Author: Kolibri 1
Zgjedhjet 2025 – PS me avantazh bindës pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në të gjithë qarkun. Të dhënat e para vijnë nga bashkia Devoll, një zonë tradicionalisht e djathtë, dhe bashkia Pustec. Pavarësisht këtij fakti, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të qartë të Partisë Socialiste. PS ka marrë 836 vota, që përfaqësojnë 64.79% të totalit të votave të numëruara deri tani. Ndërkohë, Partia Demokratike – AASHM ka marrë 515 vota ose 32.08%. Forcat…
Në Pustec bashkinë minoritare të juglindjes së vendit ka nisur procesi i numërimit të kutive. Në total kjo bashki ka 8 kuti nga të cilat 3 janë numëruar tashmë. Që në kutitë e para PS kryeson bindshëm ndaj PD 419 për PS me 208 për PD Kur mbeten edhe 5 kuti trendi i votave tregon se PS do të fitojë në bashkinë minoritare. Ndërkoh në KZAZ e tjera pothuajse po përfundon procesi i dorëzimit të kutive dhe pritet që numërimi të nisë para mesnate.
Numërohet kutia e parë në Pustec. PS ka marrë 130 vota, ndërsa PD vetëm 52. Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë marrë secila nga një votë, ndërsa partia Mundësia e Agron Shehajt ka siguruar 3 vota. Raportohet se është numëruar kutia numër 3759. Procesi i votimit në këtë bashki ka qenë i qetë dhe pa asnjë incident.
Pogradec/Kapen dhe vihen në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim për dhunimin familjarëve të komisionerit E.G. Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, dhe më pas disa persona dhunuan familjarët e shtetasit E.G, ju informojmë se: Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë lokalizuan kapën dhe vunë në pranga dy nga katër shtetasit e…
Exit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri. Albania Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë. Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi. Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang…
Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se: Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së Pirgut, kur një mjet ka dalë nga rruga duke fluturuar për gati 50 metra e duke përfunduar në një sipërfaqe të mbjellë me vreshta. Në këtë mjet kanë qenë duke udhëtuar 3 pjesëtarë të një familje, përfshi këtu një vajzë 13 vjeçare. Burime të siguruara pranë policisë së qarkullimit rrugor thanë se dy janë mundësitë e këtij aksidenti, së pari drejtuesi i mjetit nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin në kthesë aq sa e…
Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Pirg, ku një mjet ka humbur kontrollin Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për rrethanat e këtij aksidenti
Procesi zgjedhor në qarkun e Korçës po monitorohet në vazhdimësi nga task-forca e ngritur pranë Prokurorisë së Korçës. Nën drejtimin e prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, prokurorët e Prokurorisë së Korçës, agjentë të BKH dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut, po ndjekin nga afër procesin zgjedhor. Task- forca është në pritje dhe gatishmëri të plotë ,për të hetuar çdo denoncim që do të vijë në lidhje me procesin zgjedhor, duke garantuar ndjekje të kujdesshme dhe të paanshme të çdo denoncimi.
Pogradec Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 329/2 dhe 237 K penal, ndaj shtetasin L. T, 63 vjeç, banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni…

