Author: Kolibri 1

Tomi Selimi është një nga mjeshtrat e muzikës korçare, në mos më i miri sa i përket interpretimit të tij në kitarë. Mjafton një kalim i shpejtë në galerinë e fotove të statusit të tij në rrjetet sociale, dhe të shfaqet duke pozuar prej vitesh të kaluara me mjeshtra të kalibrit të lartë si Laver Bariu dhe Nevruz Nure (Lulushi). Tomi Selimi është një muzikant virtuoz në rangun e këryre korifejve të interpretimit në klarinetë. Tomi Selimi, ndërkaq është një besimtar i devotshëm mysliman, duke përcjellë vlerat më të mira njerëzore dhe shoqërore. Ja një ‘portret” me autor Naim Jonuzi…

Read More

Skënderbeu u mposht me rezultatin 0-4 nga Vllaznia. Një rezultat zhgënjyes për korçarët, që ndodhen në fundin e tabelës së renditjes. Pas ndeshjes foli trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka. Rezultati nuk të jep mundësi të flasësh, ndeshje e interpretuar gabim. Kjo ndeshje duhet mbyllur sa më shpejt, për t’i dhënë mundësi vetes dhe skuadrës për ta kaluar këtë ngërç. Ndeshje shumë e keqe. Nuk kam koment për penalltinë, nuk e gjykoj dot unë. U bë fakt, u dha penallti dhe ndoshta na prishi ekuilibrat. Rashica nuk është më lojtar i jonë, ne e dimë mirë që shumë lojtarë psikologjikisht ndoshta…

Read More

Fitore spektakolare e Vllaznisë. Shkodranët e Tomas Brdariç mposhtën me rezultatin 0-4 Skënderbeun, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Superiores, ku protagonist absolut u bë bomberi Bekim Balaj, i cili realizoi tripletë, ndërkohë që golin tjetër për Vllazninë e shënoi Mala. Falë këtij triumfi Vllaznia u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të parë. Ndërkohë që Skënderbeu i Gjokës, është zhytur në fundin e tabelës me 16 pikë në 21 javë dhe një golavarazh –14. Në duelin e radhës Skënderbeu do të presë Teutën ndërsa Vllaznia luan në shtëpi ndaj Egnatias.…

Read More

Vitin e shkuar u importua mish nga jashtë si kurrë më parë. Kjo, jo se shqiptarët konsumuan më tepër, por nga që në vend pati edhe më pak bagëti. “Janë shitur bagëtitë të gjitha. Në Shqipëri nuk merret më njeri me blegtori. S’po e kuptoj se çfarë po bëhet”, shprehet kasapi Sinani. Vlera e mishit dhe nënprodukteve të tij të blerë nga jashtë në 12 muajt e lëna pas përllogaritet në 84 milionë euro. Në raport me 2023-shin, importet u zgjeruan me 7 milionë euro apo 9.1 për qind. “Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati,…

Read More

Së shpejti në Korçë do të ndërtohet qendra e parë turistike e skive në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim me videomesazh në Facebook, sipas të cilit kjo do të ndikojë në ekonominë dhe paketën turistike të këtij qarku, sie dhe do ta fusë Korçën në hartën europiane të skive. “Tani i ka ardhur radha qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri me shumë kuaj fuqi në ekonomikë e këtij qarku ku…

Read More

Nxënësit e shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” do të jenë pjesë e konkursit të parë ndërkombëtar të pianos për të rinj “J’adore Chopin”. Ky konkurs organizohet për të përkujtuar 215 vjetorin e lindjes së kompozitorit dhe pianistit virtuoz Frederik Chopin dhe 30 vjetorit të themelimit të shoqatës “Frederik Chopin” të Shqipërisë. Pjesëmarrja në të tilla konkurse për drejtorin e shkollës Ilir Zguri është tepër e rëndësishme. Ndërkohë Zguri, Drejtor i shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço”,bën me dije se janë duke përgatitur edhe një koncert. Viti që lamë pas ka qenë tepër i suksesshëm për këtë shkollë,…

Read More

Në renditjen e shkollave të ZVA Korçë-Pustec, sipas “Kartës së performancës” për vitin shkollor 2023-2024, është renditur e para shkolla 9-vjeçare e fshatit Belorta. Kjo kartë bazohet në 15 tregues ku ndër më kryesorët janë % e nxënësve kalues dhe nota mesatare e shkollës në provimet kombëtare të arsimit bazë, diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës në provimet e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe matematikës, pikët mesatare të nxënësve në vlerësimin e arritjeve të nxënësve në arsimin fillor, provimi i VANAF që realizohet për klasat e 5-ta, etj. Kjo arritje vjen falë punës së përkushtuar të stafit mësimor dhe…

Read More

Në zemër të bardhësisë së dimrit, Kolonja u shndërrua në një galeri të hapur arti, ku 21 piktorë shqiptarë hodhën në telajo bukuritë e qytetit të Ersekës dhe fshatrave turistikë të Borovës, Rehovës, Shelegurit dhe jo vetëm. Për piktorët pjesëmarrës ne këtë koloni, e gjithë treva ofron shumë për ta, sidomos në stinën e dimrit. Fatmir Toci, organizatori i eventit, e cilësoi Kolonjën si “perfeksion i natyrës dhe një burim të pashtershëm frymëzimi për artistët, jo vetëm në dimër, por në çdo stinë”. Një pjesë e pikturave të realizuara në këtë koloni u dhuruan fondit të galerisë së kulturës në…

Read More

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump u fotografua në një drekë në West Palm Beach, Florida, ku u shoqërua nga disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Fotografia, e postuar nga Zef M. Gjelaj me mbishkrimin “Lunch with the big boss!!!!!”, është shpërndarë gjerësisht në rrjet. Sipas identifikimeve të bëra nga Martin Vulaj, në foto ndodhen Anton Dedvukaj, Vasel Juncaj, Sokol dhe Paul Martini (me shpinë nga kamera). Takimi ndodhi para 20 janarit 2025, kur Trump do të rikthehet për të bërë betimin si President i Shteteve të Bashkuara për një mandat të ri. Ky zhvillim është duke u ndjekur me…

Read More

Së shpejti, në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës do të shfaqet komedia britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, një shfaqje që premton të sjellë humor dhe situata të papritura, duke bërë publikun të qeshë dhe të reflektojë njëkohësisht. Me aktoret e njohura Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra, në regji të Rovena Lule, kjo premierë do të vijë për publikun në fund muajit janar. Regjisorja Lule thotë se kjo premierë do të sjellë një ngjarje të paharrueshme për dashamirësit e teatrit. Kjo komedi do të përcjellë tek publiku mesazhe të fuqishme për jetën, miqësinë…

Read More