Author: Kolibri 1

Pas rezultatit të zgjedhjeve, kandidati i Partisë Demokratike Fidel Kreka ka reaguar publikisht përmes një mesazhi falënderues për të gjithë mbështetësit dhe demokratët. “Faleminderit nga zemra çdo demokrati që më besoi, më votoi dhe më mbështeti në këtë rrugëtim. Falë votës tuaj dola i pari mes gjithë kandidatëve dhe këtë e konsideroj një përgjegjësi të shenjtë. Ju jam thellësisht mirënjohës,” shkruan Kreka, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së strukturave të PD-së dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka në këtë betejë. Ai ka kërkuar ndjesë që nuk ka mundur t’u përgjigjet të gjithë mesazheve falënderuese dhe urimeve, por thekson se…

Read More

Një mesazh i ngarkuar me emocion, dhimbje dhe dashuri për vendin, është publikuar nga Ilir Vrenozi nga Korça, një mbështetës i kahershëm i doktor Sali Berishës. Në një status prekës, ai rrëfen bisedën me të birin pas humbjes së fundit elektorale, një bisedë që pasqyron zhgënjimin e thellë të qytetarëve të zakonshëm dhe krizën e shpresës që po përjetojnë shqiptarët. “Nuk mban më ujë pilafi, baba,” i tha djali mes lotësh. “Kam menduar vërtet të iki nga ky vend.” Këto fjalë, tregon Iliri, ia kanë copëtuar shpirtin. “Gjysma e trupit tim ka vdekur kur mendova se do më ikin fëmijët…

Read More

Pedagogu i Departamentit të Historisë dhe Gjeografisë në Universitetin “Fan Noli”, Metin Venxha, ka folur për CNA në kuadër të simpoziumit “Llazar (Zai) Fundo-figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe europian” të mbajtur në Korçë. Në një reagim për CNA, Venxha e cilëzoi figurën e Llazar Fundos si një figurë dinamike dhe komplekse. Më tej pedagogu Venxha tha se Llazar Fundo ishte një njeri i lirë, demokrat i vërtetë dhe lirinë e tij e pagoi shumë shtrenjtë. “Llazar Fundo është një personalitet i historisë së Shqipërisë së shekullit të XX. Ai ka dhënë një kontribut të vyer në fushën politike,…

Read More

Alma Kaçi, protagonistja e videos intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ka qenë sot e pranishme në protestën e opozitës kundër “vjedhjes së votës”. Pjesëmarrja e Kaçit ka tërhequr vëmendjen, pasi që pas skandalit ajo ka preferuar të qëndrojë larg kamerave. Ajo është shfaqur në “ballë” të protestës, me një bluzë ku ka një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen. “Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, lexohet në bluzën e saj. Alma Kaçi u dënua nga GJKKO për “prostitucion” me një vit burg, ndërsa nga hetimet rezultoi se ajo ishte paguar nga eksponenti…

Read More

Në një artikull të publikuar sot nga rrjeti prestigjioz CNN, Shqipëria është renditur në vendin e parë mes 26 shteteve pjesëmarrëse në Eurovizionin 2025. Nën titullin “The good, the bad and the raunchy: All 26 Eurovision songs, ranked from worst to first”, gazetari Rob Picheta rendit performancat duke përfshirë koment dhe analizë të veçantë për secilën. Kënga shqiptare “Zjerm” e interpretuar nga Shkodra Elektronike, u vlerësua si më e spikatura dhe më e veçanta e këtij viti, duke lënë pas edhe emra të njohur si Austria, Franca dhe Finlanda. Sipas CNN, performanca e dyshes shqiptare – një zonjë me paraqitje…

Read More

A do të numërohen votat e Greqisë? KQZ merr vendimin për zarfet e mbërritura nga ky shtet KQZ ka vendosur që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti. “Anëtarët e grupeve të numërimit kanë të drejtë të kontestojnë votat kur lexohen, dhe nuk kanë asnjë target tjetër ligjor. Asnjë instancë tjetër zgjedhore, nuk kanë kompetencë procedurale për të shqyrtuar kërkesa apo pretendime për parregullsi të mundshme të procesit zgjedhore. Kjo behet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi i rezultatit”,…

Read More

Operacion antidrogë në qytetin e Korçës nga ana drejtorisë vendore se policisë së Korçës Burime të siguruara nga policia bëjnë me dije se Seksioni per Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar shtetasit Renato dhe Albi Dishnica , 30 dhe 24 vjeç, banues ne lagjen 14, Korçë per vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Ky operacion antidrogë mendohet që të ketë nisur hetimin para disa kohësh nga ana e drejtorisë vendore të Policisë së Korçës ndërsa ditën e sotme është bërë e mundur arrestimi i tyre në kushtet e flagrancës Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të…

Read More

SPAK ka thelluar hetimet e filluara para dhe gjatë zgjedhjeve në qarkun e Korçës, ku disa ditë më parë janë sekuestruar telefonat e personave të dyshuar për perfshirje në shit-blerje votash, gjithashtu dyshohet për lidhje të kandidatëve të caktuar me grupe kriminale. Dyshohet se një nga kandidatët e PD-së ka aktivizuar grupe kriminale dhe elementë të krimit në Korçë në fushatë dhe blerje votash. Gjithashtu janë thelluar hetimet edhe për disa nga përfaqësuesit e PSD-së të cilëve iu sekuestruan telefonat para e pas ditës të zgjedhjeve.

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Më datë 14.05.2025, në arat e fshatit Kamenicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi L. G., 71 vjeç, i cili sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij, ishte larguar nga banesa, më datë 12.05.2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në PKK Kapshticë. Sekuestrohen 30 500 euro, procedohet penalisht 66-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S. Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në…

Read More