Author: Kolibri 4

Prej 50 vitesh zëri melodioz i Spanja Pipës ka kënduar këngët urbane korçare me një pasion të pashuar. Pipa gjithashtu vlerësohet si ndër të paktët zëra femëror që kënduan serenatat korçare, këngë dashurie zakonisht të kënduara prej meshkujve. Muzikologia Mikaela Minga dhe etnomuzikologu Nicola Scaldaferri thanë për Kolibri.al se që nga takimi i parë figura e Spanja Pipës i intrigoi për botimin e një libri dhe regjistrimin e këngëve. “Është një personazh shumë karizmatik, është një artiste shumëformëshe, shumëplanëshe. Tek ajo bashkohet elementi i aktores dhe i këngëtares; ka një përvojë skenike që ndihet menjëherë dhe arrin të ta transmetojë…

Read More

Dashi Mendoni përsëri për një citim ose një lloj mësimi që keni dëgjuar nga dikush afër jush. Fjalët e tyre mund të mos kenë pasur kuptim atëherë, por tani ju keni filluar ta vlerësoni këtë grimcë mençurie. Dëgjoni këshillën e këtij shpirti të ditur. Demi Qëllimet e karrierës që dëshironi të arrini nuk do t’ju dorëzohen në një pjatë argjendi. Nëse vërtet dëshironi që ëndrrat tuaja të realizohen, duhet të punoni për to. Tani është koha për të bërë punën në vend që të uleni dhe të prisni për një mrekulli. Binjakët Ju ndiheni të bllokuar në lidhje me situatën…

Read More

Pogradec; Gjendet e mbytur në liqenin e Pogradecit një grua. Viktima është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara. Gruaja e mbytur quhet Bukurie Abrashi, 80 vjeç, jetonte në lagjjen nr. 5 dhe ka qenë e sëmurë me sklerozë.

Read More

Ngjarjet në MEK, cili është qëndrimi i ambasadores franceze Ambasadorja e Francës ishte në Korçë nga ku u ndoqi koncertin e mbajtur nga orkestra e RTSH. Ajo falenderoi orkestrën dhe organizimin e bërë si një bashkëpunim mes Aleancës franceze në Shqipëri. E pyetur nga gazetarët për situatën në kampin MEK ambasadorja franceze komentoi shumë shkurt pa dashur të mbajë qëndrim zyrtar. Ajo tha se në francë nuk komentohen dhe gjykohen vendimet e gjykatave, duke nënkuptuar se ndërhyrja në bazë të vendimit të gjykatës në MEK është një ndërhyrje që ka një vendim ligjor nga pas, por nuk ka komentuar as…

Read More

Kjo është 22-vjeçarja, që u përplas për vdekje nga një automjet mbrëmjen e së martës në lagjen nr.17/1 në Durrës. Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën, kur një makinë që lëvizte me shpejtësi e ka aksidentuar. Drejtuesi i automjetit, Indrit Uka është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Read More

Ardian Çela largohet nga drejtimi i OSHEE, një prej kompanive më të mëdha të sistemit elektroenergjitik shqiptar. Mediat raportojne se Çelës i ka mbaruar mandati 3-vjeçar për drejtimin e shoqërisë dhe se nuk do të ketë një rikonfirmim të tij edhe për një mandat tjetër. Vitet e fundit OSHEE është futur në një proces riorganizimi, i cili ka rezultuar me ndarjen e shoqerisë në 3 shoqëri të reja, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal. Ky riorganizim ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Sekretariatit te Energjisë dhe BE. Adrian Çela ka qenë…

Read More

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë q shtetas, për veprën penale të dhunës në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 60 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

GENC POLLO Para dy javësh, Kryeministri Rama deklaroi se muxhahedinët iranianë të strehuar në Shqipëri janë këtu “për t’u siguruar jetën e shëndetin dhe jo lëvizjen politike”. Kjo deklaratë e tij vjen pas sulmeve kibernetike mbi sistemet kompjuterike qeveritare; Pas këtyre sulmeve, të dënuara me ashpërsi nga SHBA, NATO e BE, siç dihet tashmë fshihet Republika Islamike e Iranit me skuadrat e hakerave të saj. IRANI SI PROBLEM Irani është një regjim teokratik shtypës ndaj popullit të vet dhe intervencionist e destabilizues në Levant e në Gadishullin Arabik. Po të kishte mundësi, do të zhdukte Izraelin nga faqja e dheut;…

Read More

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale të ushtrimit të dhunës në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Xh., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More