Author: Kolibri 1

Korçë Goditi me gur, xhamin e një bankomati, identifikohet, kapet dhe arrestohet 50-vjeçari. 50-vjeçari, i proceduar penalisht disa herë, për shkatërrim prone. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 9 Korçë, një shtetas kishte goditur me gur, bankomatin e një banke të nivelit të dytë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50…

Read More

Qytetarë dhe qytetare të Korçës, përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme. Qytetare dhe qytetarë të fitores së shumëpritur nga Korça, Devolli, Pogradeci, Erseka dhe mbarë Shqipëria. Një përshëndetje të ëprzemërt kam unë sot për drejtuesin politik të PD-ASHM, z.Ivi Kaso, për Sekretarin e Përgjithshëm të PL, aleat ndër më kryesorët në këtë aleancë, Tedi Blushi. Përfaqësuesit tuaj nesër në Kuvendin e Shqipërisë, kandidatë të shkëlqyer të qytetarisë së Korçës, Devollit, Pogradecit, Ersekës dhe mbarë Shqipërisë. Të dashur qytetare dhe qytetarë, 4 ditë na ndajnë nga një ditë e cila në të vërtetë për ne shqiptarë ndan dy epoka:…

Read More

Policia e Sarandës ka arrestuar kandidatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi. Ai është kapur me një sasi kokaine. Fillimisht ai ka tentuar të largohet me vrap, por blutë mundën ta neutralizojnë. Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi është kapur me kokainë. Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet me vrap, por blutë mundën ta neutralizojnë. Burimet bëjnë me dije se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë, por nuk i është gjetur asgjë e jashtëligjshme. Arrestimi i Ergys Isufit vjen në një kohë…

Read More

Bledjon Nallbati, i cili ka hedhur akuza për sulm politik, e vijon dhunën ndaj shoferit të kamionit në Bilisht edhe në prezencë të policisë. Në pamjet e reja të siguruara nga Report TV, shihet teksa kandidati i Berishës “sfidon“ edhe policët dhe ngjitet në kabinën e kamionit për të goditur sërish shoferin. Janë siguruar pamje të tjera të episodit të dhunës së ndodhur mbrëmjen e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij dhunuan një shofer kamioni në Bilisht. Në pamjet e reja, shihet teksa kandidati i Berishës që pretendon se ishte një sulm…

Read More

Kryeministri i Zelandës së Re propozoi të martën ndalimin e fëmijëve nën 16 vjeç nga mediat sociale, duke theksuar nevojën për t’i mbrojtur ata nga rreziqet e platformave të mëdha të teknologjisë. Rregullatorët në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i mbajtur fëmijët të sigurt në internet, pasi mediat sociale po përhapin gjithnjë e më shumë përmbajtje të dhunshme dhe shqetësuese. Kryeministri Christopher Luxon zbuloi projektligje që do t’i detyronin kompanitë e mediave sociale të verifikonin nëse përdoruesit ishin të paktën 16 vjeç, ose do të përballeshin me gjoba deri në 1.2 milionë dollarë amerikanë. Ndalimi i…

Read More

Dje, Skënderbeu mbushi 620 vjet. Në këtë ditë të shënuar, nuk mund të mungonte një dedikim edhe nga shkrimtari Ben Blushi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij. Sipas Blushit, nëse Kastriotët do kishin arritur të krijonin një mbretëri të trashëgueshme, që vazhdonte në disa breza, historia e Shqipërisë do kishte qenë ndryshe Postimi i Blushit: NË DITLINDJEN E SKËNDERBEUT Sot Skëndërbeu mbush 620 vjet dhe sa më shumë lexoj aq më shumë bindem se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij. Ai arriti shumë si luftëtar, si diplomat dhe…

Read More

Bledjon Nallbati i është përgjigjur Edi Ramës, teksa ky i fundit e quajti atë rrugaç pas ngjarjes ku u përfshi edhe vëllai i deputetit në Devoll. Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Korçës shkruan se nuk ka më rrugaç se Edi Rama, që kur I prishet kompjuteri në zyrë, shan me libër shtëpie në publik. Postimi i Nallbatit: Kur Edi Ramës i prishet kompjuteri i zyrës dhe shan me libër shtëpie në publik, ai thotë se është njeri si gjithë të tjerët, me nerva dhe pasion. Kur kundërshtari politik i Ramës, në këtë rast im vëlla dhe unë, sulmohemi…

Read More

Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet e 11 majit deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj u shpreh se rezultati dihet tashmë dhe ky fakt sipas deputetit i bën këto zgjedhje më të shëmtuarat. Xhaferaj i bindur tha se mënyra e organizimit të PD-së e bënë situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik dhe se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste. “Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet. Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që…

Read More

Korçë – Anëtarja dhe Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak të Korçës, Laureta Alidina, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, nën siglën e Koalicionit Euroatlantik. Me një karrierë të gjatë në administratën publike dhe një angazhim të palodhur në jetën politike vendore, Alidina shprehet se kandidimi i saj buron nga bindja për një Shqipëri më demokratike dhe një përfaqësim më të denjë të qytetarëve në Kuvend. Në një deklaratë publike, ajo theksoi se zgjedh Koalicionin Euroatlantik për shkak të modelit të tij të hapur dhe demokratik, që i jep çdo qytetari mundësinë për të…

Read More