Author: Kolibri 4
Ditën e sotme Niko Peleshi ka qenë në qytetin e Korçës, ku ka marrë pjesë në konstituimin e kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak të Korçës. Pas mbarimit të procedurës ai është pyetur në lidhje me situatën e tensionuar të Kosovës dhe Serbisë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Korça ka bërë me dije se Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë dy vende të brishta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duke qenë pjesë e NATO-s janë shumë më të sigurta. Zoti Peleshi edhe njëherë tjetër shikon si rrugën e vetme të zgjidhjes, mes Kosovës…
Sot është duke u konstituuar Këshilli Bashkiak Korçë, si dhe kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo. Ana Verushi, Kryetarja e Qarkut do të jetë Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Korçës. Burime pranë PS bëjnë me dije se Verushi është zgjedhur unanimisht në krye të këshillit bashkiak nga ana e strukturave te Partise Socialiste, subjekt qe ka edhe mazhornacen ne kete keshill. Ndërkohë mbledhja e këshillit bashkiak akoma nuk ka përfunduar.
Të gjithë kanë vendosur dorën mbi Kushtetutë duke u betuar se do t’i shërbejnë me dinjitet dhe përgjegjshmëri gjithë bashkisë së Korçës, qytetit dhe fshatrat përreth. Bdërkohë që kryetari aktual dhe ai që do të drejtojë dhe për 4 vite të tjera Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo, është shprehur se është përgjegjësi, është krenari dhe është detyra e tij për ta çuar Korçën turistike në hapa të tjerë të zhvillimit. Nga ana tjetër këshilltarët janë zotuar se do të jenë zëri qytetar e se do të përpiqen të jenë sa më pak partiak dhe sa më afër zërit dhe problemeve…
Erjon Nexhipi, profesori i njohur korçar i cili drejtoi për 4 vite këshillin bashkiak Korçë mesa nuk do të jetë më në të njëjtën karrige për mandatin e ardhshëm. Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se një tjetër emër do të zërë vendin e tij ndërkohë që Nexhipi ka qenë tejet aktiv, në një kohë kur opozita ka munguar në atë këshill bashkiak.
Në prag të çeljes së garës, Kryesia fton çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, “Nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim”. Një mesazh, Kryesia e Partisë Demokratike kishte edhe për ata që kanë bojkotuar, duke e vlerësuar si të papranueshëm qëndrimin bojkotues. Kryesia thotë se fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.…
Ky është Urim Elezi, i dënuar politik i cili vuajti më tepër se 3 dekada nëpër burgje të ndryshme të Shqipërisë. Mes dhimbjeve nga kujtimet, ai na rrëfen torturat e përjetuara për vite me radhë. “Dru, po ato që me kanë mbetur fiksim dhe i shoh natën ëndërr sot e kësaj dite; një dollap sa me zinte koka dhe koka në ujë. Thyerje gishtash”, rrëfen ai. Përveç faktit që kaloi të gjithë rininë në burgje, Urimi humbi dhe shikimin në birucat e izolimit. “Po bëj 40 vite, në 8 dhjetor të këtij viti mbush plot 40 vite, në orën 9.…
Dashi Situatat e punës mund të ecin jashtëzakonisht mirë, por mos u kapni duke menduar se gjërat do të ecin gjithmonë kaq mirë për ju. Ekziston një rrymë vështirësish që mund të dalin në sipërfaqe në çdo kohë. Qëndroni të vetëdijshëm. Demi Jeni të lumtur të lini të tjerët të bëjnë punën sot dhe kjo është diçka e mirë. Delegoni sa më shumë që të jetë e mundur te të tjerët. Ju jeni më mirë sot si dirigjent i grupit sesa si një nga lojtarët. Binjakët Sot mund të përballeni me disa kundërshtime. Mos mendoni për asnjë minutë se do…
Më 22 qershor të vitit 1913 lindi aktori korçar Dhimitër Trajçe. Pjesëmarrës në filmat më të njohur shqiptarë, si “Gjeneral Gramafoni”, “Mësonjëtorja”, “Përballimi”, “Në vinuk nga lufta” e dhjetra të tjerë, Trajçe ngelet një nga aktorët më të mëdhenj korçarë në historinë e kinematografisë shqiptare të vjetër. Në filmin ”I teti në bronz” i realizuar në vitin 1970.
Shqipëria vuan prej gati një dekade largimin masiv të bluzave të bardha jashtë vendit, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Qeveria shqiptare e injoroi fillimisht problemin, por gjatë vitit të fundit, kryeministri Edi Rama hodhi për konsultim publik një plan të ngjashëm me propozimin e rektoratit të Mjekësisë. Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk…
Është ndarë nga jeta mësuesi dhe studiuesi i njohur Vasil Samsuri. Gjithmonë do të kujtohet si Profesor Vaso! Ndonëse u lind dhe u rrit në Korçë, profesor Vaso punoi pa u lodhur dhe plot përkushtim në qytetin e Pogradecit, qytet, në të cilin, me shumë pasion do të fliste për letërsinë dhe shkrimtarët. Për kontributin dhe meritat e tij si mësues, Bashkia Pogradec e ka vlerësuar me Titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Në vitin 2022 u nderua nga Institucioni i Presidentit të Republikës me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Kolibri.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes korçare Samsuri.

