Author: Kolibri 1
DVP Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Mikel Çyçllari, 31 vjeç, banues në fshatin Porodinë, pasi në dalje të fshatit Porodinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 31-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Jani Melka, 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 14, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe online për baste sportive. Po nga këta specialistë u referuan materialet në…
E gjithë kjo sipas fermerëve ka ardhur për shkak të mungesës së tregut dhe çmimit të ulët të këtyre prodhimeve bujqësore. Avni Maliqari është një prej fermerëve potenciale të fshatit Sheqeras i cili kultivon grurë, qepë dhe patate. Grurin e ka prej dy vitesh të pashitur ndërkohë që këtë vit ka të magazinuar qepën e pataten. Fatmir Brace është një tjetër fermer i këtij fshati i cili ashtu si fermerët e tjerë ka mbjellë sipërfaqe jo të vogla me qepë e misër,prodhim që e ka jo vetëm të pashitur por sasi të mëdha qepe mund të përfundojnë në lumin e…
Apel për ndihmë: Të bashkohemi për të shpëtuar jetën e Elda Muçit Një sëmundje e rëndë po kërcënon jetën e Elda Muçit, një grua 47-vjeçare nga Devolli, nënë e tri fëmijëve dhe motër e dashur. Diagnostikuar me cerozë hepatike, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, duke përfshirë komplikime si varice në kraharor, zverdhje të lëkurës, bilirubinë të lartë, imunitet të dobët, kollë të vazhdueshme dhe anoreksi. Pas një kalvari të gjatë trajtimesh në spitale brenda vendit, shpresa për rekuperim mbetet vetëm një transplant i mëlçisë – një procedurë e specializuar që fatkeqësisht nuk ofrohet në Shqipëri. Por, pengesa më…
Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim për veprën penale “vrasje me dashje” Erjon Llapushin, autor i vrasjes së kamerierit Gazment Kurmakut. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Elbasan më 2 tetor të vitit 2021, kur Erjon Llapushi vrau për një tavolinë kamerierin Gazment Kurmaku. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau. Sot më datë 23.01.2025 u zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin E.Ll me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli. Gjykata e deklaroi atë fajtor për veprën penale ” “Vrasje me dashje”,…
Vendimi i qeverisë shqiptare në lidhje më stacionet e plazheve private përgjatë 2025 pritet të përgjysmojë numri ne bizneseve verore në Pogradec. Kjo pasi ligji parashikon se hapsirat e plazheve mund të shfrytëzohen vetëm nga njësitë e akomodimit. Tashmë propocioni i hapsirave në qytetin liqenor ka ndryshuar nga 70 përqind privat e 30 publik, në 80 % publik dhe 20 % privat. “Raporti për vitin 2025 është 80% plazh publik dhe 20% plazh privat, pasi ne bazë të dhomave akomoduese, shtretërve dhe kapmingjeve vetëm 20 përqind prej tyre do të kenë mundësinë për plazhe private. Pasi në bazë të ligjit…
Në Maliq, fermerët vuajnë për të shitur prodhimet bujqësore. Drithërat kanë mbetur stok në magazina dhe sot shërbejnë si ushqim për brejtësit, sepse nuk po gjejnë rrugën e tregut. Fermerët thanë se prodhimi vendas nuk shitet për shkak të konkurencës së pandershme dhe importit me shumicë nga Ukraina e Serbia. Fermerët e fshatit Sheqeras në Maliq, të cilët masivisht kultivojnë drithrat nuk kanë gjetur treg për misrin dhe grurin. Depot e drithrave janë plot, ndërsa sipas tyre të vetmit përfitues janë brejtësit. Fermerët shprehen se çmimi i drithrave varion nga 22 – 25 lekë për kg me shumicë, ndërsa çmimi…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Korçë teksa në afërsi të fshatit Porodinë, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e humbjes së kontrollit të mjetit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Të shkruash për jetën e një njeriu që s’është më nuk është një punë e thjeshtë. Duhet të gjurmosh detajet e jetës, ngjarjet më të rëndësishme, ato që i japin domethënie kapitujve të librit. Pa harruar që njeriu që ke zgjedhur të jetë protagonisti i rrëfimit, nuk jeton dhe duhet të përfytyrosh se si do të ndihej ai po ta lexonte librin. Me dëshirën e familjes dhe miqve të ngushtë të Vaskë Kostës, u nxita të shkruaj për këtë njeri që kurrë nuk e hiqte buzëqeshjen nga buzët, për modelin që ai mund të përcjellë te lexuesit e librit. Gjithkush…
E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer për aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë. Ajo rrëfehu se u rrëzua teksa ecte me motor nëpër dëborë në Dibër dhe pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore, aq sa ka menduar se do të paralizohej. “Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën…
Nëna e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në News24, duke ndarë me publikun të gjithë kalvarin që kaloi djali i saj në Spitalin e Korçës dhe QSUT. Ajo akuzon mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit. Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e…

