Author: Kolibri 4
Vjen goditja e parë nga SHBA ndaj të korruptuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Strugës dhe zyrtar i lartë në Bashkimin Demokratik për Integrim Ramiz Merko, shpallet person i padëshirueshëm në SHBA. Vendimi, siç kanë njoftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është marrë për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptuese.
Edicioni i 13-te i Festivalit Ballkanik te Filmit dhe Kulinarise do te zhvillohet nga data 20 deri 24 Qershor 2022, ne Pogradec. Edicioni i 2023 do te sjelle prane qytetareve te Pogradecit, kineasteve dhe artdashesve nga vendi e rajoni rreth 80 filma : filma te shkurter, filma animacion, dokumentare e filma te gjate nga 11 vende te Ballkanit : #Turkey #Rumania #Albania #Kosovo #Serbia #Bulgaria #Croatia #NorthMacedonia #Slovenia #Greece #Montenegro. Kete vit filmat do te shfaqen pergjate 5 diteve, ne dy lokacione : programi i paradites do te shfaqet ne Kinemane e qytetit, duke filluar nga ora 11:00, ndersa programi…
ATLETIKË/ Luiza Gega triumfon në garën e 5000m në Kampionatin Europian! Luiza Gega e nis me një rezultat pozitiv Olimpiadën Europiane të atletikës pasi është renditur në vendin e parë të baterisë së 5000 metrave divizioni i tretë. Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli.
Për një rrugë të lënë në mëshirë të fatit, një fshat i tërë shpopullohet, shkolla mbetet pa fëmijë dhe këndin modest të lojërave mund ta përkundin vetëm erërat. Ky është fati i fshatit Pëshkëpi në bashkinë e Pogradecit. Një fshat që natyra e ka bërë të prodhojë gjithçka, por që fatkeqësisht nuk ka më njerëz. “Çfarë nuk bëhet këtu; hurma, shega, rrushi, të gjitha prodhimet. Fshati ka patur 700-800 banorë, por tani ka 38-40 veta”, shprehen banorët. Si në rrallë fshatra në vendin tonë, shkolla e rikonstruktuar dhe me panele diellore nuk ka ku të mësojë. Ato pak banorë shprehen…
Reagim i Ministrisë së Brendshme Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave…
Policia ka kryer një operacion të sigurise kombëtare në kampin MEK në Durrës, ky dyshohet për antiterrorizëm të shkallës së lartë. Midis të plagosurve të shumtë një person ka ngelur i vdekur. Muxhahedinët pretendojnë se ai është vrarë nga policia ndërkohë që sipas këtyre të fundit nuk ka pasur asnjë incident, pasi personit i ka rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë. Operacioni është i sigurisë së lartë kombëtare!
Dhimitër Orgocka, amaneti që dha, premtimet e pambajtura. “Para se të vdes, ma bëni këtë pallat kulture e pastaj do iki i qetë nga kjo botë” – ishin fjalët e mjeshtrit të madh të kulturës, artit, skenës dhe regjisë, Dhimitër Orgocka. Pallati i Kulturës Maliq, i cili mban emrin e të madhit Orgocka do të perfshihej nga flakët para disa viteve, duke u shkrumbuar totalisht. Në vitin 2017 premtimi i parë erdhi nga kryeministri Edi Rama, në 2019 po nga i njëjti person ndërkohë që Gëzim Topçiu do të zotohej se brenda dy viteve problemi do të merrte zgjidhje. Orgocka…
Bashkia Pogradec ka nisur të shfrytëzojë në mënyrë të zgjuar aplikacionet online dhe teknologjinë. Si risi të kësaj vere 10 destinacionet më të bukura natyrore dhe kulturore të Pogradecit tashmë janë të integruara në apliakcionin #wikiloc në shërbim të viztiorëve vendas dhe të huaj dhe me synimin që në vazhdim të vijojmë me vendosjen e destinacioneve e tjera. Këto tabela do të vendosen në zonat më të populluara nga vizitorët të cilët vetëm me një scan të thjeshtë në telefon do tiu shaqet itinerari më i shkurtër për të mbrritur në destinacion pa pasur nevojën e një guide me vete.…
Sezoni veror orienton turistët drejt plazheve në qytetet bregdetare të vendit, por Korça mbetet sërish destinacion për turistët e huaj. Gjatë fundjavës, një grup turistësh gjermane, të organizuar në grupe ishin ndalur në Korçë. Ata shprehen të mrekulluar me atë që gjejnë në këtë pjesë të Shqipërisë. “Vij nga Gjermania, nga Frankfurti, jam në Shqipëri sepse me pëlqen ky vend. Më parë ishte pak vështirë të vije këtu, tani është më lehtë dhe kam marrë e shokët e mi me vete”, thotë një turist. “Jam nga Gjermania, dua të zbuloj vendin tuaj të bukur, të kuptoj kulturën tuaj mahnitëse, shoh…
Dashi Marrja e disa përgjegjësive të reja dhe motivimi i vetes për t’u fokusuar në çështje të rëndësishme, do t’ju bëjë të ndiheni më pak të lodhur. Duhet të vlerësoni kohën dhe paratë ose përndryshe e ardhmja e afërt do të jetë plot me telashe dhe sfida. Partneri juaj dëshiron vetëm të kalojë pak kohë me ju, por ju nuk jeni në gjendje të përmbushni dëshirën e tij. Demi Shmangni sjelljen impulsive ose kokëfortë në mbledhjet shoqërore. Mbani nën kontroll zemërimin tuaj dhe trajtojini të gjithë në zyrë me mirësjellje. Devijimi nga kjo rrugë mund të vërë në rrezik punën…

