Author: Kolibri 1

“Mundësi pa kufi”, një koncert muziko-teatral ideuar dhe performuar nga motrat artiste Blerina dhe Alda Shalari do të ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë këtë fundjavë. Dy motrat, që e humbën shikimin në fëmijëri, ushqyen me vite talentin dhe pasionin, për muzikën dhe sot sfidojnë vështirësitë duke u ngjitur në skenat artistike. Pikërisht për këtë koncerti ka marrë emrin “Mundësi pa Kufi”, pasi ka njerëz të cilët kanë prirje arti, por jo të gjithëve u jepet mundësia të ngjiten në skenë. Motrat Shalari prej vitesh e bëjnë këtë jo vetëm për vete,…

Read More

Pavarësisht përpjekjeve për të zhvilluar turizmin me varka apo anije turistike në Pogradec ashtu sikurse Ohri e ka një pjesë të rëndësishme të ofertës turistike këtë sektor, Pogradeci nuk ja ka dalë dot te ecë përpara në këtë drejtim. Më shumë sesa mungesa e anijeve turistike kjo lidhet me mungesën e një porti dhe kapitenerie në këtë qytet. Ilir Xhakolli kryetari i Bashkisë Pogradec e konfirmon këtë gjë dhe shkon më tej kur thotë se bashkia ka gati projektin për ndërtimin e një porti të ri dhe bashkë me të vendosjen e kapitenerisë në këtë qytet. Edhe qytetarët e shohin…

Read More

Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, le të bëjmë një vështrim historik të bektashizmit. 1. Peripetitë dhe mbyllja e tarikatit Bektashi në Turqi Njëra prej ngjarjeve më me rëndësi të shekullit XIX është ngritja dhe suspendimi i jeniçerëve në vitin 1826, e konsideruar si Vaka-i Hajrije (Ngjarje e shënuar), dhe mbyllja e të gjitha teqeve bektashiane në Shtetin Osman. Prishja e raporteve ndërmjet formacionit jeniçer dhe Shtetit Osman, mëvetësimi i Pashallëkut të Janinës në krye me Ali Pashë Tepelenën dhe mbyllja e teqeve bektashiane në qendrat e Shtetit Osman pas periudhës së Sulltan Mahmudit II, do të ndikojnë që…

Read More

Në shkollat e qarkut të Korçës, është vënë re një rritje e numrit të mungesave nga nxënësit, për shkak të virozave që po qarkullojnë gjatë kësaj periudhe. Situata është përkeqësuar gjatë ditëve me reshje debore dhe temperatura të ulëta, kur numri i mungesave është shtuar edhe më tej. Mjekët u bëjnë apel prindërve që në rast të shfaqjes së simptomave të virozave, fëmijët të mos frekuentojnë institucionet arsimore për të shmangur përhapjen e virozave tek fëmijët e tjerë. Autoritetet shëndetësore dhe arsimore bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj virozave dhe shmanien e grumbullimeve në mënyrë që të minimizohen infeksionet…

Read More

Kryeministri Edi Rama flet për një projekt tjetër të rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Bëhet fjalë për Erseka Solar Park. Kreu i qeverisë thotë se nga ky park do të prodhohen 50 mln kWh në vit dhe do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje. “Teknologji moderne dhe miqësore me ambientin, me një impakt të rëndësishëm social – ekonomik për zonën dhe më gjerë. Diversifikojme burimet e prodhimit të energjisë, duke rritur sigurinë energjitike, drejt objektivit për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030”, tha Rama. Parku është ndërtuar falë Ministrisë së Energjisë…

Read More

Mitropoliti i Korçës, Joani është zgjedhur nga vetë kryepeshkopi Anastas Janullatos që ta pasonte pas vdekjes së tij. Këtë detaj e ka zbuluar media greke “Protothema”. Sipas të njëjtit burim, Joani është zgjedhur nga Janullatos për shkak se është shqipfolës. Ndaj edhe vullneti i të ndjerit do të merret parasysh kur të nisë procesi për zgjedhjen e kryepeshkopit të ri të Kishës Autoqefale. Deri atëherë, Joani është caktuar nga Sindo i Shenjtë edhe si “mbikëqyrës” i Fronit të Kryepeshkopit. Mitropolit Joan (emri i lindjes është Fatmir Pelushi) tashmë shërben si mitropolit i Korçës. Ai ka studiuar për disa vite në…

Read More

Aleanca Franceze në Korçë prej vitesh ka mbajtur gjallë frymën e frankofonisë dhe ka kontribuar në promovimin e kulturës franceze përmes kurseve të gjuhës dhe aktiviteteve artistike. Këtë vit është vënë re një rritje e interesit të fëmijëve të të gjitha grupmoshave për mësimin e kësaj gjuhe. Fëmijët që frekuentojnë këto kurse e shohin mësimin e frëngjishtes si një mundësi për të pasuruar horizontet e tyre dhe për të pasur mundësi më të mira në të ardhmen. Aleanca Franceze në Korçë ofron kurse për të gjitha nivelet, duke u siguruar që nxënësit të kenë mundësi të avancojnë në aftësitë e…

Read More

Skënderbeu ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-1. Kjo ishte dhe fitorja e parë për Ernest Gjokën me bardhekuqtë në kampionat, teksa nga ana tjetër Devolli debutoi me humbje në stolin e durrsakëve. Një sfidë plot emocione u luajt në Korçë. Fillimisht ishte Teuta që gjeti avantazhin me Llocin. Ky i fundit shkaktoi më pas penallti, që u vendos pas rishikimit me VAR. Bismark nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar takimin. Pjesa e dytë pa korçarët të mbeteshin me 10 lojtarë, pas Bismark u largua me karton të kuq në minutën e 65-të. Dhe ky një episod që u…

Read More

Ulja e temperaturave ka sjellë shtimin e rasteve me viroza në urgjencën e spitalit të qytetit të Pogradecit. Në qendrën shëndetësore çdo ditë kryhen 30 deri në 40 vizita akute, kryesisht me simptomat e gripit dhe me temperaturë të lartë. Më të prekur nga virozat, janë të sëmurët kronikë, moshat e treta, ndërkohe Bozdo nuk përjashton dhe rastet tek fëmijët. Mjekja sugjeron pacientët të mos neglizhojnë simptomat dhe të paraqiten pranë mjekut të familjes. Rastet me grip dhe viroza të stinës janë shtuar ndjeshëm këtë fillimviti në qytetin e Pogradecit, ndërsa mjekët bëjnë thirrje për kujdes më të shtuar dhe…

Read More

U luajtën këtë të shtunë, tre ndeshjet te Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 20-të. Pogradeci mposhti me vuajtje Valbonën në transfertë, me rezultatin 3-2. Liqenorët iu falën një goli të Berberit në minutën e 94-t, për të marrë fitoren, pasi rezultati ishte gozhduar në 2-2. Me këtë sukses, Pogradeci mban vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa Valbona renditet e parafundit me 12 pikë. Fitore regjistroi edhe Lushnja ndaj Kukësit, me rezultatin 2-1. Lagunarët mbajnë vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa verilindorët mbajnë vendin e nëntë me 20 pikë. Apolonia-Korabi nisi me vonesë, për shkak të…

Read More