Author: Kolibri 1

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump u fotografua në një drekë në West Palm Beach, Florida, ku u shoqërua nga disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Fotografia, e postuar nga Zef M. Gjelaj me mbishkrimin “Lunch with the big boss!!!!!”, është shpërndarë gjerësisht në rrjet. Sipas identifikimeve të bëra nga Martin Vulaj, në foto ndodhen Anton Dedvukaj, Vasel Juncaj, Sokol dhe Paul Martini (me shpinë nga kamera). Takimi ndodhi para 20 janarit 2025, kur Trump do të rikthehet për të bërë betimin si President i Shteteve të Bashkuara për një mandat të ri. Ky zhvillim është duke u ndjekur me…

Read More

Së shpejti, në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës do të shfaqet komedia britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, një shfaqje që premton të sjellë humor dhe situata të papritura, duke bërë publikun të qeshë dhe të reflektojë njëkohësisht. Me aktoret e njohura Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra, në regji të Rovena Lule, kjo premierë do të vijë për publikun në fund muajit janar. Regjisorja Lule thotë se kjo premierë do të sjellë një ngjarje të paharrueshme për dashamirësit e teatrit. Kjo komedi do të përcjellë tek publiku mesazhe të fuqishme për jetën, miqësinë…

Read More

Motra e Egli Progës, i cili u vra në një ngjarje të rëndë në Pogradec, ka publikuar një letër të hapur drejtuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ajo e akuzon atë dhe institucionet që drejton për shtrembërim të ngjarjes, fshehje provash dhe mosveprim ndaj një bande kriminale që dyshohet të ketë lidhje me persona me influencë. Në letrën e saj, ajo thekson se Policia e Shtetit dështoi në kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar dhe shton se provat u zhdukën me qëllim të manipulimit të ngjarjes. Sipas saj, autorët e vrasjes, Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan…

Read More

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka thënë se ka të ngjarë të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv pas marrjes së detyrës të hënën për t’i dhënë TikTok një afat 90-ditor shtesë nga dita e vendosur e ndalimit të tij. Në një intervistë me NBC News , Trump tha se nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar, por po konsideronte zgjatjen e afatit të së dielës për aplikacionin. Një zgjatje do t’i jepte kompanisë mëmë me bazë në Kinë të aplikacionit që t’ia shesë një blerësi jo-kinez ose do të përballet me një ndalim në të gjithë shtetet. Ai i tha…

Read More

Ermir Rashica thuajse e ka mbyllur aventurën te Skënderbeu. Sulmuesi nga Kosova, pritet të vazhdojë karrierën në Ukrainë. Në tavolinën e klubit korçar ka mbërritur një ofertë e majme dhe e parefuzueshme. Sipas shtypit të shkruar, Metalist Kharkiv ka ofruar 800 mijë euro për shërbimet e sulmuesit. Te skuadra ukrainase, vetëm pak ditë më parë është transferuar një tjetër lojtar i Superiores, Cristian Mba. Rashica do të luajë ndeshjen e fundit me Skënderbeun, teksa do të zbresë në fushë kundër Vllaznisë, ditën e nesërme. Menjëherë pas kësaj sfide do të udhëtojë drejt Ukrainës për të kopsitur të gjitha detajet e…

Read More

Dramat vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së famshme në “Big Brother Vip”, kësaj radhe vëmendja është zhvendosur mes Gjestit, Eglit dhe Xumit. Ky i fundit, ka shprehur pëlqimin për Eglin që në ditët e para të edicionit, por përgjigja nga pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese. E ndërsa Egli deklaronte se nuk ishte një marrëdhënie arsyeja përse ajo ishte futur në “Big Brother”, tashmë ajo ka shprehur hapur pëlqimin dhe simpatinë për Gjestin, me të cilin ajo kalon kohën më të madhe në shtëpi. Sigurisht xheloz për këtë situatë është bërë Xumi, që ka qenë shumë këmbëngulës për të marrë…

Read More

Aksident i frikshëm në afërsi të fshatit Libonik, Maliq. Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar në kanal, anës aksit nacional. Korçë-Maliq. Në mjetin tip volsvsgen që ka dalë nga rruga, kanë qenë duke udhëtuar dy persona të cilët të dy janë lënduar si pasojë e aksidentit. Policia, zjarrfiksja dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Read More

DVP Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Daniel Demiraj, 43 vjeç, banuse, në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin më gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Kiço Mihali, 46 vjeç, banues në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Po nga këta Specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. S., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur në vazhdimësi ish të dashurën e…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump. Ministria jonë e jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale. Por KQZ e ka kategorizuar si të “ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit Bushati, sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para.

Read More

Të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, ishin Dhurata dhe Sofo. Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës. Mes diskutimeve dhe batutave mes tyre dhe kryeministrit, çifti thanë se kanë një djalë që punon jashtë vendit, në Gjermani, ndërsa vajzat jetojnë në Shqipëri, ku e ndihmojnë herë pas here me biznesin. Ai po punon si marangoz në Gjermani, ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre. Kryeministri ‘e kritikoi’, duke bërë thirrje që të kthehej në vendin e tij. “Ajo kafja e gjermanëve është sikur pi lëng gështenje”, tha Rama. “Atje ka taksa,…

Read More