Author: Kolibri 1
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë fshatit Qatrom, në njësinë administrative Pojan, Maliq. Një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar jashtë karrexhatës. Si pasojë e aksidentit, është lënduar rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës. Mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe lagështirës në rrugë.
Robert Prevost është zyrtarisht kreu i Kishës Katolike, duke u bërë kardinali i parë amerikan që zgjidhet Papë. Ai është Papa i 267-të i Kishës Katolike. Udhëheqësi i ri i 1.4 miliardë katolikëve të botës do të njihet si Leo XIV. Pak më herët, nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i bardhë, që u prit me brohoritje nga qindra qytetarët e pranishëm në shesh. Fakti që kardinalëve iu deshën vetëm katër raunde votimi për të zgjedhur një papë të ri dhe tymi i bardhë u pa pas një dite votimi është “një shenjë e qartë e unitetit të Kishës”,…
Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë i ri. Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine. Mes brohoritjeve nga mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit që po festojnë zgjedhjen e një Pape të ri, Garda Zvicerane dhe banda muzikore po marshojnë, duke i shtuar atmosferës së gjallë dhe të gëzueshme. Gardën Zvicerane është veshur me “uniformën e tyre dalluese me ngjyra dhe vija-vija dhe banda muzikore që del për momente të rëndësishme në…
Përpjekja shumëmilionëshe për të zhbërë shpalljen “non grata” të Sali Berishës duket se ka prodhuar vetëm… një postim në Twitter. Një gazetar i përfshirë në përpjekjet lobuese të LaCivita-s i është drejtuar një zyrtari të Departamentit Amerikan të Shtetit (pa specifikuar kush), për të pyetur nëse Berisha mund të lejohej të udhëtonte drejt SHBA-së. Përgjigja që mori ishte në të njëjtin nivel si ajo që do të merrte nga ChatGPT – që përjashtimet mund të bëhen për arsye të sigurisë kombëtare apo interesave madhore të SHBA-së. Në fakt, një pyetje e tillë nuk ishte as e nevojshme. Politika është e…
Lagjet 11 dhe 12 të qytetit të Korçës mbajnë një peshë të veçantë në zemrat e banorëve. Për Ilirian Pendavinjin, një bir i Lagjes 2, këto lagje janë më shumë sesa një pjesë e qytetit — janë një kujtim i gjallë i fëmijërisë, miqësive të sinqerta dhe dashurisë së jetës. “Edhe pse jam djalë i Lagjes 2, pikërisht këtu, mes rrugicave të Lagjeve 11 dhe 12, kam kaluar disa nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë. Kam gjetur miq përjetë, dhe më e rëndësishmja, kam gjetur gjysmën time, bashkëshorten time, Elian,” Ai rikthehet sot në këto lagje jo vetëm për…
Me verdiktet e fundit pak ditë më parë, pra me qëndrimin e Pogradecit në kategorinë e parë dhe Tiranën që do të luajë në superligë, janë mbyllur të gjitha verdiktet e kategorisë së parë, që edhe sezonin e ardhshëm 2025-2026 do të luhet me 12 skuadra. Me zbritjen e Skënderbeut dhe Laçit këtë sezon në kategorinë e parë dhe me ngjitjen e Ilirisë dhe Luftëtarit në këtë kategori, po sjellim në këto momente të 12 skuadrat zyrtare që do të luftojnë sezonin tjetër për të realizuar objektivat që ka çdo klub. Në kategorinë e parë sezonin e ri do të…
Pak ditë më parë një sherr masiv me të miturash u raportua të ketë ndodhur në lokal “Republika” në qendër të Korçës. Të përfshira në konfliktin e dhunshëm ishin dy vajza, të cilët disa kohë më parë shantazhonin të vajza të tjera në Korçë duke i postuar foto e video intime në rrjete sociale. Menaxhere të kësaj faqe vajza me iniciale P. M në bashkëpunim me Elvia Pinderi, e cila ka qenë përgjegjëse për aplikacionin “Tellonym”, një platformë anonime e lidhur me profilin në Instagram. Lidhur më këtë ngjarje ka folur njëra prej adoleshenteve, e cila ka goditur me gotë…
Elementin shqiptar në Egjipt e hasim që nga shek. XVI e mbrapa. Prania e këtij elementi është e natyrave të ndryshme duke filluar prej elementit të tipit qeveritar, tipit ushtarak (mercenar), tipit social-mërgimtar dhe tipit politik. Qeverisja e Egjiptit me pashallarë të Stambollit filloi që në shek. XVII. Në mesin e këtyre dallohet plejada e pashallarëve dhe valive shqiptarë. Prej tyre mund të përmendim Sinan Pashë Topojanin, valiu i parë i Egjiptit në vitin 1569. Gjurmët e Sinan Pashës sot në Egjipt përmenden me simpati, siç është ndërtimi në kohën e tij i një xhamie në Kajro dhe i një…
Në kuadër të 205-vjetorit të lindjes së rilindasit dhe patriotit Thimi Mitko (1820–2025), Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës dhe Bibliotekën Kombëtare, organizoi sot sesionin shkencor me temë “Thimi Mitko – Ndriçues i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare”. Drejtoresha e bibliotekës, Jorida Tollkuçi, e cilësoi aktivitetin si një nderim të veçantë për figurën dhe kontributin e Thimi Mitkos në trashëgiminë kulturore shqiptare. Ndërkohë, Jola Tasellari, kryebibliografe dhe kuratore e ekspozitës, si përfaqësuese e Bibliotekës Kombëtare, theksoi rëndësinë e dokumentimit dhe studimit të veprës së tij për gjeneratat e reja. Në kuadër të sesionit u çel…
Procesi përgatitor për zgjedhjet e 11 majit po vijon normalisht në juglindje të vendit. Materialet zgjedhore kanë mbërritur tashmë në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të qarkut të Korçës dhe janë në proces shpërndarjeje drejt qendrave të votimit. Vetëm në Bashkinë e Korçës janë 104 qendra votimi. Kryetarja e KZAZ nr. 75 për Bashkinë Korçë, Monika Beqiri, konfirmon se të gjitha materialet po përgatiten dhe se komisionerët e qendrave të votimit janë njoftuar që t’i tërheqin në orët e para të së shtunës. “Gjithçka po ecën sipas planifikimit. Komisionerët janë lajmëruar dhe do të paraqiten nesër në…

