Author: Kolibri 1
Dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës prifti ortodoks Kristaq Viso pasi gjendja e tij shëndetësore kërkon mjekim më të specializuar në kryeqytet. Prifti ortodoks mëngjesin e sotëm ka qënë duke ndihmuar në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës në varret publike të qytetit të Korçës kur papritur ka rënë nga lartësia e kishës në toke, duke pësuar dëmtime të rënda trupore. Sipas mjekëve dëmtimet me të rënda të klerikut 62 vjeçar I ka pësuar në kokë ndaj e për këtë mjekët e Korçës kanë vendosur dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës. Prifti Kristaq Viso…
Një ngjarje e pazakontë është shënuar rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një prift ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërben. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, ka rënë nga lartësia dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Njoftimi i policisë; Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, në…
Në ambientet e Shkollës së Mesme Artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë u mbajt koncerti i tretë i turit muzikor “Fizarmonika në udhëtim”, organizuar nga Dega e Fizarmonikës Klasike pranë Universitetit të Arteve. Pedagogë dhe studentë interpretuan vepra të njohura të muzikës së dhomës, duke sjellë për publikun një repertor të pasur që përfshinte kompozitorë klasikë dhe bashkëkohorë. Mes qëllimeve kryesore të këtij aktiviteti ishte promovimi i fizarmonikës si instrument dhe nxitja e interesit të të rinjve për ta përfshirë në rrugëtimin e tyre artistik. Pedagogët Elton Balla dhe Erand Kurani theksuan rëndësinë e këtij turi për edukimin muzikor të…
Presidenti i PL Ilir Metaj në një status të tij nga burgu ku mbahet nga Spak, ka falenderuar votuesit e tij dhe të PL por që nuk u arritën të përkthehen në mandat. Meta tha se nuk do të lejojë askënd të tërhiqet që mandati i deputetit ti kalojë atij, pasi kjo ishte vetëm në vullnetin e popullit. Meta shkon më tej kur thotë se këto zgjedhe ishin të pabarabarta. “Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe…
RinArt ishte aktiviteti që u zhvillua në Korçë për rreth një javë, ku të rinj nga i gjithë qarku patën mundësinë të shpalosin talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit. Në një sallë të tejmbushur nga artdashës, në finalen e këtij eventi janë shpërndarë çmimet për talentet më të mira të Qarkut. Të rinjtë janë shprehur të lumtur për trofetë e fituar ndërsa tregojnë se nisma të tilla u bëjnë nder atyre, pasi kanë mundësi të promovohen. “Po, nuk e kisha menduar asnjëherë se do merrja një çmim në fushën e aktrimit. Mbase jo si drejtim kryesor por…
Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës. Presidenti francez ka theksuar gjithashtu këmbënguljen për ringritjen e liceut francez në Korçë, ndërsa është theksuar nga të dyja palët se marrëveshja e firmosur ditën e sotme çon Korçën turistike në një tjetër nivel.
Numërohen votat e diasporës për Greqinë, trendi favorizon PS-në Po vijon me intensitet numërimi i votave të diasporës për zonën e Greqisë, konkretisht ato që i përkasin qarkut të Korçës. Nga kutitë e para të hapura, rezultati paraprak tregon një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste me një trend prej rreth 250 votash kundrejt 30 të Partisë Demokratike. Ky raport përforcon pozitat e PS-së në garën për mandatin e 7-të në qark. Nëse kjo prirje vazhdon edhe në kutitë e mbetura, Partia Socialiste rrezikon t’i marrë opozitës mandatin e 4-t të deputetit në këtë qark, duke e thelluar më tej…
Shfaqja humoristike “Ja ke idenë o?”, me aktorët Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti, Silvio Goskova dhe Franci Bregu, ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm në qytetin e Korçës. Pa nisur ende nata e parë, janë shitur të gjitha biletat për katër netët e para, duke dëshmuar interesin e madh të publikut për këtë komedi plot të qeshura dhe situata të pazakonta. Suksesi nuk është ndalur vetëm në Korçë. Edhe në Pogradec, biletat për shfaqjen janë drejt fundit, duke treguar se kjo trupë e re humori po fiton shpejt zemrat e publikut në mbarë juglindjen. Te pyetur, aktorët janë shprehur se nuk…
Eurodeputeti grek dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka folur mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Beleri është shprehur se edhe sikur “Shën Kozmai” të ishte përballë, sërish nuk do të arrinte dot ta mundte regjimin e Edi Ramës. Sipas tij, organet e PD duhet të bëjnë diçka për të marrë fund kjo tirani, madje dhe duke u dorëhequr. Beleri u shpreh i bindur se Berisha, si njeri me pervojë në politikë, do të marrë vendimin e duhur. “Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën…
Vazhdojnë punimet në plazhin publik të Rrallnikut – investim i rëndësishëm për sezonin turistik Po vijojnë punimet në plazhin publik të Rrallnikut, i cili është plazhi i parë në zonë që po i nënshtrohet një procesi të plotë rehabilitimi dhe sistemimi sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Ky projekt synon të krijojë një hapësirë funksionale, të pastër dhe të aksesueshme për banorët dhe turistët, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në zonë. Investimi po realizohet me financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe është pjesë e përpjekjeve për të promovuar…

