Author: Kolibri 1

Zyrtarisht Covid nuk është më një pandemi, edhe pse tashmë qarkullon ashtu si virozat e tjera stinore. Piku i virozëve janë muajt janar-shkurt, dhe ditët e fundit situata e rënduar gripale ka përfshirë gjithë vendin. Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, u shpreh se Covid nuk ka ikur ndonjëherë, ndërsa theksoi se ka qenë prezent dhe më pak i dëmshëm. “Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Jemi në një periudhë normale gripi. Duhet të kemi parasysh se janë miliarda viruse që qarkullojnë. Në kushtet që njeriu vë dorë te natyra, normal që mund të ketë një aktivizim të…

Read More

Henri Vincent Descoins, i lindur më 10 janar 1869 në Cambray (Francë), vdiq më 10 maj 1930 në Algjer (Algjeri) ishte gjeneral brigade dhe shkrimtar ushtarak francez. Si kolonel i kalorësisë gjatë Luftës së Parë Botërore, luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e forcave franceze në Korçë (1916 – 1920). Ndër të tjera, shkroi edhe raportin “Six Mois d’histoire de l’Albanie – Novembre 1916 Mai 1917” të cilin e përktheu dhe e botoi në shqip, Vasil Gërmenji (1908 – 1988). Këto janë dy letra që shqiptarët ia dërgonin kur e përfundoi misionin në Shqipëri. Janë marrë nga monografia “Vasil…

Read More

Samuel Nikaj është prezantuar si trajneri i ri Prizrenit. Këto të fundit kanë një projekt ambicioz në Kosovë ku kërkojnë të ngjiten në Ligën e Parë. Nikaj ishte për herë të fundit pjesë e Pogradecit. Më parë 47-vjeçari ka dhënë kontributin e tij me klubi si Burreli, Kastrioti, Besëlidhja dhe Tërbuni. Po ashtu në Kosovë ka qenë trajner i Vushtrisë, Lirisë dhe KF Flamurtarit. “Nga sot fillon edhe një detyrë tjetër e vështirë, të çojmë përpara projektin e FC Prizreni. Falenderoj kryesinë e klubit për besimin. Të gjithë së bashku drejt objektivit…”, shkruan Nikaj në postimin e tij.

Read More

Një person është zhdukur pa lënë gjurmë në Korçë. Policia njoftoi se është vënë në kërkim të 61-vjeçarit me iniciale A. V. Denoncimin për zhdukjen e tij e bëri kushëriri i tij, i cili ka deklaruar në polici se 61-vjeçari është larguar nga banesa që prej datës 26 janar dhe që prej asaj dite nuk kanë marrë asnjë lajm prej tij.

Read More

Teksa po afron sezoni i ri i mbjelljes së qepës fermerët e Maliqit kanë ende sasi të konsiderueshme të pashitur.Në disa nga fshatrat e bashkisë me profil bujqësor një pjesë e prodhimit pasi është kalbur gjendet në kanale e lumenj ndërsa pjesa tjetër gjendet në magazina e parcela. Fermerët tregojnë se edhe pse prodhimi ishte i mbarë çmimi i shitjes për qepën ka qenë i ulët e po ashtu edhe kërkesa nga tregtarët. Në fshatrat Leminot dhe Çaushli vetëm pak fermerë arritën të shesin prodhimin e qepës ndërsa të tjerët Kanë ende me qindra kuintalë qepë stok. Dëmi për prodhimin…

Read More

Komedia është mbase zhanri më i preferuar për t’u parë nga publiku dhe rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar, ende sot i ruan një komedi: Pallati 176. Para viteve ’90-të, komedia, ashtu si dhe dramaturgjia në përgjithësi kanë shërbyer si mjet propagande në duart e pushtetit, por, fatmirësisht, propaganda e kishte të vështirë të ndërhynte te komedia e huaj apo ajo klasike, gjë që bëri që në vend të kishte një lloj lirie dhe sot, suksese të trashëguara në këtë drejtim. Mjafton të përmendim shfaqje si “Nata e dymbëdhjetë” e realizuar nga regjisori Piro Mani, por edhe komedi të tjera…

Read More

Korçë Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaret”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. U kapën në flagrancë në një lokal, duke luajtur lojëra fati, arrestohen 4 shtetas, Andi Qiraxhi, Zamir Latka, Emiljan Mollaj, Erion Mersin. Procedohet penalisht pronari i lokalit, pasi kishte përshtatur ambientet e këtij subjekti, për lojëra fati. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 5 celularë, tavolina e lojës dhe zaret. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë…

Read More

Gjykata e rrethit gjyqësor të Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 45 vjecarin Aleks Ago, I arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15 vjeçari nga fshati Poloske i Devollit Ka qënë nëna e 15 vjecarit ajo që ka denoncuar në polici rastin sapo ka mësuar nga djali i saj për ngacmimin seksual nga 45 vjeçari Ago nuk ka pranuar akuzat në seancën gjyqësore duke u shprehur se nuk ka patur për asnjë moment qëllimin e ngacmimit seksual ndaj 15 vjecarit ndërkohë që gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës…

Read More

Korçaret e trajnerit Orlando Koja edhe duke aktivizuar të gjitha lojtaret e stolit kanë fituar me pikë të vogla me kryeqytetaset. Seti i parë e kanë mbyllur shpejt 25-16, ashtu siç kanë mbyllur e të dytin 25-14, për të ardhur tek i treti që e kanë fituar 25-16. Me këtë fitore Skënderbeu është në krye të renditjes në grup, duke treguar e njëherë tjetër se mbetet skuadra e trofeve edhe për këtë sezon. Pas ndeshjeve në grupe, 4 ekipet me te mira luajnë me sistem eleminimi në gjysmë finale ndërkohë që finalja do të luhet në Prishtinë e ka shumë…

Read More

Qendra për Hapje dhe Dialog në Korçë ka organizuar një tjetër aktivitet si pjesë e ciklit “Shprehur në vargje”, i cili kësaj here erdhi në kuadër të 89-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare. Mes interpretimeve të poezive dhe pjesëve letrare të Kadaresë nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Mësonjëtorja e parë shqipe” sollën një atmosferë të bukur tek Biblioteka “Thimi Mitko” në Korçë. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe një ekspozitë me piktura të realizuara nga vetë nxënësit. Aktiviteti është vlerësuar edhe nga nxënësit pjesmarrës, të cilët kishin përzgjedhur disa nga veprat më të njohura të Kadaresë…

Read More