Author: Kolibri 1

Përfundon numërimi i fletëve të votimit për subjektet politike më Pogradec. Nga 106 QV kryeson bindshëm Partia Socialiste kundrejt Partisë Demokratike. Rezultati nga fletët e votimit është si më poshtë 106 kuti: PS- 14 178 PD- 8776 NISMA-1349 MUNDËSIA-747 PSD-247 Procesi i numërimit u ndërpre për të rifilluar mëngjesin e të martës në orën 8, ku do të numërohen votat për emrat e kandidatëve preferencialë.

Read More

Në një bashkëbisedim me gazetaren dhe autoren e “Top Story” Grida Duma, avokati i njohur Spartak Ngjela, komentoi zgjedhjet parlamentare, duke analizuar dhe liderët e dy partive kryesore. Në lidhje me Partinë Demokratike, Ngjela tha se fatkeqësia e kësaj partie është moslargimi i kryetarit, referuar Sali Berishës. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, ai tha se “e ka marrë forcën nga rënia e PD-së”. Pjesë nga bashkëbisedimi në studio: A do të ketë një mandat të 5-të, 6-të për Ramën? Ngjela: E ka PD na dorë. Duhet të jetë e aftë që të kapë krizën dhe konfliktet e brendshme të kryeministrit…

Read More

Reagimi i Partisë Demokratike Qarku Korçë lidhur me incidentin e Pogradec: Lidhur me incidentin e ndodhur në Pogradec, ku janë përfshirë edhe anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, sqarojmë se: Pas ngacmimeve dhe provokimeve të përsëritura nga ana e një komisioneri të Partisë Socialiste në shkollën “Esat Minarolli”, ka shkuar në qendrën e votimit kryetari i grupseksionit, njëherësh babai i komisionerëve të PD-së, z. Luan Tollozhina. Komisioneri rilindas ka vijuar provokimet me terma fyes, edhe ndaj babait të komisionerëve tanë, gjë që ka çuar në një konflikt fizik. Konflikti ka vijuar edhe jashtë qendrës së votimit dhe policia ka arrestuar…

Read More

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal që përfshin katër subjekte politike me shtrirje në mbarë vendin. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se përfaqësues të vetëm një subjekti politik në Korçë janë në hetim për krime zgjedhore, kryesisht të lidhura me shitblerjen e votave gjatë procesit zgjedhor. Në zbatim të vendimit gjyqësor, policia po ushtron kontrolle në banesat e personave të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar mjete dhe disa aparate celularë që mund të përmbajnë prova të rëndësishme për hetimin. Sipas të njëjtave burime,…

Read More

Partia Socialiste ka siguruar një tjetër fitore të plotë në institucionet e vuajtjes së dënimit në qarkun e Korçës. Pas fitores në burgun e Drenovës, PS ka fituar edhe në burgun e grave në Pojskë, duke marrë 100% të votave. Nga 36 gra që kanë votuar më 11 maj në këtë institucion, prej të cilave 33 janë të paraburgosura, të gjitha votat kanë shkuar në favor të Partisë Socialiste. Ky rezultat vjen si vazhdimësi e mbështetjes së lartë që PS po merr në njësitë më të vogla, në një moment kur procesi i numërimit në nivel qarku vijon ende.

Read More

Në Bashkinë e Maliqit kanë përfunduar numërimi i 36 kutive nga 74, ku Partia Socialiste kryeson me një diferencë të dukshme ndaj Partisë Demokratike. Ja rezultatet e deritanishme: Rezultatet nga kutitë e numëruara: • PS – 4,844 vota • PD – 2,814 vota • PSD – 515 vota • Nisma SHB – 468 vota • Mundësia – 116 vota • Lëvizja Bashkë – 41 vota • ❌ Vota të pavlefshme – 455 Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa PS ruan një avantazh të ndjeshëm në këtë fazë të hershme të rezultatit zgjedhor.

Read More

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Drenovës për zgjedhjet e 11 majit. Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialistë, 66 Partinë Demokratike ndërkohë që 7 vota janë shpallur të pavlefshme. Nga numërimi i 239 QV nga 422 në qarkun Korçë, PS prin me 32605 vota ose 54.82 %. Pas saj renditet PD me 20724 vota ose 34.85 %.

Read More

Ka përfunduar procesi i numërit të votave edhe në bashkinë Kolonjë, ku përsëri ashtu si edhe në bashkinë Pustec, Partia Socialiste fiton me një rezultat të thellë kundrejt Partisë Demokratike. Në Kolonjë Partia Socialiste ka marrë 3733 ndërsa Partia Demokratike ka marrë 1664 vota.

Read More

Ka përfunduar numërimi i 6 kutive të para në njësinë bashkiake të Pustecit, ku Partia Socialiste ruan dhe thellon avantazhin ndaj Partisë Demokratike. Rezultatet sipas kutive: • Kutia 1: PS – 130 | PD – 52 • Kutia 2: PS – 134 | PD – 35 • Kutia 3: PS – 150 | PD – 118 • Kutia 4: PS – 182 | PD – 77 • Kutia 5: PS – 153 | PD – 44 • Kutia 6: PS – 101 | PD – 31 Totali deri tani në Pustec: • PS: 850 vota • PD: 357 vota Numërimi…

Read More

Kanë mbërritur rezultatet e para nga numërimi i votave në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 8 kuti votimi nga bashkitë Devoll dhe Pustec. Partia Socialiste kryeson me një përqindje bindëse ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Rezultatet e deritanishme (10 nga 429 kuti): • PS – 1409 vota – 57.14% • PD-AASHM –908 vota – 36.82% • Nisma Thurje –3.61% • PSD – 0.89% • Mundësia – 1.01% • Të tjera – 0.36% Procesi i numërimit vijon, ndërsa PS ruan një avantazh të ndjeshëm në këtë fazë të parë të rezultatit zgjedhor në qarkun e…

Read More