Author: Kolibri 1
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë është duke kryer punime të mirëmbajtjes për restaurimin e Shtëpisë Muze të Kostandin Kristoforidhit, në lagjen “Kala”, Elbasan. Kjo ndërhyrje do të eliminojë rrezikun që i kanoset këtij objekti si dhe do të sjellë vënien në funksion të tij. Çatia shfaqte problematika në konstruksion si dhe ishte vënë re prania e lagështisë në ambientet e brendshme të objektit. Në këtë fazë të ndërhyrjes nga ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Korçë është realizuar ndërhyrja në të gjithë sipërfaqen e çatisë. Gjithashtu përfundoi restaurimi i dyshemesë së dëmtuar prej dërrase dhe pastrimi nga vegjetacioni i territorit.…
Tradita e të lindurit fëmijë në moshë të vogël mund t’i kushtojë Dritson Kurtit 25 vite burg, pasi prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet duke e akuzuar për marrdhenie seksuale me të mitur, përcaktuar në nenin 100/2 i kodit penal, ku caktohet dënim jo më pak se 25 vite burg 13 vjeçarja e cila bashkëjetonte me Kurtin, marrdhenie ku lindi dhe një fëmijë, me lot në sy kërkon lirimin e burrit të saj. “Kam 5 muaj që nuk e takoj dot sepse linda e vogël, 13 vjeçe. Nuk e mbajti fëmijën në krah, me ka marre malli, dua të me…
Ndarja nga jeta e Kryepiskopit Anastas Janullatos ka lënë një boshllëk të madh në udhëheqjen shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke ngritur pyetje për të ardhmen. Çfarë do të ndodhë tani? Brenda dy javësh pritet të mblidhet Sinodi i Shenjtë, i cili përbëhet nga 6 mitropolitë. Ata do të votojnë për të zgjedhur Kryepiskopin e ri, sipas rregullave dhe traditave të Kishës Ortodokse. Në përputhje me ligjet kanonike, Kryepiskopi i ri duhet të jetë një nga mitropolitët ekzistues, dhe zakonisht përparësi ka ai që konsiderohet më i vjetri në shërbim. Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Joan…
Nëna nga Korça akuzon edukatoren se i goditi djalin, apelon që të mos heshtet për rastet e dhunës Një nënë nga Korça akuzon se edukatorja ka goditir djalin e saj, dhe nisur nga ky rast apelon që të mos heshtet për dhunën ndaj fëmijëve. “Përveç denoncimit në polici të rastit të djalit tim, sot mora guximin për ta bërë edhe publike. Ju lutem të gjithë prindërve të mos heshtin dhe të mos pranojnë kompromise për fëmijet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën ndaj tyre. Shpresoj që prokuroria të bëjë hetim të paanshem dhe të japë vendimin e saj…
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos do të prehet në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se trupi i Janullatos do të sillet në Shqipëri, pasi ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale. Gjithashtu është dhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes. Ndërkohë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore. Kryepeshkopi…
Ka ndërruar jetë në në moshën 95-vjeçare Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Kush ishte Kryepeshkopi Anastas? Lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire, Greqi. Ka qenë profesor i Historisë së Feve (1972-92) dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1983-1986) B.D dhe Th.D (me nderimet më të larta) dhe sot është Profesor Emeritus i po të njëjtit Universitet. Ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë apo Doktor Nderi i Filozofisë, Th.D.h.c, DD hc PhD h.c nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri,…
Sot, më 25 janar 2025, në orën 07:30 të mëngjesit, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të disa organeve. Më parë, ai ishte kuruar për disa ditë në spitalin “Hygeia” në Tiranë. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar këtë humbje të madhe me dhimbje të thellë, duke ftuar besimtarët të luten për prehjen e shpirtit të Kryepiskopit. Fortlumturia e Tij, Anastas, njihet si rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pas rrëzimit të regjimit ateist.…
KF Skënderbeu thirrje tifozëve: “Të gjithë në Strofull për të mbështetur ujqërit!” KF Skënderbeu ka bërë një thirrje emocionuese për tifozët e tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes në këtë periudhë vendimtare të sezonit. “Ky është momenti që skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj më shumë se kurrë. Ky është momenti që të tregojmë dashurinë për ngjyrat bardhekuqe dhe të mbështesim ujqërit,” shprehet klubi në një njoftim zyrtar. Nesër, tifozët ftohen të bashkohen në “Strofull” për të përkrahur ekipin e zemrës. Klubi thekson se bashkimi i forcave është çelësi për të arritur suksesin: “Bashkë më të fortë! Bashkë ia dalim!”…
Situata kaotike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, stuhia e frikshme Éowyn shënon viktimën e parë
Stuhia Éowyn ka goditur në mënyrë të frikshme Irlandën dhe një pjesë të Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo vetëm. “The Times” raporton se është shënuar viktima e parë nga kjo stuhi. Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal, ka thënë policia në Republikën e Irlandës. Donegal, në veriperëndim të vendit, ka qenë një nga zonat më të goditura nga erërat më të fuqishme të stuhisë Éowyn sot. Shkollat në të gjithë qarkun janë mbyllur dhe transporti publik është ndalur.
Ndonëse qyteti i Korçës është themeluar këto V-VI shekujt e fundit, zona e Korçës është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime ilire. Antikiteti Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. Epoka e Bakrit zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s. fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhëhoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej…

