Author: Kolibri 1
Vijojnë punimet në fshatin Podgorie të Maliqit për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në këtë fshat. I marrë nga kodra sipër fshatit me 3 depo në dispozicion, ky rrjet pritet tju vijë në ndihmë banorëve të këtij fshati. Projekti financohet dhe zbatohet nga Agjensia kombetare e ujësjellës kanalizimeve dhe ministria e infrastruktures dhe energjisë. Banorët shprehen të kënaqur me këtë investim dhe theksojnë se ishte i domosdoshëm. Punimet për ndërminin e ujësjellsit të ri kanë shkakruar probleme në disa rrugë të fshatit, por ndërjyrja ka qenë e menjëhershme. Fshati Podgorie në njësinë administrative Vreshtas të Bashkisë Maliq është…
DVP Korçë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin O. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Th., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 11, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe online për baste sportive. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet…
Një ndër masat që merret në këtë periudhë në pemtore është kryerja e krasitjes, proces i cili tashmë ka nisur nga fermerët që kultivojnë drufrutorë. Specialistët e pemtarisë këshillojnë që procesi të kryhet kur të kemi një rritje të temperaturave dhe jo kur ka prani ngricash pasi kjo dëmton bimën. Procesi i krasitjes sipas specialistëve duhet të përfundojë rreth fundit të muajit shkurt dhe më pas të fillojnë trajtimet dimërore kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve. Nevjon Telha, Specialist i sektorit të pemëtarisë, QTTB, shton se në pemtoret e vjetra, krasitja duhet të kryhet në mënyrë të tillë që të shtyhet afati…
Në prag të sezonit të ri të mbjelljes së qepës, fermerët e Maliqit përballen me një situatë të vështirë, pasi kanë ende sasi të konsiderueshme të pashitura nga prodhimi i vitit të kaluar. Në disa fshatra të bashkisë, si Leminot dhe Çaushli, një pjesë e prodhimit është hedhur në kanale dhe lumenj, ndërsa pjesa tjetër është magazinuar. Fermerët thonë se, edhe pse prodhimi i qepës ka qenë i mbarë, çmimi i shitjes ka qenë tepër i ulët dhe kërkesa nga tregtarët ka qenë gjithashtu e pamjaftueshme. Fermerët shprehen të shqetësuar për situatën e përsëritur, ku mbetjet e prodhimit po shkaktojnë…
Një mjeke në Spitalin Pediatrik në Tiranë ka kallëzuar në polici se nëna e Leo Sadikajt, e ka dhunuar. Pas kallëzimit, policia ka referuar materialet në Prokurori për nënën e të miturit, që humbi jetën disa ditë më parë. Nëna pretendon se mjekja ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke…
DVP Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ilir Rushiti, 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan shtetasin Aleks Ago, 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: Maradona Cenolli, 33 vjeç, banues në Vashtmi, Maliq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”; Ronaldo Merdiku, 24 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një…
Një nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024 ishte padyshim edhe çmimi për “Talentin e Vitit” për djem. Ermir Rashica, futbollisti i talentuar i Skënderbeut, është shpallur “Talent i Vitit” 2024, ndërsa në garë për këtë çmim ishin edhe Ermal Meta i Tiranës, Ledjo Tresa i Laçit dhe Ergis Arifi i Teutës. Sulmuesi i Skënderbeut zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke udhëhequr skuadrën drejt objektivit “Final Four”. Çmimin Ermir Rashicës ia dorëzuan djemtë e dy legjendave të futbollit shqiptar, Sefedin Braho dhe Sabah Bizi, të cilët janë ndarë nga…
Gara për drejtorin e Përgjithshme të RTSH-së, është futur në fazën finale, ku këtë të hënë janë përzgjedhur kandidaturat që do shkojnë për votim. Këshilli Drejtues i RTSH, nën debate të forta, ka vendosur që kandidaturat që do të shkojnë për votim do të jenë Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Eni Vasili është skualifikuar nga gara pasi, me votë nga shumica e Këshillit Drejtues, është deklaruar se nuk plotëson kriteret. Drejtori i Përgjithshëm do të zgjidhet mes Jetmir Shpuzës dhe Aurora Polo.
73-vjecari nga Korça, Ylli Qirinxhi me profesion mjek ka vendosur që t’i shërbejë banorëve të 17 fshatrave në zonën e Lekasit edhe pse ka dalë në pension. Për më tepër ndjekim materialin e përgatitur nga gazetari Xhensil Shkëmbi. “Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe” – është një nga fjalitë e betimit të Hipokratit, fjali e cila mishërohet tek doktor Ylli Qirinxhi. Mjeku 73 vjeçar ka vendosur që edhe në këtë moshë të thyer, të shërbejë në zonën e thellë të Lekasit në Korçë, ku i duhet me orë të tëra të ecë për të…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. ➡️ N/Komisar Ilirjan Turtulli, me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë; ➡️ Inspektor Kudret Latollari, me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë; ➡️ Inspektor Fatos Ismailaj, me…

