Author: Kolibri 4

Është e vërtetë që Maliqi ka nxjerrë shumë futbollistë cilësore, njëri prej tyre është edhe Agron Jaçe. Nëse ka një qytet në afërsi gjeografike që ka nxjerrë futbollistë më shumë se cilësorë, është Maliqi. Vite më parë maliqarët vinin më këmbë për të ndjekur ndeshjet e futbollit në stadiumin “Skënderbeu”, madje kishte raste që ishin edhe më shumë në numër se tifozët bardhekuq. Tifozët nga ky qytet kanë qënë historikisht mbështetësit kryesorë të Skënderbeu, por ky qytet, ka nxjerrë aq shumë futbollistë, sa vërtet edhe në Korçë ka shumë njerëz që thonë: “Pa maliqarë nuk ka Skënderbe”. Sigurisht që në…

Read More

John Bleta-Aiello është nip nga Bitincka e Devollit, (nipi i Njazi Bletës ), larguar nga Shqipëria në vitet 1950. Familja e tij është ndër më të pasurat në Toronto dhe administron rreth 120 godina shërbimesh dhe banimi ku janë punësuar edhe mjaft shqiptarë. Para pak kohësh ai vizitoi vendlindjen e tij por edhe Pogradecin. John Bleta pas një pune të gjatë dhe intensive me trajnerin e njohur amerikan Darren Oliver, sot është Kampion i përgjithshëm i Toronto Pro Super Show Ontario dhe është krenar për origjinën e tij shqiptare. Para disa ditësh, ai u fejua me vajzën e kryeministrit të…

Read More

Kombëtarja shqiptare ka fituar 3-1 përballë Ishujve Faroe në tokën e largët të këtyre të fundit. Një tjetër lajm i mirë është humbja suprizuese e Poloninë përballë Moldavisë me rezultatin 3-2, duke e çuar automatikisht Poloninë në vendin e katërt. Ndeshja e ardhshme në shtator përballë Republikës Çeke është hapi kryesor për Shqipërinë, e ne qoftë se ja dalim në tokën e hekurt, kualifikimi mund të bëhet realitet. Momentalisht Çekia ka 7 pikë, Shqipëria 6 ndërsa Polonia vetëm 3 pikë. Shqipëria do të luajë 3 ndeshjet e ardhme përballë Çekisë e Polonisë, e në qoftë se nuk bëjmë hap fals,…

Read More

DVP Korçë Finalizohet pas 2 muajsh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Denasi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje, si dhe asgjësohen fidanë kanabisi që u gjetën të kultivuar afër një banese. Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin kanabisin, në banesat e tyre. Njëri prej tyre dyshohet se kishte kultivuar edhe fidanë kanabisi, në afërsi të banesës, ndërsa tjetri posedonte 2 armët e gjahut dhe 2 tytat e çifteve.…

Read More

Në foton e publikuar nga nënkryetari i bashkisë së Korçës Kletjon Kita, duken bashkë duke darkuar dy VIP-at më në zë të momentit në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Sipas informacioneve bëhet me dije se filmi i ri që po prodhohet, ku si çift kryesor do të jenë pikërisht Luizi me Oltën, do të ketë në fokus qytetin e Korçës, aty ku do jenë shumicat e skenave filmike. Një mundësi ideale për promovimin e qytetit.

Read More

Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të quhet me plot gojën një mrekulli! Vendi i shenjtë daton që prej vitit 1640, e ndërtuar në 22 Qershor, teqeja bektashiane e Baba Avdulla Melçanit, që bën bashkë të gjithë besimtarët bektashinj dhe jo vetëm. Feja Bektashiane është një fe tolerante, që pranon besimet e tjera dhe ka të veçantat e saj. Bektashinjtë kanë të njëjtat rregulla si të gjithë myslimanët. Ata kanë disa rregulla të veçanta sepse kanë faljen të cilën e kryejnë në një dhomë të posaçme dhe jo si në kultet e tjera. Pjesa e…

Read More

Dashi Ju mund të ndiheni pak të zymtë sot, dhe ndoshta nuk e keni idenë pse. Shikoni brenda për të zbuluar nëse ndonjë gjë që mund të keni parë mund të ketë zgjuar kujtime të pavetëdijshme nga e kaluara. Çfarë lehtësimi nëse është kështu. Lironi traumat nga e kaluara dhe do të ndiheni sikur një peshë e rëndë ju ka rënë nga supet. Demi Një nga miqtë tuaj më të ngushtë mund të jetë në një humor jo të mire sot. Kjo mund të jetë më shumë për shkak të problemeve personale dhe pak, nëse asgjë, të bëjë me ju…

Read More

Shqipëria nuk fal! Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë ndaj Ishujve Faroe duke fituar 1-3. Kjo fitore e ngjit Kombëtaren në vendin e 2 me 6 pikë, pas 3 ndeshjeve në grup. Për kuqezinjtë realizuan Bajrami 19′ dhe Asllani me një perlë nga distanca, ndërsa në limit shënoi edhe Ernest Muci i cili hyri si zëvendësues. Ndërkohë, Ishujt Faroje golin e vetëm e realizuan me autor Faero i cili barazoi përkohësisht shifrat në fund të pjesës së parë. Vlen të theksohet se Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32′. Ndërkohë, rivali ynë i grupit…

Read More

Manastirliu: “Ndërhyrje dhe lente falas për të moshuarit edhe në spitalin e Korçës!” Spitali Rajonal i Korçës ka kryer me sukses ndërhyrjet në sy dhe vendosjen e lenteve falas për të moshuarit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se mbi 13 mijë paketa të kataraktës janë kryer për pacientët që nga viti 2019, kur kjo paketë e plotë nisi të ofrohej falas në spitalet publike. Manastirliu përgëzoi për punën e bërë stafin e Spitalit të Korçës me dr. Eugen Dautllari, dr. Agron Kuro dhe infermieret Daena Lubonja dhe Emila Isaku.​ Së fundmi, ministrja e Shëndetësisë ka…

Read More