Author: Kolibri 1

Në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë u zhvillua një simpozium shkencor kushtuar figurës së intelektualit dhe patriotit të shquar Llazar Zai Fundo, një nga mendimtarët më të rëndësishëm dhe kompleksë të fillimshekullit XX në Shqipëri. Aktiviteti, i organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Korçë, mblodhi së bashku akademikë, studiues dhe studentë, të cilët sollën referime dhe diskutime mbi jetën, veprën dhe kontributin shumëplanësh të Fundos në filozofi, politikë dhe mendim kritik. Të pranishëm në simpozium ishin: • Prof. Dr. Lorenc Ekonomi, Rektor i Universitetit “Fan S. Noli” • Erjon Nexhipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë…

Read More

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, duke u kthyer në një ndër destinacionet më të frekuentuara të qytetit. Së fundmi, ai është vizituar nga një grup turistësh gjermanë, të cilët u shprehën të mahnitur nga pasuria artistike dhe mënyra e ekspozimit të ikonave në këtë muze unik. Disa prej turistëve ndodheshin për herë të parë në Korçë dhe kishin marrë informacion paraprak mbi vendet që duhej të vizitonin, ku natyrshëm Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar zinte një vend të rëndësishëm. Një vlerë e shtuar për vizitorët janë edhe guidat audio të…

Read More

Qarku i Korçës, dhe në veçanti fusha e Maliqit, mbetet një nga zonat më të rëndësishme në vend për kultivimin e grurit, me mbi 12,000 hektarë të mbjella çdo vit. Fermerët në bashkinë e Maliqit janë ndër kontribuesit kryesorë të kësaj kulture, ndërsa për të rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit, Drejtoria e Bujqësisë në këtë zonë bashkëpunon ngushtësisht me Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë. Sipas Arben Dulellarit, drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë Maliq, ky bashkëpunim synon përzgjedhjen e kultivarëve të grurit më të përshtatshëm për klimën dhe tokën e zonës, duke garantuar…

Read More

Qyteti i Korçës ka qenë mikpritës i një mbrëmjeje të veçantë muzikore, në kuadër të Javës Europiane, ku emra të mëdhenj të muzikës shqiptare si Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka kanë performuar për publikun korçar në një natë të mbushur me emocione dhe art. Mbrëmja u zhvillua në ambientet e MIK Hotel Korça, ku përveç artistëve të njohur, morën pjesë edhe formacioni muzikor “Ansambli Egnatia” nga Elbasani si dhe këngëtarja Iris Sula. Repertori i zgjedhur për këtë natë solli atmosferën e Europës përmes tingujve të muzikës së mirëfilltë, duke i dhuruar qytetarëve një përjetim të paharrueshëm artistik. Ardian Trebicka, një…

Read More

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Maliq, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Shkodër ka ngritur një fushë të dytë eksperimentale për kulturën e misrit, këtë herë në fshatin Drithas. Në këtë fushë janë mbjellë 30 hibride misri, të cilat do të jenë në fazë eksperimentimi gjatë gjithë sezonit, për të vlerësuar cilat prej tyre i përshtaten më së miri klimës dhe tokës së zonës së Maliqit. Synimi është që pas analizimit të rezultateve në vjeshtë, të sugjerohen hibride të certifikuara dhe me rendiment të lartë prodhimi për fermerët e zonës. Sipas Arben…

Read More

Me fokus në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kulturor tek brezat e rinj, shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi” në Korçë ka zhvilluar një aktivitet të veçantë në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, si përmbyllje e projektit “Trashëgimia Kulturore dhe ndikimi i saj në turizëm”. Nxënësit e klasës së 9-të prezantuan elementë të ndryshëm që përbëjnë trashëgiminë tonë kulturore, si legjendat, këngët popullore, zakonet, veshjet tradicionale dhe gatimet tipike, duke theksuar se trashëgimia është pasaportë e identitetit kombëtar. Entela Prifti, mësuese në shkollë, theksoi se trashëgimia kulturore përfshin jo vetëm objektet fizike, por edhe gjuhën, zakonet, artet dhe vlerat që…

Read More

Me nisjen e pranverës, qyteti i Korçës po merr një pamje të re përmes mbjelljes së luleve shumëngjyrëshe në hapësirat publike. Fushata e gjelbërimit ka nisur nga lulishtja “Naim Frashëri” dhe do të vijojë në lulishten “Themistokli Gërmenji”, në bllokun “Rinia”, lagjet 13, 14 dhe 15, si dhe në rrethrrotullimet e qytetit. Sipas Berti Kitës, përgjegjës për gjelbërimin pranë Bashkisë Korçë, brenda dy javëve të ardhshme parashikohet të mbillen rreth 50 mijë fidanë, të siguruar nga fidanishtja e bashkisë. Llojet e luleve përfshijnë lulen e zjarrit, petunjen, kadifen, gaillardën, zinian, godecian e shumë të tjera. “Ky proces përsëritet dy herë…

Read More

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës Në një kohë kur efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më problematike dhe ndotja e ajrit po kthehet në një kërcënim për shëndetin publik, përdorimi i makinave elektrike në Shqipëri paraqet një zgjidhje premtuese për mbrojtjen e mjedisit. Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe kompanitë e karikimit tregojnë një rritje me 55% të këtij sektori për periudhën Janar-Mars 2025 dhe një ndikim të rëndësishëm në reduktimin e sharkimit të gazeve serë në më shumë se 2500-ton…

Read More

Nuk ndodh shpesh që bota e sportit të ndërthuret kaq natyrshëm me atë të politikës, por këtë herë futbolli korçar ka dhënë një asist të rëndësishëm. Dy emra të njohur të fushës së blertë, Ardi Gjanci drejtori sportiv i Skënderbeut dhe Tefik Osmani ish-drejtor sportiv i Vllaznisë dhe një figurë e dashur për futbollin korçar kanë qenë mbështetës aktivë të fushatës së kandidates për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Korçës. Kontributi i tyre, si figura të respektuara në komunitet, u ndje dukshëm dhe u përkthye në mbështetje të gjerë për kandidaten, e cila…

Read More

Një ngjarje e rëndë dhe tronditese është zbuluar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë e porsalindur është gietur e braktisur dhe pa shenja jete në një qese të zezë pranë një grumbulli mbeturinash. Referuar raportimeve nga mediat lokale, ngjarja është zbuluar nga një qytetar i rastësishem, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Pas këtij njoftimi, policët dhe mjekët emergjentë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete. Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet për zbardhjen e…

Read More