Në Qarkun Korçë vijon me intensitet procesi i vaksinimit kundër brucelozës tek krerët e remontit të bagëtive të imta, duke përfshirë gjedhët dhe gabëtitë e moshës 3 muajsh. Shërbimi Veterinar i qarkut ka planifikuar aplikimin e rreth 50,000 vaksinave, duke synuar mbrojtjen e tufave që numërojnë rreth 200,000 krerë bagëti.
Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar, Demirali Latollari, njofton se vaksinimi ka nisur në fermat e zonës së fushës së Korçës dhe po vijon drejt zonave të tjera, pasi lindjet e qingjave janë kryer me vonesë dhe tani krerët e rinj kanë arritur moshën e duhur për vaksinim.
Sipas Latollarit, falë një menaxhimi të mirë dhe vaksinimit në kohë të sëmundjeve infektive dhe parazitare, bagëtitë e imta në këtë rajon kanë qëndruar të shëndetshme dhe të pastra nga këto sëmundje për shumë vite.
Ky proces është pjesë e një strategjie të gjerë për mbrojtjen e shëndetit të bagëtive dhe sigurimin e prodhimeve cilësore për fermerët dhe tregun.


