Author: Kolibri 1
Në listat përfundimtare të vitit 2025 për zgjedhjet parlamentare, Qarku i Korçës ka regjistruar 266.794 votues, një ulje e dukshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve ishte 284.363. Ky reduktim, prej 17.569 votuesve më pak, lidhet kryesisht me çregjistrimet e bëra nga zyrat e gjendjeve civile, pas largimit të një pjese të madhe të popullsisë nga vendi, e cila ka emigruar për të jetuar dhe punuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Burime bëjnë me dije se kjo rënie e numrit të votuesve është edhe pasojë e heqjes nga listat të personave që nuk jetojnë më në…
Me verdiktet e fundit pak ditë më parë, pra me qëndrimin e Pogradecit në kategorinë e parë dhe Tiranën që do të luajë në superligë, janë mbyllur të gjitha verdiktet e kategorisë së parë, që edhe sezonin e ardhshëm 2025-2026 do të luhet me 12 skuadra. Me zbritjen e Skënderbeut dhe Laçit këtë sezon në kategorinë e parë dhe me ngjitjen e Ilirisë dhe Luftëtarit në këtë kategori, po sjellim në këto momente të 12 skuadrat zyrtare që do të luftojnë sezonin tjetër për të realizuar objektivat që ka çdo klub. Në kategorinë e parë sezonin e ri do të…
Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Rezultatet e Zgjedhjeve Live Vendimi, i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh; nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (në vijim IKMT), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në vijim AKU), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Procesi i…
Në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, shumë fëmijë të moshave 1 dhe 5 vjeç ende nuk e kanë kryer vaksinën MMR, që mbron ata nga sëmundjet e fruthit, rubeolës dhe shytave. Arsyet e moskryerjes së kësaj vaksine lidhen kryesisht me frikën se ajo shkakton autizëm, një teori që nuk është vërtetuar kurrë shkencërisht. Mjeku pediatër Theodhor Disho, gjatë një deklarate për mediat, bëri thirrje për ndërgjegjësimin e prindërve, duke i inkurajuar ata që t’i çojnë fëmijët e tyre në qendrat shëndetësore për të kryer vaksinën sipas kalendarit të vaksinimit. Theodhor Disho, mjek pediatër: “Vaksina MMR është e sigurt…
Në qarkun e Korçës, aplikimet për skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë kanë ecur me ritme të shpejta, duke treguar interes të lartë nga fermerët. Deri tani, janë kryer 9054 aplikime për skemat që mbulojnë bujqësinë, blegtorinë dhe bletarinë. Siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara, skema e naftës është ajo që ka tërhequr më shumë aplikime, me 7240 fermerë që kanë shprehur interes për këtë ndihmë. Përveç skemës së naftës, ka pasur aplikime edhe për skemat e blegtorisë dhe bletarisë, me 1814 aplikime që janë regjistruar në këto kategori. Fermerët e shprehin kënaqësinë e tyre për këto mbështetje, duke…
Rijetëzimi i godinave historike në qytetin e Korçës ka qenë më shumë sesa një proces restaurimi,ka qenë një akt dashurie ndaj identitetit dhe historisë sonë kolektive. Me një qasje të kujdesshme ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore, Korça është kthyer në një destinacion të veçantë turistik, ku mijëra vizitorë çdo vit zbulojnë bukurinë e një qyteti që respekton të shkuarën dhe ndërton me vizion të ardhmen. Në këtë kuadër, një nga projektet më të fundit që do të marre formë shpejt është ai i transformimit të sheshit të Metropolisë, në zemër të qytetit. Si një nga hapësirat më të njohura urbane,…
Një e moshuar 86 vjeçare ndërron jetë rrugës për në banesën e saj në fshatin Hoçisht. Nga informacionet paraprake mësohet se e moshuara mund të jetë rrëzuar dhe ka humbur jetën, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pësuar infarkt. E moshuara jetonte e vetme në banesë, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Trupi do të transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkaqet.
Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec. 73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Policia e Korçës nuk gjen veprime të kundraligjshme për blerje vote, ashtu siç pretendoi Edmond Spaho. Procedon penalisht personin që bëri regjistrimin Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë porsa janë njohur me një postim në rrjetet sociale ku në dy video të postuara pretendohej se një kandidat për deputet i subjektit politik Partia Socialiste ka qene duke u ofruar shuma parash ne këmbim të votave banorëve të fshatit Podgorie-Maliq, menjëherë nisën punën për verifikimin e rastit. Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit…
Rritja e numrit të aksidenteve në punë në Korçë ka nxitur autoritetet të rrisin vigjilencën dhe masat për garantimin e sigurisë në ambiente pune. Sipas Rina Pëllumbit, përgjegjëses së Sektorit të Inspektimeve në ISHPSHSH Korçë, është e rëndësishme që të respektohen disa rregulla dhe të merren masa të duhura për të reduktuar aksidentet. “Ka disa masa që mund të merren për të siguruar një ambient pune më të sigurt, dhe një ndërgjegjësim më të lartë nga ana e punëmarrësve dhe punëdhënësve është thelbësor,” tha Pëllumbi. Ajo theksoi se tashmë ka një vëmendje të shtuar dhe një zbatim rigoroz të masave…

