Author: Kolibri 1
Nëna e 15 vjeçarit në Devoll i cili ka akuzuar një 45 vjeçar se i ka ngacmuar djalin e saj seksualisht ka thënë para kameras se ka qenë një shoku i tij ai që i ka treguar asaj mbi ngjarjen. Gruaja e cila po e rrit e vetme djalin pasi bashkëshorti i ka ndërruar jetë, pasi mësoi për ngjarjen ka shkuar drejt dhe në komisariat ku ka bërë denoncimin për 45 vjeçarin i cili është arrestuar tashmë. Ndërkoh edhe vetë i mituri deklaron se 45 vjeçari e ka prekur me duar duke i kërkuar gjithashtu që të mos tregonte për…
31 vjeçari Kljadi Dumbo e kishte paralajmëruar se do të tentonte sërish të vriste veten nga hera e fundit që e shpëtuan dy të rinjtë, Enesi dhe Eriku. Mësohet se pas ngjarjes ai kishte thënë pasi e shpëtuan se do ta tentonte sërish diçka të tillë. Pra 31 vjeçari e kishte lënë të kuptohej nga autoritetet se do të hiqte dorë për të lënduar veten e tij në një situatë të rënduar psikologjike. Edhe herën e fundit kur tentoi të hidhej nga pallati ai bërtiste me të madhe se nuk e donte njeri dhe askush nuk i qëndronte afër. Dhe…
Prindërit e Aleks Agos, 45 vjecarit nga Devolli i akuzuar për ngacmim seksual shprehen se djali i tyre është i pafajshëm e se kurrsesi nuk mund të ketë kryer një vepër të tillë. Sipas Tomor Ago, të atit të të akuzuarit djali i tij u vetdorezua pas thirrjeve të policisë ndërsa ai shton se nuk avokati mbrojtës ka komunikuar me të akuzuarin, i cili nuk ka pranuar akuzën. Nga ana tjetër, nëna e Aleks Ago shprehet se, në rast të një vërtetësisë të kësaj akuze, djali i saj duhet të burgoset përjetë
I jep fund jetës duke u vetvarur i riu nga Pogradeci i cili gati 1 muaj më parë tentoi të hidhet nga kati i fudit i pallatit ku banonte në lagjen nr 5 të qytetit. Herën e parë ai u shpëtua nga dy të rinj dhe forcat e policisë e zjarrfikëses që ndërhynë në kohë duke e tërhequr nga dritarja e ballkonit. Ndërkohë ditën e sotme ai në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në banjën e apartamentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi rastin.
Aleks Ago, 45 vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit të Devollit për ngacmim seksual ndaj një 15 vjeçari Burime të siguruara thanë se ka qënë vet 15 vjeçari ai që ka denoncuar rastin në policinë lokale pasi sipas tij, 45 vjeçari babai i tre fëmijëve ka tentuar të kryejë marrdhenie me të Pas denoncimit policia ka shkuar në banesën e Aleks Ago për të kryer shoqërimin e tij por nuk është gjetur ndërkohë që vetëm mbrëmjen e djeshme 45 vjeçari është vet dorëzuar tek uniformat blu të komisariatit të Devollit Prokuroria ka filluar hetimet për ngacmim seksual.
FSHF-ja do të organizojë sot edicionin e tretë të mbrëmjes gala “Topi i Artë 2024”, i nominuar për trofeun edhe sulmuesi i Skënderbeut Spektakli më i madh i futbollit shqiptar do të mbahet në Teatrin e Operës dhe Baletit, teksa do të jetë një mbrëmje feste, e gjitha për t’u shijuar nga të pranishmit në sallë e ndjekësit nga televizioni. Siç është bërë e ditur më herët, spektakli do t’u kushtohet arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Do të jepen 9 çmime përgjatë kësaj mbrëmje, teksa nuk do të mungojnë as…
12-vjeçari Leo Sadiku, i cili humbi jetën në QSUT më 8 janar ,është kujtuar nga shokët e ekipit të tij të cilët kanë organizuar një ndeshje me ekipin e Skënderbeut në stadiumin e Maliqit. QSUT përmes një reagimi zyrtar deklaroi se 12-vjeçari kishte humbur jetën për shkak të miokardit akut, por familjarët e të miturit ngrenë akuza ndaj bluzave të bardha për mjekim të pakujdesshëm. Nëna e Leos Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj teksa mban foton e djalit në duar thotë se djalit të saj nuk i janë bërë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar…
Nga Ledjan Zeqollari Foto të rralla të Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, shtator 1924. Fotot janë realizuar nga fotografi zvicerian Frank-Herni Jullien, gjatë seancës së fjalimeve nga përfaqësuesit e shteteve. Në këtë seancë Fan Noli mbajti një fjalim mbresëlënës i cili u pasqyrua edhe në shtypin botëror asokohe. Madje prestigjozja amerikane New York Times, në shkrimin e datës 5 tetor 1924, i bëri jeohnë fjalimit të kryeministrit shqiptar ku shkruante: “Peshkopi Kryeministër Fan Noli i Shqipërisë i bëri delegatët e Lidhjes së Kombeve të mbeten gojëhapur, kur u mbajti një nga fjalët që bëri bujë dhe pa dyshim një…
Skënderbeu ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Teutës me rezultatin 2-1. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Ermir Rashica, i cili shënoi golin e fitores për të tijët, por që së shpejti do të transferohet në Ukrainë. “Mundohem të bëj më të mirën time dhe ta çojmë Skënderbeun sa më lart. Erdhi një ofertë nga Ukrainë dhe vendosim me klubin që të mbyllim këtu. Do jem disa javë, deri në fund të shkurtit. Sa të jem këtu do bëj maksimumin, kur të iki, s’do e lë ekipin në vendin e fundit. Me plan e kisha të…
Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Padova të Italisë. Sipas mediave vendase, Ariana Herri ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës nga miokarditi. Fillimisht e reja shfaqi simptoma të lehta, si kollë dhe ftohje. Në ditët në vijim, sëmundja u përkeqësua duke i shkaktuar vështirësi në të ngrënë, të vjella të vazhdueshme, gjë që bëri familjen t’i drejtohej spitalit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’ia dilte dhe ndërroi jetë. Ariana u përshkrua nga rrethi i saj si një vajzë gazmore, e apasionuar pas muzikës dhe kërcimit. Lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën më 27 janar…

