Pashkët e parë në Korçë në marsin e vitit 1991. Ishte shtator i 1994 , vetëm pak ditë para referendumit për Projekt-Kushtetutën e sjellë nga presidenti (i fuqishëm atëhere) Sali Berisha, ku paragrafi 4 i këtij drafti synonte shkarkimin e kryepeshkopit Anastas pasi parashikonte se drejtuesit e komuniteteve kryesore fetare duhet të ishin shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm aty 20 vitet e fundit. Megjithatë, referendumi u refuzua nga 54% të…
Prokurori Vladimir Mara është caktuar si përfaqësues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në qarkun e Korçës për zgjedhjet e 11 majit. Mara ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke filluar si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2003, më pas si prokuror në Durrës në vitin 2008, dhe që nga viti 2016, si prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ai është gjithashtu një nga prokurorët që hetoi dosjen e njohur “339”, e cila përfshinte hetime mbi ndërhyrjet e krimit të organizuar në proceset…
Zbardhen emrat e 12 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që Altin Dumani, e quajti “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale. Mësohet se “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj me radhë nga muaji Shkurt 2025, deri në muajin Maj 2025, kur dhe do zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Në krye të kësaj Task-Force do qëndrojë Altin Dumani, ndërsa për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit dhe…
Korçë/Informacion paraprak Sot, në spitalin e Korçës, në repartin e dializës, shtetasi K. M., pacient në këtë repart, ka tentuar të hedhë lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë dhe e pacientëve të tjerë ka bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur të rritë çmimin e biletës së transportit urban qytetas. Nga 30 lek, bileta do të kushtojë 40 lek. Nga ana tjetër, në qoftë se me pare autobusi duhet të përshkruante një stacion brenda 25 minutash, tanimë koha zgjatet në 45 minuta. Gjithashtu, është hequr nga linja e bashkisë Korçë, intenerari Korçë – Dishnicë – Kuç, ku banorët e këtyre fshatrave nuk do u ofrohet më transport publik qytetas Vendimi është marrë pas debateve të forta Si e komentoni këtë veprim?
Olta Xhaçka nuk do të jetë më deputete e Kolonjës dhe Pogradecit. Burime brenda Partisë Socialiste konfirmojnë se ish-ministrja e Mbrojtjes është caktuar për të drejtuar Njësinë Nr. 2 në Tiranë. Ky ndryshim vjen në kuadër të riformatimeve të brendshme të PS-së, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të marrë përsipër përfaqësimin e zonave të lëna bosh nga Xhaçka.
Një hyrje e bujshme pritet të ndodhë këtë të shtunë në Big Brother VIP Albania 4! Sipas gazetarit Lorik Kajtazi, i cili e bëri të ditur këtë lajm në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova, Xheneta Fetahu do të hyjë brenda shtëpisë së BBVA. Ajo që mbetet mister është nëse Xheneta do të bëhet banore zyrtare apo do të futet vetëm për një vizitë. Megjithatë, një gjë duket e sigurt: hyrja e saj do të shkaktojë shumë tensione dhe reagime brenda shtëpisë. Kujtojmë se Xheneta u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, ku…
Burime të siguruara thanë se i moshuari prej disa muajsh ka patur probleme me punonjëset e shërbimit të dializës ne Korçë. Te dyja palët hedhin akuza të ndërsjellta, pasi pacienti ka pretenduar se punonjëset nuk i kanë ofruar shërbim korrekt ndërkohë që punonjëset e akuzojnë për sjellje aspak normale të moshuarin. Burimet pranojnë se pacienti ditën e sotme ka hyrë brenda ambienteve me një bidon me benzinë, pa treguar më tepër për ngjarjen.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis eshtë pritur me duartrokitje nga besimtarët dhe qytetarët e shumtë që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Por disa qytetare të tjerë, kanë provokuar kreun e qeverisë greke, teksa thirrën: “Rroftë Çamëria, poshtë Beleri!” Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij po ndjekin ceremoninë mortore…
Krerët më të lartë të politikës shqiptare dhe greke kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Në këtë ceremoni lamtumire, e mbajtur në Katedralen Ortodokse në Tiranë, ishin të pranishëm personalitete të shumta nga politika, diplomacia dhe komuniteti fetar. Mes të pranishmëve spikatën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lideri i opozitës, Sali Berisha, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Prania e liderëve të lartë të politikës shqiptare dhe greke tregon rëndësinë që ka pasur Kryepeshkopi Janullatos për komunitetin ortodoks dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Janullatos, i cili drejtoi Kishën Ortodokse Autoqefale…

