Author: Kolibri 1
Tjetër përplasje pranë Qv ku ndodhi sherri i parë, disa veta të përfshirë në konflikt. Dyshohet sipas policisë të jenë familjarë të palëve që u përfshinë në sherrjn e parë. Policia në vendngjarje.
Kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, votoi mëngjesin e sotëm në lagjen ku banon, së bashku me bashkëshorten e tij. Në një prononcim për mediat pas votimit, ai deklaroi se procesi në të gjithë Korçën dhe bashkitë e qarkut ka nisur normalisht, me qetësi dhe në frymë qytetarie. “Siç e meriton kjo ditë. Për mua, 11 maji nuk është thjesht një datë e zakonshme zgjedhjesh, por një ditë e rëndësishme për vendin, në prag të përmbylljes së një etape kyçe të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Peleshi. Ai theksoi se mandati i ardhshëm…
Mondi Spaho është bërë problem ! Hyn në Qendrën e Votimit. Tani për momentin në qendrat e votimit Vashtëmi lajmi vijon….
Pogradec sherr në një qendër votimi pranë shkollës Esat Minarolli, një simpatizant i PD ka goditur me grushta një komisioner në QV që i përket PS. Sipas të dhënave shtetasi në fjalë është shoqëruar nga policia e Pogradecit. Luan Tollozhina është simpatizanti i PD që ka goditur komisionerin e PS Erton Gega.
Me shume se 260 mijë votues janë pjesë e procesit të votimit në qarkun e Korçës të cilët do të shprehin vullnetin e tyre me votë në 427 qendra votimi. Procesi po vijon normalisht, me probleme të vogla në qytetin e Ersekës ku disa prej komisionerëve të Partisë Demokratike nuk u paraqitën në orarin e duhur duke mos u bërë e mundur hapja në kohë e qendrave të votimit ndërsa edhe në këto qendra ka nisur rregullisht procesi i votimit pasi komisionerët janë paraqitur rreth orës 07:50. Votuesit e juglindjes se vendit kanë filluar ta shprehin vullnetin e tyre me…
Me shume se 260 mijë votues janë pjesë e procesit të votimit në qarkun e Korçës të cilët do të shprehin vullnetin e tyre me votë në 427 qendra votimi. Procesi po vijon normalisht, me probleme të vogla në qytetin e Ersekës ku disa prej komisionerëve të Partisë Demokratike nuk u paraqitën në orarin e duhur duke mos u bërë e mundur hapja në kohë e qendrave të votimit ndërsa edhe në këto qendra ka nisur rregullisht procesi i votimit pasi komisionerët janë paraqitur rreth orës 07:50. Votuesit e juglindjes se vendit kanë filluar ta shprehin vullnetin e tyre me…
Në disa qendra votimi në Ersekë nuk ka nisur ende votimi pasi ende nuk janë paraqitur komisionerët e PD. Pritet udhëzim nga KQZ.
38 gra me vendbanim të përkohshëm në Pogradec për shkak se vuajnë dënimin në IEVP Pojskë në Pogradec do të votojnë ditën e nesërme. Sipas informacioneve të siguruara e gjithë baza materiale për procesin zgjedhor është dërguar në burgun e Pojskës. Nuk do të votojnë shtetaset e huaja që vuajnë dënimin në këtë institucion ashtu si nuk do të votojnë mbi 20 gra të cilat janë të dënuara nga Spak i cili u ka hequr edhe të drejtën e votës. Ndërkohë sipas të dhënave janë 34 të paraburgosura që do të votojnë dhe 3 të dënuara.
Prej datës 1 Prill të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut e paguajnë siguracionin vjetor vetëm 50 € nga 300 që ishte. Një lehtësirë kjo që jo vetëm ka shtuar numrin e lëvizjeve në këtë pikë kalimi kufitar por ka rritur edhe gati 40% blerjet e primeve të sigurimit në radhët e qytetarëve. Këta të fundit shprehen si një ulje e tillë e çmimit është diçka shumë e mirë, por që vlen vetëm për Maqqdoninë dhe jo për vendet e tjera të BE. Policia kufitare në Qafë Thanë bën me dije se vetëm gjatë muajit Prill dhe…
Ka nisur prej mëngjesit të sotëm shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr 70 e cila mbulon 106 Qendra Votimi. Sipas komisioneve të përcaktuara më herët nga partitë politike po bëhet tërheqja e kutive dhe materialeve të tjera zgjedhore për tu vendosur në Qendrat e Votimit në Pogradec qytet, Mokër e Sipërme dhe të Poshtëme. Deri më tani procesi ka shkuar pa probleme, shpërndarja do të përdundojë brenda ditës së sotme në mënyrë që të jenë gati për ditën e nesërme. Objektet ku do të vendosen materialet zgjedhore do të merren nën ruajtjen e policisë deri në hapjen e qendrave…

