Author: Kolibri 4

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të bixhozit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. P., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen nr. 16, Korçë, u gjetën 1 tavolinë ku organizoheshin dhe luheshin lojëra fati (bixhoz), zare, letra bixhozi dhe një shumë lekësh që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime…

Read More

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të vjedhjes së portofolit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 19 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka vjedhur portofolin e një shtetasi, brenda të cilit kishte një shumë eurosh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet për veprën penale të thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryebashkiaku flet enkas për Kolibri.al në lidhje me një projekt ambicioz që do ketë jo vetëm te femra e rrjetës, por edhe te meshkujt. Lajm i mirë vjen për volejbollin e meshkujve, gjë të cilën e ka bërë publik për portalin Kolibri.al vetë kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Duket sikur i pari i qytetit të Korçës është më shumë se i dashuruar me lojën e rrjetës. Ndërkohë që Skënderbeu për femra është ngritur në nivele të larta dhe pretendohet që këtë sezon të sjellë titullin kampion në qytetin juglindor, Filo ka menduar për më shumë. “Kemi gati një…

Read More

Sektori i MZSH, bashkia Pogradec informon për një zjarr në banesë në fshatin Gështenjas, Njësia Administrative Buçimas. Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas këtë pasdite, banesa është në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari. Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orenditë e banesës si edhe është lënduar gruaja, e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë. Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.

Read More

Admir Sinamati, ish-kandidati për kryetar në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici ka befasuar me një deklaratë ku pohoi se para zgjedhjeve një person i ishte ofruar për një video komprometuese. Në një intervistë për Report, Sinamati tha se nuk e kishte pranuar videon, duke e refuzuar. “Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më…

Read More

Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës Korçë në marsin e vitit 1946-ës (lexo dokumentin) vendoste: “Marrjen në dorëzim të përkohshëm të Kinema ‘Majestikut’ nga ana e Seksionit të Kulturës Popullore të Nënprefekturës së Qendrës për dobi të Kulturës për deri në përfundimin e formaliteteve ligjore për shtetëzimin e saj, tue qenë se aksionet më të shumta janë të tradhëtarëve Koço Kota e Thoma Orolloga”, duke sjellë kështu shtetëzimin e kësaj kinemaje. “Majestic” ishte kinemaja më e vjetër dhe më e frekuentuar e qytetit. E themeluar qysh në vitet ’20, qe kthyer në vatrën më të rëndësishme kulturore duke paraqitur përpara publikut korçar…

Read More

Marredhenia mes ish-kryebashkiakut te Kukesit Safet Gjici dhe vajzes A.K. nuk ishte thjeshte nje çeshtje flirti, por preludi i nje afere biznesi… Tentativa per ta mbuluar te verteten edhe tre dite pas publikimit te videos tashme eshte e dukshme. Ne te vertete, nuk eshte vetem nje shkelje etike e zyrtarit me te larte lokal, te zgjedhur me votat e popullit, por nje afer e paster korrupsioni per te perfituar nga parate e taksapaguesve te varfer shqiptare. Biseda e ish-kryebashkiakut te Kukesit, Safet Gjici, me vajzen e prezantuar si Alma Tafa, perfaqesuese e nje kompanie per kastrimin dhe sterilizimin e qenve…

Read More

Rreth 500 familje në fshatin Belorta prej rreth 1 jave nuk kanë ujë të pijshëm. Reshjet e shiut që përfshinë juglindjen dëmtuan depon e ujit të këti fshati. Alternativa e vetme sipas banorëve është mbushja e ujit në burime apo edhe në familje të cilët kanë hapur puse. Banorët thonë se fshati e ka pasur problem mungesën e ujit por nga ana e institucioneve muk është zgjidhur asnjëherë. Fatkeqësia natyrore dëmtoi tubacionet e ujit duke shkaktuar dëme të shumta në ujësillësin e këtij fshati. Apeli i banorëve është zgjidhja e këtij problemi në mënyrë të menjëhershme.

Read More