Author: Kolibri 1

Në Qarkun Korçë vijon me intensitet procesi i vaksinimit kundër brucelozës tek krerët e remontit të bagëtive të imta, duke përfshirë gjedhët dhe gabëtitë e moshës 3 muajsh. Shërbimi Veterinar i qarkut ka planifikuar aplikimin e rreth 50,000 vaksinave, duke synuar mbrojtjen e tufave që numërojnë rreth 200,000 krerë bagëti. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar, Demirali Latollari, njofton se vaksinimi ka nisur në fermat e zonës së fushës së Korçës dhe po vijon drejt zonave të tjera, pasi lindjet e qingjave janë kryer me vonesë dhe tani krerët e rinj kanë arritur moshën e duhur për vaksinim. Sipas Latollarit, falë një…

Read More

Një tjetër rast shqetësues është regjistruar në Korçë, ku një burrë 42-vjeç dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re 29 vjeçe. Policia njofton se ka nisur procedim penal ndaj shtetasit D. R., banues në Korçë, pas denoncimit të vajzës për ndjekje të vazhdueshme dhe shqetësime të rënda psikologjike që ajo ka përjetuar. Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari e ka ndjekur vajzën në vende publike dhe i ka dërguar mesazhe të vazhdueshme, duke i krijuar asaj ndjenjë pasigurie. Njoftimi i policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku…

Read More

Një rast flagrant dhune në familje është raportuar në qytetin e Pogradecit, ku një 49-vjeçar ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndonëse ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ngjarja ka ndodhur në Mëmëlisht, ku shtetasi P. F., në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe më pas është larguar nga banesa. Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe e ka shpallur në kërkim 49-vjeçarin, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ky shtetas ishte më herët i dënuar për dhunë në familje, ndërsa tani përballet…

Read More

Një aksident i rrezikshëm është shënuar në afërsi të hyrjes së qytetit të Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin T. D., 37 vjeç, banues në Korçë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se fatmirësisht 37-vjeçari ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. Megjithatë, ndaj tij është nisur procedim penal për drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme. Po hetohet nëse shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia tej normave apo ndonjë defekt teknik i mjetit.

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar së fundmi në zonën e Buçimasit, ku një drejtues mjeti ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes. Policia e Korçës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin N. J., 60 vjeç, banues në Buçimas, i cili po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit kur është përplasur me një automjet tjetër. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë kryer testin e alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv. Ndaj 60-vjeçarit tashmë është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje…

Read More

Në zemër të qytetit të Ersekës ndodhet një nga pasuritë më të vyera të trashëgimisë kulturore shqiptare – Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës. I themeluar më 10 shkurt 1962, ky muze është një vend i rrallë ku historia dhe tradita ndërthuren në mënyrë të gjallë dhe autentike. Me mbi 800 objekte të çmuara në fondin e tij, ai përfaqëson një pasqyrë të pasur të jetës, zakoneve dhe zhvillimeve historike të trevës së Kolonjës. Vizitorët e muzeut, qofshin vendas apo të huaj, mund të shijojnë një koleksion të jashtëzakonshëm që përfshin dokumente të rralla historike, dorëshkrime, artefakte arkeologjike, veshje popullore…

Read More

Shkolla Profesionale Teknike në Korçë organizoi “Ditët e Hapura”, një aktivitet i përvitshëm që ka për qëllim të ndihmojë nxënësit e klasave të 9-ta të orientohen drejt arsimit profesional. Gjatë këtij eventi, të rinjtë patën mundësinë të vizitojnë ambientet e shkollës, të shohin nga afër laboratorët bashkëkohorë dhe të informohen për degët që ofrohen, si dhe për mundësitë praktike që ata kanë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale. Drejtoresha e shkollës, Anxhela Taho, theksoi rëndësinë e arsimit profesional në kohën e sotme, kur tregu i punës ka gjithnjë e më shumë nevojë për profesionistë të specializuar. Ajo vuri në…

Read More

Rritet ndjeshëm vizitueshmëria në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë 60% më shumë vizitorë gjatë muajit prill, pjesa më e madhe turistë të huaj. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë po kthehet në një nga destinacionet më të vizituara kulturore në Shqipëri, duke regjistruar një rritje të ndjeshme të vizitueshmërisë. Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti, muzeu u vizitua nga 2544 persona, nga të cilët 839 ishin turistë të huaj, kryesisht nga Gjermania, Spanja dhe Franca. Krahasuar me prillin e një viti më parë, numri i vizitorëve është rritur me 60%. Drejtoresha e institucionit, Fjoralba Prifti, ka…

Read More

Edhe pse kanë kaluar njëmbëdhjetë vite nga ndarja e tij nga jeta, Laver Bariu mbetet i gjallë në ndërgjegjen kolektive të kulturës sonë, i përjetësuar jo vetëm përmes tingullit të mrekullueshëm të klarinetës, por tashmë edhe në një vepër arti, në një statujë që e tregon, si gjithmonë, duke i rënë klarinetës. Ai është aty, në zemër të Përmetit të luleve dhe dashurisë, në qytetin ku e nisi udhën ai tingull që mbushi eterin dhe u shndërrua në kujtesë shpirtërore të një kombi. Është aty ku tradita nuk tretet, ku muzika është më shumë se argëtim – është shpirt, është…

Read More

Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome. Lajmi është konfirmuar live në emisionin Opinion, ku gazetari Blendi Fevziu tregoi se familjarët i kanë pohuar se gjendja e ish-kreut të Kadastrës është kritike, por zemra e tij rreh ende. “Miku im është ende gjallë. Pas operacionit nuk ka arritur të zgjohet dhe ndodhet në gjendje kome. Por zemra e tij ende rreh”, tha gazetari.

Read More