Author: Kolibri 1
Të shkruash për jetën e një njeriu që s’është më nuk është një punë e thjeshtë. Duhet të gjurmosh detajet e jetës, ngjarjet më të rëndësishme, ato që i japin domethënie kapitujve të librit. Pa harruar që njeriu që ke zgjedhur të jetë protagonisti i rrëfimit, nuk jeton dhe duhet të përfytyrosh se si do të ndihej ai po ta lexonte librin. Me dëshirën e familjes dhe miqve të ngushtë të Vaskë Kostës, u nxita të shkruaj për këtë njeri që kurrë nuk e hiqte buzëqeshjen nga buzët, për modelin që ai mund të përcjellë te lexuesit e librit. Gjithkush…
E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer për aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë. Ajo rrëfehu se u rrëzua teksa ecte me motor nëpër dëborë në Dibër dhe pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore, aq sa ka menduar se do të paralizohej. “Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën…
Nëna e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në News24, duke ndarë me publikun të gjithë kalvarin që kaloi djali i saj në Spitalin e Korçës dhe QSUT. Ajo akuzon mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit. Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e…
Nëna e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar, në një intervistë ekskluzive për Osman Stafën në News24, ka akuzuar mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit. Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e dërguan atë në shtëpi. Më 29 dhjetor, pasi gjendja e djalit nuk përmirësohej, ata shkuan përsëri në spital, ku pas disa…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasen A. Xh., 32 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 32-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës dhe vjehrrit të saj. Për të mbrojtur viktimat, autoritetet i kanë pajisur ata me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Përgjegjësi i këtij reparti Robert Rado ka bërë me dije se çdo ditë kryhen nga 50-60 vizita ndërkohë që ka e raste që kanë shfaqur komplikacione, të cilët trajtohen në shërbimin spitalor. Për përgjegjësin e pediatrisë, shqetësim mbetet moskryerja e vizitave tek mjeku i familjes, gjë e cila sjell dhe numrin në rritje të vizitave në pediatri. Numër në rritje të rasteve ka edhe në urgjencën e spitalit rajonal por shumë më tepër në sanatorium aty ku dhe rastet e shtrimeve kanë qenë më të shumta.
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për përcaktimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës ku do të lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi synon të rregullojë në detaje kriteret për kultivim, duke siguruar përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas. Standardet për kultivimin për qëllime mjekësore: Parcelat nuk duhet të jenë brenda: Zonave të mbrojtura ose turistike. Pyjeve, kullotave dhe livadheve. Zonave ushtarake. Zonave urbane sipas planeve territoriale. Largësia minimale prej 3 km nga parqet e bletëve dhe zonat ushtarake. Përqendrimi i metaleve të rënda në tokë duhet…
Burime tepër të sigurta brenda Balfin Group shprehen se tanimë marrëveshja është mbyllur dhe rrjeti i supermarketeve SPAR do të shitet në kompania VIVAS. Te njëjtët burime shtojnë se ende nuk është e qartë klauzola në rast se rrjeti do vazhdojë të mbajë të njëjtin emër apo do të konvertohet në VIVAS por ajo çka me siguri dihet është se tregu i supermarketeve është në ndryshim rrënjësor.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen. Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht. Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri. Kujtojmë që Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë…
Fermerët që kultivojnë drufrutorë kanë nisur të kryejnë një sërë shërbimesh në pemetore. Një ndër proceset më të rëndësishme është krasitja e cila sipas specialistit të pemtarisë Nevjon Telha, mund të kryhet në 3 forma. Krasitja kryhet jo vetëm që të stabilizohet prodhimi por edhe të ruhet vit pas viti, kjo nëpërmjet diferencimit ta sythave frutorë. Krasitja ka nisur që në muajin dhjetor dhe do të vijojë deri në mars. Një tjetër proces i rëndësishëm që duhet kryer për të pasur një prodhim të mbarë, është edhe plehrimi.

