Author: Kolibri 1
Anti-mafia italiane në bashkëpunim me SPAK shqiptar dhe autoritetet gjermane kanë goditur një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës. Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 29 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numri total i urdhër-arresteve është 52. Sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë…
Një lajm i kobshëm erdhi paraditen e kësaj të enjte. Një nga njerëzit më të respektuar e kritikët shqiptarë, Artan Lame mbylli sytë përgjithmonë në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Ai ndërroi jetë në një spital në Mynih, Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër. Lame ishte nga ata njerëzit punëtorë, të cilët asnjëherë nuk brohoriti me të madhe për veten, por la punën, qetësinë dhe pasionin e tij për vendin që të fliste kudo dhe kurdoherë për të. Jeta e tij ka qenë e drejtuar në disa fusha të rëndësishme, duke jetuar mes politikës, historisë,…
Skënderbeu-Dinamo 3-0 Një tjetër sukses i rradhës vjen nga volejbolli korçar, këtë herë nga vajzat e ekipit të Skënderbeut në kategorinë U-18, të cilat janë shpallur kampione kombëtare. Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Shishi ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj ekipit të Dinamos, këtë herë në Korçë, me rezultatin 3-0 në sete: 26-24, 25-22, 25-14. Dy setet e para ishin të forta dhe të rivalizuara, por në setin e tretë vajzat korçare shfaqën një dominim total, duke mbyllur takimin me një paraqitje bindëse. Ky është një tjetër trofe për volejbollin e vajzave të Skënderbeut, pas titullit kampion edhe…
Një fotografi e rrallë e realizuar nga vëllezërit Manaki sjell në vëmendje një moment unik të jetës shqiptare në fshatin Porodinë, rreth 10 kilometra në jug të Manastirit, në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut. Fotoja daton në periudhën 1941-1944 dhe paraqet një dasmë shqiptare të zhvilluar para kishës ortodokse të fshatit. Porodina e asaj kohe ishte një fshat me shumicë shqiptare, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ushqeu shpresa për bashkimin me Shqipërinë. Kjo periudhë historike mbetet ende një nga momentet më të diskutueshme dhe emocionuese për shqiptarët e kësaj zone. Është interesant fakti që edhe në…
Vitet e fundit, fshatrat e bashkisë së Pustecit janë vizituar nga shumë turistë të huaj, të cilët janë tërhequr nga natyra e bukur, qetësia dhe mikpritja e banorëve vendas. Sipas operatorëve turistikë Pusteci krahas bukurive natyrore, ujërave të liqenit të Prespës ofron dhe një kulinari tradicionale shumë të pëlqyer nga vizitorët. “Shumica e turistëve në zonën e Prespës dhe vijnë nga jashtë. Pëlqejnë natyrën e liqenin. Ka lokale, të shtuna e të djelen ska vende. Pjesa më e madhe kërkojnë pjesën e Krapit”,- tha Todi Jono. “Turistët janë shtuar me një numër të shumtë nga vitet e tjera. Edhe ato…
Vendimi i qeverisë për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë. Vendimi përcakton procedurat që ndiqen për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Procedurat e këtij vendimi zbatohen për realizimin dhe përfundimin e procesit të shfuqizimit dhe heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat…
Një ngjarje me fund të lumtur është shënuar në qytetin e Korçës, ku ndërhyrja në kohë e familjarëve dhe e shërbimit mjekësor ka shpëtuar jetën e një 40-vjeçari. Shtetasi Dh. Xh., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, tentoi të vetëvritej në banesën e tij më datë 20 maj, duke konsumuar sasi të tepërt medikamentesh. Fatmirësisht, ai u transportua me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rasti ka rindezur edhe një herë rëndësinë e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe mbështetjen që duhet të ofrohet për personat që përballen me…
Ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave në Qarkun e Korçës, përfshirë edhe votat e ardhura nga diaspora. Pas përmbylljes së këtij procesi elektoral, kandidati i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar me një mesazh falënderimi dhe reflektimi për të gjithë mbështetësit e opozitës. Në një deklaratë publike, Kaso shprehu mirënjohjen për qytetarët që votuan për PD-në dhe koalicionin opozitar, duke e cilësuar këtë si një mesazh të qartë për nevojën e një drejtimi të ri për vendin. Ai vlerësoi çdo mbështetës që e pa votën jo thjesht si një akt personal, por si një detyrim qytetar ndaj komunitetit dhe të…
Nga Xhensil Shkëmbi Zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës për Partinë Demokratike u shoqëruan me dy fenomene; zvogëlim mandatesh dhe rotacion të brendshëm brezash. Në listën e kandidatëve të PD-së për qarkun e Korçës, u përfshinë emra të angazhuar prej vitesh në politikë si Edmond Spaho, i cili është deputet nga viti 1991, Andrea Mano ish prefekt, ish kryetar i PD së Korçës dhe Gentian Çala, ky i fundit përfaqësues i Partisë së Lirisë në një marrëveshje të përbashkët me PD-në. Por, surpriza erdhi nga 3 emra të rinj: Fidel Kreka, Kristi Koçibelli dhe Jorida Mazelliu Fidel Kreka…
Është përmbyllur me sukses “Java e Hapur” në shkollën profesionale “Shërbime” në Korçë, një aktivitet që synon të nxisë nxënësit e klasave të nënta drejt zgjedhjes së arsimit profesional. Gjatë gjithë javës, nxënës nga shkollat nëntëvjeçare të qytetit kanë vizituar ambientet e shkollës për t’u njohur nga afër me drejtimet e studimit dhe përfitimet që ofron kjo shkollë. Drejtoresha e shkollës, znj. Tatjana Mero, u shpreh se kjo javë ka qenë një mundësi shumë e mirë për t’u dhënë nxënësve informacion të detajuar mbi mundësitë e arsimit profesional dhe tregun e punës. Ajo theksoi se shkolla profesionale “Shërbime” ofron katër…

