Author: Kolibri 1

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e korçës, Kristiano Koçibelli, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë. Por në këtë status Koçibelli shpreh dhe disa pakënaqësi nga kolegët e tij brenda PD-së, teksa shkruan se “ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë jo për Partinë, por për listën e hapur”. Referuar listës së mbyllur të Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, “ajo e listës së mbyllur” rezulton të jetë Ledina Alolli, pasi është e vetmja femër në listën e mbyllur, e përbërë nga Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe e pasuar…

Read More

Pasi përfundoi numërimi i të gjitha kutive të votimit për subjektet politike dhe për preferencat e kandidatëve në listat e hapura në qarkun e Korçës, rezultati konfirmon një fitore të thellë të Partisë Socialiste. PS ka fituar në të gjashtë bashkitë e qarkut, duke lënë pas Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj me një diferencë të konsiderueshme. Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka marrë 60,049 vota, përballë 37,713 votave të koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Për rrjedhojë, PS ka siguruar 6 mandate, ndërkohë që PD ka marrë 4 mandate – por ky raport pritet të ndryshojë. Në pritje…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga figurat më të njohura të së djathtës në Shqipëri, Edmond Spaho, ka shpallur largimin nga politika aktive pas më shumë se tri dekadash në shërbim të publikut. Përmes një deklarate publike pas zgjedhjeve të 11 majit, Spaho shprehu tronditjen e tij për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se ky ishte kapitulli i fundit i angazhimit të tij parlamentar: “Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.” Ai ka ndarë falënderime të sinqerta për familjen, mbështetësit dhe qytetarët që e…

Read More

Deputeti që prej vitit 1991 e deri më sot, ish ministër i turizmit, i anatemuar shpesh herë jo vetëm nga kundërshtarët politikë por e ata brenda llojit për shkak të lidhjeve të tij me sistemin komunist me pseudonimin “Kërmilli” mbylljen e karrierës së tij e vulosi me turp. Edmond Spaho nuk ka mundur të marrë as 3 mijë vota në qarkun e Korçës, teksa po numërohen kutitë e fundit për votën preferenciale duke u renditur i 7-ati, pasi e kanë lënë mbrapa edhe kandidatë të cilët merrnin pjesë në këtë fushatë për herë të parë. Pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme që…

Read More

Një aksident me dëme materiale është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, njeri nga mjetet nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit në një kryqëzim si ky duke sjellë dhe përplasjen e të dy mjeteve. Gjithnjë sipas policisë, njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident është shtetas i huaj që kishte marrë mjetin me qera në vendin tonë. Policia ka bërë me dije se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar ndërkohë që po hetohet për shkaqet që sollën këtë aksident qe është i dyti brenda pak orësh në Korçë.

Read More

Korça, një qark ku tradicionalisht zgjedhjet kanë qenë një garë e fortë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, këtë herë ka surprizuar me një mbështetje të jashtëzakonshme për PS-në. Bie në sy numri i votave që ka marrë PS në këtë qark krahasuar me Vlorën, e konsideruar prej vitesh si një bastion i sigurt socialist. Korça i ka dhënë PS-së 57,213 vota, ndërsa Vlora 53,235 vota – pra 3,978 vota më shumë. Ky është një nga rezultatet më të mira të PS-së në këtë zonë. Në ndarjen e mandateve, Partia Socialiste siguroi 6 nga 10 mandate në Korçë, duke iu…

Read More

Partia Socialiste ka arritur të sigurojë një fitore të thellë në Qarkun e Korçës, duke grumbulluar 57,117 vota kundrejt 36,305 votave të Partisë Demokratike. Diferenca prej 20,812 votash në favor të PS-së dëshmon për një mbështetje të fortë në të gjitha bashkitë e këtij qarku. Rezultatet totale sipas qyteteve: Pustec PS: 1054 PD: 458 Kolonjë PS: 3733 PD: 1664 Devoll PS: 7082 PD: 5870 Pogradec PS: 14,178 PD: 8776 Korçë PS: 20,372 PD: 13,745 Maliq PS: 10,698 PD: 5792 TOTAL QARKU: PS: 57,117 vota PD: 36,305 vota Diferenca PS – PD: +20,812 vota në favor të PS Rezultatet konfirmojnë dominimin…

Read More

Misioni vëzhgues i procesit zgjedhor në vend nga OSBE-ODIHR ka dalë me një raport. Sipas këtij raporti të prezantuar fillimisht nga Koordinatore e posaçme e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së Farah Karimi, zgjedhjet ishin konkurruese, por klima politike në vend ishte e polarizuar. Karimi shprehet se në vija të përgjithshme procesi zgjedhor u administrua mirë. Kritikë pati për qeverinë në pushtet duke u shprehur se përdori burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë kundrejt kundërshtarëve politikë. “Zgjedhjet parlamentare të 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale. Ato ndodhen në një klimë tejet të polarizuar e kandidatët…

Read More