Author: Kolibri 4
40 të vrarë, shumica nxënës shkollash është bilanci i një masakre në Ugandë, të kryer nga ekstremistët islamikë. Ngjarja ndodhi në një qytezë në perëndim të vendit, ku militantët ekstremistë sulmuan një konvikt nxënësish të shkollave të mesme. Shumica e tyre u dogjën të gjallë, ndërsa të tjerëve, ekstremistët u prenë kokat. Autoritetet ugandeze thanë se trupat do të identifikohen përmes testeve të ADN-së. Autorë të sulmit janë të ashtuquajturat, Forcat Aleate Demokratike, një grup rebelësh nga Uganda, por me qendër në Republikën Demokratike të Kongos. Grupi është i lidhur me organizatën terroriste Shteti Islamik. Ky grup vepron si në…
Përdoruesit e drogës në Shqipëri po shtohen dita-ditës, ndërsa varësia po i çon ata drejt shkatërrimit. Dëshmia e një të riu nga Korça për gazetarin Xhensil Shkëmbi, tregon realitetin e trishtë që prek të gjithë ata që futen në rrugën e gabuar. “Përdoruesit dhe shpërndarësit e drogës në qarkun e Korçës janë rritur në masë, marrë shkas kështu edhe nga njoftimet e përditshme të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, ku rasti i fundit ishte ai i ditës së djeshme, teksa dy të rinj u kapën në flagrancë me doza marijuane, kokainë dhe armatimesh të rënda. Euronews Albania ka intervistuar…
Çmimi i miellit për bukë nga importi në tregun vendas është ulur me 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ku për shkak të konfliktit në Ukrainë, çmimi i miellit arriti nivelin më të lartë në vlerën e 90 lekëve për kg. Rënia e çmimit të miellit ka reflektuar tendencën e rënies së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare, që ka nisur në fillim të këtij viti. Anëtarë të Shoqatës Përpunuese të Miellit pohuan se aktualisht po furnizohen me grurë nga Rusia dhe Ukraina, me çmim 310 deri në 320 USD për ton. Krahasuar me vjeshtën e vitit të…
Qeveria miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, i cili përfshin disa rregulla strikte për të gjitha kompanitë të cilat që do të përfshihen në këtë sektor. Përveç ngritjes së Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, projektligji parashikohen edhe kushtet e dhënies së licencës dhe lejeve për subjektet e interesuara. Komisioni i Licencave do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë…
Ditën e sotme, moderatorja Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.. Çifti dëshiron të ruajë privatësinë në maksimum, prandaj kanë ta edhe një kërkesë të rëndësishme për të ftuarit. Kërkesa është theksuar edhe në ftesën që kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale. “Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë. Çifti ka pajtuar edhe një skuadër sigurie për ta ruajtur gjithçka sa më private.
Marko Alia është portieri i ri i Skënderbeut. Ashtu siç ka paralajmëruar prej ditësh, 23-vjeçari i dalë nga akademia e Lacios ka firmosur zyrtarisht me klubin korçar një kontratë 3-vjeçare. I shoqëruar nga menaxheri i tij shqiptar, Serxhio Mezi, portieri takoi dje presidentin Ardjan Takaj dhe ra dakord për gjithçka, teksa për herë të parë do të luajë në Kategorinë Superiore. Burime zyrtare në klub bëjnë me dije se Alia nënshkroi kontratë 3-vjeçare dhe do të nisë stërvitjen me ekipin e ri më 3 korrik. Portieri ka qenë pjesë e Kombëtares U-21, ndërsa së fundmi ka luajtur në Serinë C…
Policia e Shtetit Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët amerikanë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nëpërmjet pasaportave të falsifikuara. Operaconi policor i koduar “PBF”, pas një hetimi proaktiv të zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” pranë ambasadës amerikane në Shqipëri, Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Zbulohet dhe goditet një rrjet i falsifikimit të pasaportave diplomatike, me qëllim…
Heroi i ndeshjes Shqipëri-Moldavi/Goli më i rëndësishëm i karrierës timeJasir Asani shënoi golin e parë në fitoren 2 me 0 ndaj Moldavisë, por gjithashtu i pari për të me kombëtaren kuqezi. Në një intevistë pas ndeshjes, Asani tha se ky është goli më i rëndësishëm i karrierës së tij deri më tani. “Është hera e dytë që po vij me kombëtaren. Gjithë çunat kanë dhënë maksimumin sot. Jam i lumtur edhe për golin dhe për ekipin që po arrin objektivat. Tani do fokusohemi për ndeshjen e radhës. Është goli më i rëndësishëm në karrierën time deri tani. Goli i parë…
Si fillim ndërtohet struktura prej hekuri, më pas sipër saj nga kulmi e deri në anë vendosen kallamë dhe kashtë dhe kështu ndërtohet një çadër plazhi. Këtë punë Artani nga Bilishti e bën çdo verë. Ai është çdo fillim sezoni bashkë me familjen zhvendoset në Vlorë ku prodhon në mënyrë artizanale çadra plazhi për pushuesit. Këtë zanat e ka mësuar nga xhaxhai për të cilin thotë së është mjeshtër në ndërtimin e çadrave të kashtës. Ka mbi 17 vite me këtë punë si trashëgimi familjare. Artani nuk qahet pasi të ardhurat prej këtij zanati i cilëson te mjaftueshme për të…
Shkrimtari Naum Prifti ka ndërruar jetë sot në moshën 91-vjeçare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jetonte prej vitesh. Prifti njihet si një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare që i rezistoi viteve të komunizmit dhe shkëlqeu si novelitst, tregimtar, dramaturg, skenarist e më gjerë. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë me dije lajmin. Njoftimi i plotë: Naum Prifti, shkrimtar, skenarist, eseist, dramaturg, një figurë e rëndësishme e letrave dhe kulturës shqiptare u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Prej vitesh ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për vite me radhë…

